E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

INVESTIGIMI/ Gjobë dhe 1.2 ton djath e gjalp të bllokuara te Lufra ! Të pathënat e aksionit të AKU . Kanceri si grip në Shqipëri, zbulohet kush i certifikon analizat… (II)

Korrieri nga Korrieri
22.09.2023
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider
A A
INVESTIGIMI/ Gjobë dhe 1.2 ton djath e gjalp të bllokuara te Lufra ! Të pathënat e aksionit të AKU . Kanceri si grip në Shqipëri, zbulohet kush i certifikon analizat… (II)
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjobë dhe 1.2 ton djath e gjalp të bllokuara te Lufra , të pathënat e aksionit të AKU . Kanceri si grip në Shqipëri, zbulohet kush i certifikon analizat…

GAZETA KORRIERI

Masakër shëndetësorë, korrupsion, ndryshim rezultatesh të analizave të produkteve të bulmetit dhe një “dosje sekrete” që mund të çojë në arrestime të bujshme në kokën e mafias së prodhimit të qumështit, djathit, kosit, etj., në vendin tonë, të cilët Zot të vetëm kanë vetëm paranë.

Gjithçka bëhet nën vëzhgimin dhe lejen e AKU-së, inspektorët e të cilës siç mëson Gazeta Korrieri janë të implikuar në afera të dyshimta me biznesmenë që kanë stabilimente të prodhimit dhe përpunimit të qumështit në vendin tonë.

Investigimi te LUFRA , 300 mijë shqiptarë marrin mesazhin! Malli mbetet stok, kompania nis reklamat me URGJENCË

Gazeta Korrieri vijon sot me pjesën e dytë të investigimit për tregun e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij pas raportimit mbi kompaninë Erzeni shpk., investigim që mori vëmendje të madhe dhe shpërndarje në mediat online të vendit. 

AKU doli më herët me një njoftim për mediat duke thënë se kishte kryer disa inspektime në qytete të ndryshme dhe se kishte marrë masa me gjobë ndaj stabilimenteve të ndryshme. 

INVESTIGIMI/ Gjobë dhe 1.2 ton djath e gjalp të bllokuara te Lufra ! Të pathënat e aksionit të AKU . Kanceri si grip në Shqipëri, zbulohet kush i certifikon analizat…

Kjo është një tjetër farsë e AKU pasi siç rezulton nga të dhënat që ka siguruar Gazeta Korrieri, pjesa më e madhe e produkteve të bllokuara me bujë janë zhbllokuar më pas dhe janë ngrënë tashmë nga konsumatorët.

Etiketa, si “gjobë për parkim”

Ka qenë një sjellje e përhershme e policëve rrugorë, të cilët pasi bindeshin që të të mos gjobisnin për shkeljen e rëndë që kishte kryer shoferi, të “mëshironin” me një gjobë 1 000 lekë “për parkim të gabuar”. 

Kjo ndodhte pasi shoferi kishte bindur policing përmes rryshfetit, fjalës së butë apo të njohurve të përbashkët. Kështu, gjoba minimale “për parkim të gabuar” u bë simboli i mëshirës së policëve ndaj shoferëve pavarësisht se mund të kishin kaluar me semafor të kuq apo parakalim me vijë të vazhduar.

Siç mëson Gazeta Korrieri, duket se e njëjta skemë po aplikohet edhe nga inspektorët e AKU-së, të cilët shkojnë me shumë bujë nëpër stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit duke bërë presion për gjoba të mëdha pasi kanë konstatuar shkelje që dëmtojnë rëndë shëndetin e konsumatorëve dhe më pas “zbuten” dhe vendosin bashkë me biznesmenin që ta mëshirojnë me një “gjobë për probleme me etiketën”,  e cila është zakonisht 100 000 lekë. 

Se si mund të mëshirohet një prodhues bulmeti që shkatërron shëndetin e qytetarëve me vaj palme, niseshte dhe lloj lloj esencash me një gjobë “për etiketë” këtë mund ta dijë vetëm AKU! 

Por, le te vijmë në rastin e radhës, siç është kompania “Lufra” shpk në Lushnje. 

Gjobë dhe 1.2 ton djath e gjalp të bllokuara te Lufra!

Gazeta Korrieri mësoi përmes burimeve të saj dhe inspektorëve të ndershëm të AKU-së se kompania “Lufra” ishte gjobitur me 500 000 lekë gjatë një inspektimi më 12 korrik 2013 si edhe i ishin bllokuar nga inspektorët 1 260 kg produkt si gjalp; djath i bardhe; djath kackavall.

Madje, vetë AKU doli në një njoftim të bujshëm në fund të gushtit duke theksuar se kishte bllokuara kuintalë të tëra me djath, gjalp dhe gjizë nga stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit duke mos dhënë më asnjë detaj se çfarë ndodhi me këtë sasi të madhe produkti të bllokuar duke u mjaftuar vetëm me bujën e operacionit dhe propagandën e jo me shëndetin e qytetarëve.

Siç mësoi më pas Gazeta Korrieri, pjesa dërrmuese e kësaj sasie të bllokuar gjalpi, djathi, gjize, etj., është hedhur në treg gjatë verës dhe është konsumuar tashmë nga qytetarët. 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me sasinë e madhe të gjalpit, djathit të bardhë dhe djathit kaçkavall që iu bllokua në korrik kompanisë “Lufra” shpk, siç bvëjnë me dije burimet e gazetës.

Në një prononcim për Gazeta Korrieri, kompania “Lufra” pranon gjobën dhe bllokimin e kësaj sasie produkti, por pretendon se e gjithë kjo nuk ka ndodhur për shkak të problemeve me cilësinë e produkteve të saj, por për shkak të disa mangësive me etiketat. Por TË DHËNAT TREGOJNË TË KUNDËRTËN dhe LUFRA është “falur” nga AKU

“Lufra” shpjegon për Gazeta Korrieri se bllokimi i 1 260 kg djath dhe gjalp ka ardhur pas vendimit të inspektorëve të AKU-së deri në daljen e analizave për të verifikuar nëse kanë në përbërje vaj palme apo niseshte.

AKU i bën analizat në Maqedoni, jo në ndonjë shtet të BE-së: Flet ekspertja për Gazeta Korrieri
Në dukje gjithçka është sipas rregullave. Por, situata fillon të çedojë duke nisur nga marrja e mostrave për analizë deri te analizimi i tyre, sepse siç kanë konstatuar edhe të tjerë më parë, “AKU-së i dalin përherë analizat në rregull”.

Në media ka patur vazhdimisht raportime për një skemë të mirëfilltë korrupsioni që konfirmon diferencën mes të dhënave të AKU-së dhe analizave të bëra nga laboratorët e pavarur.

Gazeta Korrieri mëson përmes burimeve në AKU se analizat bëhen në një laborator në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se thuhet rëndom “bëhen jashtë shtetit”.

Kemi arritur të mësojmë se analizat për mostrat e marra nga AKU në stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit bëhen në Laboratorin e Mjekësisë Veterinare në Universitetin “UKIM” të Shkupit. 

Burime bëjnë me dije se është firma e inxhinieres kimike me Zehra Hajrulai Musliu që lejon rifutjen në treg të tonëve me djath, gjalp, gjizë, etj., të bllokuara më herët nga inspektorët e AKU-së në magazinat e prodhuesve të tyre. Gazeta Korrieri ka parë disa fletë analizash me firmën e Zehra Hajrulai Musliu.

Gazeta e kontaktoi zonjën Zehra Hajrulai Musliu duke e pyetur nëse i garantonte publikisht konsumatorët e Shqipërisë se produktet që ajo analizonte prej prodhuesve shqiptarë të djathit, qumështit, gjizës, kosit, etj., ishin të sigurta për t’u ngrënë.

Zonja Zehra Hajrulai Musliu pranoi në një komunikim me Gazetën se ishte ajo që kryente analizat për të zbuluar vajin e palmës dhe niseshtenë në produktet e bllokuara nga AKU në stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit në Shqipëri.

Ajo shpjegon se fakulteti ku ajo punon e bën këtë pas një marrëveshjeje me AKU-në, ndërsa shton se laboratori i plotëson kushtet për të kryer analiza të tilla. 

Në këtë mënyrë, konfirmohet se çfarë ka shkruar më herët Korrieri se AKU nuk i bën analizat në ndonjë vend të BE-së siç ishte pretenduar më herët, por në Maqedoninë e Veriut.

Pikëpyetja më e madhe në gjithë këtë histori nuk janë vetëm vërtetësia e rezultatit të analizave, por edhe procesi i marrjes së mostrave teksa kemi një nivel korrupsioni kapilar dhe që shumë inspektime në këto fabrika deri më tani siç mëson Gazeta Korrieri janë “zgjidhur” me gjoba mininale, kurse produkti i bllokuar është hedhur në treg për t’u ngrënë prej popullatës. 

Në fakt, janë të dhënat statistikore të INSTAT ato që përforcojnë idenë se me shëndetin e shqiptarëve po luhet keqaz.

Vetëm në një vend si Shqipëria mund të ndodhë që ulja e numrit të krerëve të kafshëve të imta të përkthehet me rritje të sasisë së qumështit të prodhuar!

Ose delet e dhitë janë bërë lopë, ose esencat që e kthejnë qumështin pluhur në qumësht deleje apo dhie po përdoren masivisht në Shqipëri.

Kanceri si grip në Shqipëri 

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri krahas kancerit duke u bërë të dy vrasësit më të mëdhenj të shqiptarëve gjatë dekadave të fundit sipas të dhënave të INSTAT. 

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen prej problemeve të ndryshme, përfshi edhe ushqimin, ashtu si edhe kanceri. 

Kequshqyerja është kthyer në një problem të madh në Shqipëri për shkak të mungesës së kontrollit dhe nivelit të lartë të korrupsionit ku institucionet inspektuese më shunë shihen si një vend ku mund të bësh para se sa se si mund t’i shërbesh qytetarëve. 

INVESTIGIMI/ Skandal me higjenën te “ Ajka ” në Lushnje, gjobë e majme, BLLOKOHET 333 kg bulmet, AKU “fal” shkelësit (IV)

NË PUBLIKIMIN E RADHËS DO TË LEXONI: 

-Një gjobë 2 milionë lekë dhe kuintalë të tëra djath të bllokuara në Korçë, si po kërcënohet shëndeti i shqiptarëve. Çfarë fshihet pas inspektimeve që ndryshe janë në realitet dhe ndryshe në terren

-Një “bombë” 3 milionë në Lushnje dhe një “këshillë”: Rregullo pllakat…! 

-Cili është supermarket në Tiranë dhe fabrika e përpunimit të qumështit në qarkun Tiranë që janë paditur në Prokurori

-Përtej gjobës, çfarë thonë analizat e pavarura për 1.2 ton djath të bllokuar?

NDALOHET RIPRODHIMI PA CITUAR ME LINK SIPAS RREGULLAVE NË FUQI. ÇDO SHKELJE DO TË TRAJTOHET SIPAS PARASHIKIMEVE LIGJORE NË FUQI PËR TË DREJTËN E AUTORIT.

UPDATE: Zonja Zehra Hajrulai Musliu reagoi për gazetën pas publikimit të shkrimit dhe ne e kemi përfshirë reagimin e saj.

Etiketat: ajkaAKUdelta donierzeni shpkFeaksifshatceinvestigimiKlegenluframireliqumesht lufrashaka boboshtice
Para

Ish-drejtoresha e Rilindjes Algerta Fejzulla arrestohet në Spanjë për pastrim parash, 65 mln euro të “zbardhura”

Pas

Skandali i “Shqiponjave”/ Kolegët ikën me vrap dhe u fshehën kur Bozhanaj plagosi policin

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

27.09.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.