E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

A po tenton shteti të manipulojë skandalin me mbetjet toksike të KURUM ? Anija vërtitet në det, nuk zbatohet urdhri për sekuestro: Çfarë po luhet nga mafia e plehrave ?

Korrieri nga Korrieri
31.10.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Mbetjet TOKSIKE të ‘KURUM’, VOA: Firma “Sokolaj” i shkarkoi në një mjedis të hapur! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

A po tenton shteti të manipulojë skandalin me mbetjet toksike të KURUM ? Anija vërtitet në det, nuk zbatohet urdhri për sekuestro: Çfarë po luhet nga mafia e plehrave ?

Prej katër ditësh, është ende i pazbatuar, urdhëri i Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e kontejnerëve të cilët dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme të industrisë metalurgjike, prodhuar nga kompania Kurum në Elbasan.

Vetëm sot, pasi çështja u ngrit në parlament, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi se po merren masa që të gjendet “një hapësirë e përshtatshme”, ndërkohë që shumë prej institucioneve të ngarkuara për ekzekutimin e urdhërit të Prokurorisë, të kontaktar nga Faktoje.al, më së shumti kanë bërë të paditurin, ose kanë heshtur.

A po tenton shteti të manipulojë skandalin me mbetjet toksike të KURUM ? Anija vërtitet në det, nuk zbatohet urdhri për sekuestro: Çfarë po luhet nga mafia e plehrave ?

Anija turke Moliva, u shfaq pranë portit të Durrësit mëngjesin e së hënës. Në bordin e saj ndodhen 102 kontejnerët me mbetje të cilat ishin nisur nga porti i Durrësit në muajin korrik, me destinacion Tajlandën. Organizata jo qeveritare amerikane, “Bazel Action Netëork”, (BAN) dha alarmin në muajin gusht, duke hedhur dyshime se dërgesat janë pluhur nga Furrat e Arkës Elektrike (EAF) të mbledhur nga filtrat e kontrollit të ndotjes. Ky pluhur i furrës, i cili kërkon trajtim, është një mbetje e rrezikshme që zakonisht vjen nga riciklimi i çelikut të përdorur dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, të konsideruara të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

Pas zhurmës që shoqëroi denoncimin nga BAN-i, Tajlanda refuzoi shkarkimin e kontejnerëve në portet e saj, ndërsa kompania ndërkombëtare e transportit MAERSk, njoftoi se do e kthente pas ngarkesën. Mbi rastin nisi një hetim i dyfishtë, nga zyra e Bashkimit Europian kundër Mashtrimeve, OLAF me qendër në Bruksel, si dhe nga Prokuroria e Durrësit.

Urdhëri për sekuestrim

Një ditë përpara se anija Moliva t’i afrohej portit të Durrësit, të paktën 6 institucioneve; Kapitenerisë së Durrësit, Autoritetit portual Durrës, Degës së Doganës, dhe Drejtorisë vendore për Kufirin dhe Migracionin të Durrësit, Drejtorisë së Policisë po të këtij qyteti, si dhe Drejtorisë së hetimit doganor, u mbërriti një shkresë e firmosur nga Prokuroria e Durrësit, bashkëshoqëruar me vendimin për vënien nën sekuestër të kontejnerëve, të njejtët që në korrik ishin ekportuar nga firma shqiptare Sokolaj.

Shkresa që përmban numrat serial të kontejnerëve kërkonte që “gjatë ekzekutimit të vendimit të përshkruhen në mënyrë të detajuar karakteristike dhe numrat e kontejnerëve, si dhe të dhënat mbi kodin e sigurisë dhe gjendjen e plum ecilit kontejner, pa proceduar me hapjen e kontejnerëve”.

Shkresa e Prokurorisë, kërkonte gjithashtu që “të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vend të sigurtë si përsa I përket sigurisë mejdisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë”.

Nuk ka datë për zbatimin e sekuestrimit

Prej 4 ditësh, anija Moliva po qëndron jashtë portit në radë, dhe askush nuk ka marrë asnjë veprim për të sekuestruar kontejnerëve në zbatim të urdhërit të Prokurorisë. Heshtja e pashpjegueshme e autoriteteve u thye vetëm te enjten, pasi çështja u ngrit në mënyrë të përsëritur, nga deputetët e opozitës, Agron Shehaj, Enkelejd Alibeaj, dhe Flutura Açka, të cilët ngritën dyshime mbi movperimin e institucioneve duke vënë në dukje se refuzimi për të zbatuar një urdhër të prokurorisë përbën vepër penale.

Si ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla, ish ministër i Brendshëm në kohën kur mbetjet dolën nga porti I Durrësit, e po ashtu dhe ministri aktual, Ervin Hoxha, hodhën poshtë akuzat se po anashkalohet zbatimi i urdhërit të Prokurorisë. Madje, çuditërisht, ishte zoti Balla, që njoftoi, përpara zotit Hoxha, se “po punohet për t’u bërë gati vendi për të mos patur asnjë problematikë me rrjedhjet e të tjera”. 

Vetë ministri i Brendshëm, shpjegoi më pas se “në bashkëpunim me doganën, policinë e shtetit dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese po krijohet infrastruktura e përshtatshme e vendosjes konform ligjit të këtyre kontejnerëve në hapësirat publike që do të kontrollohen e monitorohen nga policia. Janë mbi 102 kontejnerë që kërkojnë infrastrukturë të përshtatshme dhe nuk janë kuti kartoni që mund t’i fshehim. Këto kontejnerë do të vendosen në një hapësirë që do të monitorohet nga policia. Urdhri I prokurorisë është totalisht ekzekutueshëm e po marrim masa në koordinim për ta bërë këtë urdhër të ekzekutueshëm”. 

Por ndërsa ministri foli për një veprimtari që po koordinohet dhe me institucione e tjera të ngarkuara nga Prokuroria për kryerjen e sekuestrimit, një pjesë e këtyre institucioneve, të kontaktuara nga Faktoje.al, ose nuk ishin në dijeni, ose zgjodhën të heshtin. 

“Ju informoj se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka regjistruar procedimin penal nr.1596/2024. Për sa më sipër për informacionin që kërkoni duhet t’i drejtoheni këtij Institucioni”, u përgjigj Dogana e Durrësit. 

Burime nga policia e Durrësit, shpjeguan se “jemi në pamundësi për të ndërmarrë ndonjë veprim”, ndërsa më herët, gjatë mëngjesit të së enjtes, mediat raportuan se porti i Durrësit i ishte dretuar Prokurorisë për ta njoftuar se nuk kishte mundësi të zinte një hapësirë të përshtatshme “pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie”, dhe se nuk mund të garantonte ruajtjen fizike me kamera 24 orë. 

Përfaqësuesi i BAN-it, Jim Puckett, tha për Faktoje.al, se shpreson që vonesa në sekuestrimin e kontejnerëve të jetë e lidhur vetëm me gjetjen e një vendi për vendosjen afatgjatë të kontejnerëve”. Megjithatë ai shtoi se “edhe unë jam i shqetësuar nëse ky vendim zgjat shumë ditë. Është absolutisht, ligjërisht e domosdoshme, që kontejnerët të rikthehen në tokën shqiptare sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ruhen të sigurta e të mbuluara ndaj shiut dhe erës”. /faktoje.al

mbetjet toksike kurum

*titulli është i redaksisë

Etiketat: hasmet kurumkurummbetjet toksikeSPAK
Para

‘Erdha, por jo për atë që mendon ti’/ Ish-drejtuesi i OSHEE, Adrian Çela 2 orë e 40 minuta në SPAK 

Pas

“I dashuri po e godiste”, zbulohen detaje të reja nga vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.