E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Turistët italianë zbulojnë anën tjetër të Shqipërisë: Mashtrim për çmimet, shantazh për çadrat 

Korrieri nga Korrieri
18.08.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Turistët italianë zbulojnë anën tjetër të Shqipërisë: Mashtrim për çmimet, shantazh për çadrat 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Kjo nuk është Ibiza”, – thotë me ironi një turist italian teksa largohet nga një nga klubet më të famshme të plazhit në Ksamil të Shqipërisë. Në telefon dëgjohet që po u tregon disa miqve për trajtimin (dhe mbi të gjitha çmimet) në ato plazhe që përkundrazi, duke i parë nga larg Italisë, dukeshin si parajsa e re: det i kristaltë, qetësi, pa kaos, fatura pa surpriza.

Megjithatë, entuziazmi që zgjati disa javë, në realitet duket tashmë i shfryrë. Dëshmitë e shumta online, por jo vetëm, të italianëve që kanë kaluar disa ditë në Shqipëri tregojnë në vend një skenar krejtësisht tjetër. Çadra të mbushura me njerëz, çmime shumë të larta, pagesa pothuajse vetëm me para në dorë (dhe në monedhën vendase lek shqiptar), zero parkim.

“Shantazhe” për çadrat

“Arritëm në Plazhin e Pulëbardhës pas një rruge të gjatë. Për më shumë se një kilometër rruga ishte e pashtruar. Dhe skenari që kemi përpara syve, duke e parë nga lart, në fakt na lë pa fjalë, sepse deti ishte i bukur” – thotë Flavia, një turiste që ndodhej në Shqipëri në 15 gusht.

“Megjithatë, kur mbërritëm në plazh, mbetëm pa fjalë. Ne kërkuam një çadër dhe dy shezlongë dhe na thanë që nëse do të hanim drekë në restorantin e plazhit, çmimi do të ishte 2500 lekë (rreth 25 euro) ndërsa pa drekë do të ishte 3000 lekë (30 euro). Si mund të ndryshojnë çmimet në bazë të kësaj zgjedhjeje?”. Ata që shpresonin të largoheshin nga kaosi i plazheve italiane janë zhgënjyer në Shqipëri.

“Çadrat e grumbulluara njëra mbi tjetrën. Mund të shihni se si përpiqen të shfrytëzojnë sa më shumë këto struktura në mes të natyrës. Në fund vendosëm të hanim drekë në restorant, duke paguar 5 euro më pak për çadrën dhe shezlongët. Por kaosi mbretëronte edhe në restorant. Kishim porositur edhe një peshk koce, por në fund u kërkuam të mos e sillnim sepse po prisnim aq shumë”.

Kafeja 4.50 euro dhe një çadër 200 euro

Çmimet e restoranteve në Shqipëri priren të jenë më të ulëta se në Itali, por vetëm nëse vendosni të vizitoni ato plazhe më pak në modë. Sepse në Sarandë dhe Ksamil, dy destinacionet e zgjedhura nga të gjithë për pushime në Shqipëri, tarifat janë të stilit Ibiza.

“Një kafe kushton 4.50 euro, një çadër e madhe për 3 persona kushton 50 euro, por të tjerat janë me çmime edhe më të larta dhe shkojnë deri në 200 euro. Shumë nga ato që thuhen për Shqipërinë në Itali janë të vërteta, të paktën këtu në Ksamil” – tregon ajo.

Turistët italianë zbulojnë anën tjetër të

Por edhe ata që nuk kanë miq apo të afërm që kanë shkuar për pushime në Shqipëri, mund të kontrollojnë komentet më të fundit.

“Të sponsorizuara ka gjithandej video të realizuara nga “influencers”, por realiteti është krejtësisht ndryshe” – shkruan një përdorues në rrjetet sociale. “Plazhe të vogla plot me çadra dhe shezllone. Kudo, zhavorr në vend të rërës që e sjellin me kamionë të posaçëm, ujë i turbullt, jet ski që ecin gjithë ditën majtas-djathtas me erën e shpifur të benzinës. Vrazhdësi. Ngasin keq makinat dhe ka gjithmonë trafik. Çmime të larta sikur të ishim në Miami, papastërti kudo dhe rrugë të këqija. Një makth” – thuhet në komente.

Krahasimi me Italinë

Por kjo nuk është e gjitha. “Trafiku i egër, edukata e futur në sirtar, pisllëku dhe qentë endacakë në nivele të pahijshme. Çmimet shumë më të larta se sa pritej. Në Ksamil kemi paguar një çadër dhe 2 shezlongë nga 25 € në 50 € në ditë. Nuk do të kthehemi më kurrë”, – thotë një tjetër italian në rrjetet sociale. Ata që kërkojnë plazhe dhe zona me më shumë jetë nate nuk janë kthyer të kënaqur.

“Flitet shumë për Italinë, ku çmimet shpesh janë të ekzagjeruara, por aty ka shërbim. Këtu janë në një fazë transformimi dhe për momentin vetëm kanë rritur çmimet pa përshtatur strukturat”, – thotë një turist.

Me pak fjalë, “sekreti” është që të marrësh informacione përpara se të largohesh për të shmangur surprizat e këqija. Nga ana tjetër, shumë italianë e nisën këtë vit të nxitur nga komentet që tregonin për çadrat dhe shezlonget për 10 euro dhe darkat e peshkut me 20 euro. Ato ekzistojnë në Shqipëri, por rrallë në zonat e njohura. Duke e parë nga perëndimi i diellit të Sarandës, Italia duket pak më afër (dhe më e bukur).

Burimi: “Il Messaggero”  

Para

SPAK nis hetimet, MB anulon një super tender armësh për policinë, kush janë “peshkaqenët” Emiljano Dusha dhe Petrit Kasapi

Pas

David Wisner vjen në Tiranë/ Kush është i Ngarkuari i ri me Punë i Ambasadës së SHBA 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.