E premte, 11 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tabletat ekstazi me logo ‘Louis Vuitton’, Vocaj jep detajet: Droga transportohej me autobusët e linjës Prishtinë-Tiranë

Korrieri nga Korrieri
15.08.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Tabletat ekstazi me logo ‘Louis Vuitton’, Vocaj jep detajet: Droga transportohej me autobusët e linjës Prishtinë-Tiranë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kreu i Drejtorisë së Policisë Tiranë Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat ka dhënë detajet e operacionit “Punisher” që vuri në pranga 5 persona.

Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Vocaj tha se janë sekuestruar nga policia 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5 kg dhe me vlerë tregu rreth 400 mijë euro që vinin nga Kosova nëpërmjet linjës së autobusëve të pasagjerëve Prishtinë-Tiranë.

Dozat e lëndës narkotike ekstazi dhe tabletat ishin me logon e markës ‘Louis Vuitton’. Autorët e shpërndanin drogën nëpër plazhet e vendit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F962207891706365%2F&show_text=false&width=560&t=0

Deklarata e plotë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimin me sukses pas një hetimi disamujor të operacionit policor të koduar “PUNISHER 2”. Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e operacionit të koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u godit një grup që trafikonte nga Kosova në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike ekstazi MDMA. Në janar të këtij viti, është finalizuar operacioni policor i koduar “PUNISHER”, në kuadër të cilit u godit një grup shpërndarësish të drogave sintetike, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, si dhe u sekuestruan 1007 tableta ekstazi MDMA.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të veprimeve të thelluara në drejtim të hetimit të furnitorëve për grupin e arrestuar në janar, kanë rënë në gjurmët e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike, nga Kosova në Shqipëri. Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi që përbëhej nga 5 persona.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci. Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së drogave të lehta dhe të forta. Dëshiroj të falenderoj publikisht drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë z. Arenc Çela dhe prokurorin e çështjes z. Ndini Tavani, për drejtimin me profesionalizëm dhe vendosmëri të këtij hetimi. Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në qarkun e Tiranës së fundmi edhe në territorin e Bashkisë Krujës po vijojnë me përkushtim luftën e pandërprerë kundër çdo paligjshmërie dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me strukturat policore me qëllim,  krijimin e një ambienti akoma edhe më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët, e mbi të gjitha për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Para

Tentuan t’i grabisin me forcë “G-Class”-in, kush është noterja e njohur në Tiranë (FOTO-VIDEO)

Pas

Denoncimi i Shehajt, si qeveria i dha Kastratit 300 milionë euro me zgjatimin e koncesionit të Rinasit 

Nga Kategoria

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

11.09.2026
10.3k
Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%
Aktualitet

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

11.09.2026
10.3k
Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK
Aktualitet

Ministri që i qan hallin buxhetit për pagat e gjyqtarëve, por firmos heshtjen për inceneratorët që nuk djegin dhe tenderat e AKSHI-t që po heton SPAK

11.09.2026
10.3k
Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!
Aktualitet

Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!

11.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpejtësia e lartë, aksident me vde kje në aksin Levan-Tepelenë

Shpejtësia e lartë, aksident me vde kje në aksin Levan-Tepelenë

07.09.2026
10.4k
Shëndetësia në Shqipëri, vetëm 40% e nivelit të BE-së: Shqiptarët paguajnë nga xhepi gati gjysmën e shpenzimeve

Shëndetësia në Shqipëri, vetëm 40% e nivelit të BE-së: Shqiptarët paguajnë nga xhepi gati gjysmën e shpenzimeve

07.09.2026
10.3k
Spahiu u emërua ministre e Shëndetësisë, ish-ministrja e Arsimit do t’i zërë karrigen në Kuvend

Spahiu u emërua ministre e Shëndetësisë, ish-ministrja e Arsimit do t’i zërë karrigen në Kuvend

08.09.2026
10.4k
Aksident me vdekje në Lezhë

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit, muajin Gusht!

07.09.2026
10.4k
Rama jep lajmin: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

Rama jep lajmin: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

10.09.2026
10.4k
EMRI/ Të shtënat me armë në Shkodër, del fotoja e 24-vjeçarit që mbeti i vrarë, i ati u plagos!

EMRI/ Të shtënat me armë në Shkodër, del fotoja e 24-vjeçarit që mbeti i vrarë, i ati u plagos!

08.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
E rëndë në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit

E rëndë në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit

05.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.