E diel, 6 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Aksidentet me autobus , Veliaj fsheh oligarkun Nadir Causholli : Rrugëtimi nga qelia në burg për mashtrim te transporti publik në Tiranë

Korrieri nga Korrieri
30.03.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Aksidentet me autobus , Veliaj fsheh oligarkun Nadir Causholli : Rrugëtimi nga qelia në burg për mashtrim te transporti publik në Tiranë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Aksidentet me autobus , Veliaj fsheh skandalozin Nadir Causholli : Rrugëtimi nga qelia në burg për mashtrim te transporti publik në Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj mbajti një fjalim të gjatë sot para pronarëve të autobusëve urbanë të Tiranës dhe disa të huajve në kuadër të projektit për të ndërtuar tre linja të shpejta autobusi në kryeqytet.

Fjala e Veliajt zgjati mbi 50 minuta por në 20 minuta të saj ai u ndaj vetëm te aksidentet e frikshme që kanë ndodhur me autobusët urbanë në Tiranë gjatë muajve të fundit, ku pjesa dërrmuese i përkasin pikërisht autobusëve të një njeriu të dënuar me burg nga gjykata për vjedhje të fondeve publike, siç është Nadir Çausholli. Bëhet fjalë për kompaninë “Green Line”, e cila është në pronësi të CFO Pharma, ku Çausholli është pronar.

I nxiu faqen me aksident et e frikshme në Tirane , Veliaj zhduk nga takimi Nadir Causholli n e Green Line : Rrugëtimi nga burgu te transporti publik dhe kërcenimi ndaj kryeqytetasve
I nxiu faqen me aksident et e frikshme në Tirane , Veliaj zhduk nga takimi Nadir Causholli n e Green Line : Rrugëtimi nga burgu te transporti publik dhe kërcenimi ndaj kryeqytetasve

Me sa u pa nga videoja Veliaj ishte kujdesur që ta zhdukte Çaushollin e aksidenteve të bujshme nga salla për shkak të namit të keq që ai ka me transportin urban në Tiranë duke i paraqitur gjermanëve të GIZ që do të zhvillojnë projektin, fytyra të tjera. Në fakt, fytyra e vërtetë e transportit urban në Tiranë është pikërisht Nadir Çausholli dhe autobusët e tij të shkatërruar që po rrezikojnë jetë çdo ditë.

Nadir Causholli ne rreth te kuq me Veliaj pak jave para aksidentit te frikshem kur autobusi i tij hodhi qytetaret ne Lane
Nadir Causholli ne rreth te kuq me Veliaj pak jave para aksidentit te frikshem kur autobusi i tij hodhi qytetaret ne Lane

Më parë Veliaj nuk e ndante famozin Causholli nga vetja në aktivitete të ngjashme, por duket se oligarku i paracetamolëve e ka mbushur kupën.

Aksidentet me autobus , Veliaj fsheh oligarkun Nadir Causholli : Rrugëtimi nga qelia në burg për mashtrim te transporti publik në Tiranë

Si duket edhe nga buja e madhe që kanë bërë këto aksidente, Veliaj sulmoi edhe JOQ si edhe faqen Lolita për denoncimet që kanë bërë.

Nadir Causholli pas hekurave kur u arrestua per mashtrim me ilacet e rimbursushme
Nadir Causholli pas hekurave kur u arrestua per mashtrim me ilacet e rimbursushme

“Green Line”, autobusë jashtë standardit?

Autobusët e linjës “Green Line”, pjesë e qarkullimit urban të Tiranës, janë përfshirë në disa aksidente të frikshme, pak kohë pasi hynë në funksionim, duke bërë që shumë të pyesin nëse janë brenda standardeve të nevojshme.

Aksidenti i pazakontë i prillit të vitit të kaluar, kur autobusi “Green Line” i linjës së “Unazës” u përplas me një makinë dhe përfundoi në lumin e Lanës, do të ishte shenja e parë që diçka nuk shkon, sa i përket funksionimit të tyre, kjo edhe për faktin se shoferi do të deklaronte në atë kohë se autobusi kishte marrë superxhiro jashtë kontrollit të tij. Megjithatë shoferi i procedua në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Por disa dite me pare, autobusi i të njëjtës firmë u përfshi në një aksident të frikshëm duke marrë para dhjetra makina në një nga zonat më të populluara të Tiranës, te “ura e Bllokut”.

Nga pamjet e para filmike, duket se autobusi nuk ka arritur të frenojë, megjithëse mbetet e paqartë nëse shkak për mosfrenimin është bërë gabimi njerëzor apo degradimi i sistemit të frenimit.

Siç edhe deklaroi një zyrtar i policisë, nuk përjashtohet asnjë mundësi. Autobusët që sillen si fjalë e fundit e teknologjisë, në fakt rezultojnë shpesh të konsumuar nga përdorimi jashtë shtetit. Megjithatë edhe në rastin kur mund të jenë të rinj, këto mjete kanë nevojë për kontrolle sistematike pasi punojnë për 16 orë pa ndërprerje, çka çon në konsumin më të shpeshtë të pjesëve. -Korrieri

Etiketat: aksidentautobusautobuseerion veliajnadir causholli
Para

Notere Anila Haxhiu dhe burri rrahin grupin e xhirimit të STOP në Fier : Gjithçka ndodhi

Pas

Brenda ditës rreth 5 mijë euro dhurata për Luizin: Nga unaza me diamant tek IPhone, sa kushton imazhi i këngëtarit

Nga Kategoria

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti jep përgjigjen e papritur 
Aktualitet

Alimehmeti vazhdon të besojë se Berisha do ta zgjedhë kandidat për Tiranën

05.09.2026
10.3k
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata
Aktualitet

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata

05.09.2026
10.3k
Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku
Aktualitet

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku

05.09.2026
10.3k
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari

05.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Harta e re e çmimeve të referencës së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

31.08.2026
10.4k
30-vjeçari rus vret tre të rinj në një poligon qitjeje në Mal të Zi, policia u kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

30-vjeçari rus vret tre të rinj në një poligon qitjeje në Mal të Zi, policia u kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

01.09.2026
10.4k
EMRI/ Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve

EMRI/ Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve

03.09.2026
10.4k
Bashkia e Tropojës si çiflig privat i Rexhë Byberit: Skualifikon ofertat më të mira, shkel vendimet e KPP dhe Gjykatës për t’i dhënë 859 mijë euro të tjera kompanisë së kushëririt

Bashkia e Tropojës si çiflig privat i Rexhë Byberit: Skualifikon ofertat më të mira, shkel vendimet e KPP dhe Gjykatës për t’i dhënë 859 mijë euro të tjera kompanisë së kushëririt

01.09.2026
10.4k
Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

03.09.2026
10.3k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k
“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

31.08.2026
10.4k
I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

29.08.2026
10.4k
Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

29.08.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.2k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.