E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Numri dy i Wagner, badigardi, veterani i Afrikës, stjuardesa: Kush janë viktimat e tjera në avionin e Prigozhin

Korrieri nga Korrieri
24.08.2023
në Aktualitet, Botë, Slider
A A
Numri dy i Wagner, badigardi, veterani i Afrikës, stjuardesa: Kush janë viktimat e tjera në avionin e Prigozhin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Autoriteti i aviacionit civil në Rusi listoi emrat e 10 viktimave në aksidentin me avion që ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të Moskës.

Në bord raportohet se ishin: Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner, si dhe 6 eksponentë të rëndësishëm të ushtrisë private të udhëhequr prej tij, përfshirë dhe krahun e djathtë Dmitry Utkin, bashkëthemelues i Wagner.

Pjesëtarët e tjerë të mercenarëve që humbën jetën ishin: Sergej Propustin, Yevgeny Makaryan, Alexander Totmin, Valeriy Chekalov dhe Nikolai Matuseev.

Të gjithë ishin personazhe kycce të “Shtabit madhor” të Wagner. Krahas tyre ndërruan jetë dhe piloti Aleksei Levshin, Rustam Karimov, bashkë-pilot dhe stjuardesa Kristina Raspopova.

Numri dy i Wagner, Dmitry Utkin

Utkin lindi më 11 qershor 1970 në Asbest, një fshat në Sverdlovsk Oblast të Bashkimit Sovjetik. Nëna e tij ishte një inxhiniere e cila u divorcua nga babai i Utkinit kur ai ishte shumë i ri. Ai cilësohej 

nga shokët e klasës si shumë studioz, por arrogant. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Smoline, Utkin u transferua në Leningrad (tani Shën Petersburg), ku hyri në Shkollën e Komandës së Lartë të Kombinuar të Armëve S. M. Kirov dhe më vonë iu bashkua Forcave Speciale GRU. Në vitet 1990, ai u martua me Elena Shcherbinina, me të cilën pati 3 fëmijë. Ata u divorcuan në fillim të viteve 2000. Në vitin 2015, Shcherbinina e raportoi Utkin si të zhdukur në një program televiziv.

Sipas disa shkrimeve në media, Utkin është një admirues i Gjermanisë naziste dhe ka tatuazhe të shumta naziste, duke përfshirë shenjat e Schutzstaffel (SS). Utkin gjithashtu thuhet se e quajti veten Wagner sipas kompozitorit gjerman Richard Wagner, sepse vepra e tij admirohej shumë nga Adolf Hitleri dhe u përvetësua nga nazistët. Anëtarët e Grupit Wagner kanë thënë se Utkin është një Rodnover, një besimtar në besimin vendas sllav. Utkin nuk ka bërë asnjë dalje publike që nga viti 2016.

Në qershor 2017, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër Utkin si kreu i Wagner Group. Në dhjetor 2021, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi masa kufizuese kundër Utkin dhe të tjerëve të lidhur me Grupin Wagner. Utkin u akuzua se ishte “përgjegjës për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga grupi, të cilat përfshijnë torturat dhe ekzekutimet dhe vrasjet jashtëgjyqësore, të përmbledhura ose arbitrare.

Valery Chekalov, aksioner dhe krahu i majtë

Chekalov ishte zëvendës i Prigozhin në Wagner dhe thuhet se ishte përgjegjës për shërbimin e sigurisë së grupit.

Ai u vu në shënjestër të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar pasi “ka vepruar për ose në emër të Prigozhin” dhe ka lehtësuar “dërgimin e municioneve në Federatën Ruse”.

Chekalov ishte aksionari i kompanisë Evropolis e cila  kishte arritur marrëveshje fitimprurëse të naftës me qeverinë siriane. Kompania gjithashtu prokuroi armë dhe pajisje për Wagner.

Truproja Yevgeny Makaryan

Makaryan, ishte një luftëtar i Wagner, dhe nga disa burime ruse supozohet se ishte truproja e Prigozhin.

Kanali i njohur rus Telegram BRIEF raportoi se ai u bashkua me Wagner në mars 2016, duke marrë nofkën “Makar”.

Totmin, Propustin, Matuseev: Truproja dhe luftëtarë

Alexander Totmin ishte një luftëtar në Wagner, i cili gjithashtu supozohej të ishte një nga truprojat e Prigozhin. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në misionin e Wagner në Sudan.

Sergej Propustin, 44 vjeç, ishte një luftëtar Wagner që shërbeu si një granatahedhës zbulimi. BRIEF raportoi se ai iu bashkua Wagner në mars 2015, duke marrë nofkën “Kedr”.

Nikolai Matuseev nuk është përfshirë në listën zyrtare të Wagner. Megjithatë, BRIEF raportoi se një burrë me të njëjtin emër iu bashkua Wagner në janar 2017, duke iu bashkuar njësisë të njohur si Makaryan që veproi në Siri.

Fati i trishtë i ekuipazhit

Në fund ekuipazhi: Komandanti Aleksei Levshin, 51 vjeç, bashkëpiloti i tij Rustam Karimov, 29 vjeç dhe stjuardesa Kristina Raspopova, 39 vjeç. Ndryshe nga pasagjerët e tjerë, viktima të punës.

Para

EMRI-DETAJE / Goditet “sindikata kriminale” në Australi, arrestohet shqiptari me 5 “shtëpi bari” dhe 1 ton kanabis (VIDEO)

Pas

Tragjedi, e pickoi grerëza, humb jetën 9-vjeçari

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit
Botë

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.