E diel, 6 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Investigim

SKANDALET e Air Albania së falimentuar ! Misteret e avionëve, si “avulloi” Migjeni, të pathënat e drejtor Sinanit (II)

Korrieri nga Korrieri
09.09.2023
në Investigim, Slider
A A
SKANDALET e Air Albania së falimentuar ! Misteret e avionëve, si “avulloi” Migjeni, të pathënat e drejtor Sinanit (II)
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SKANDALET e Air Albania së falimentuar! Misteret e avionëve, si “avulloi” Migjeni, të pathënat e drejtor Sinanit (II)

Air Albania është “de facto” një kompani e falimetuar tashmë, fakt i cili nuk është pranuar vetëm “de jure” nga shteti shqiptar, biznesmeni Sinan Idrizi dhe turqit e THY.

Sherr në Air Albanian e falimentuar pas nxjerrjes së sekretit, drejtor Sinani heq (ashtu kujton) postimet inkriminuese nga Facebook

Më herët, Gazeta Korrieri raportoi duke iu referuar burimeve se kompania nuk ka dorëzuar bilancin (detyrim ligjor për çdo vit) pranë QKB që prej vitit 2019 ndërkohë që prej një kohe të gjatë tashmë është duke ezauruar edhe kapitalin e investitorëve.

Avioni Boeing 737-800 që dikur quhej “Migjeni”. SKANDALET e Air Albania së falimentuar! Misteret e avionëve, si “avulloi” Migjeni, të pathënat e drejtor Sinanit (II)

Tashmë Air Albania është duke fluturuar me paratë e aksionrëve pasi të ardhurat nga biletat nuk mbulojnë kostot në asnjë mënyrë, ndërsa keqplanifikimi nga top-managementi dhe përdorimi i kompanisë dhe të ardhurave të saj për qëllime harbimesh të shefave e skllavërim të stafit mbështetës dhe jo investimesh janë guri mbi varrin e kësaj kompanie që reklamohet si krenaria e shqiptarëve. 

INVESTIGIMI/ Air Albania e falimentuar , kompania pa bilanc po ha dhe paratë tona: Turqit me drejtor Sinanin bëjnë “pallë ariu” me rroga faraonike (I)

Problemi me Air Albania nis me CEO-n turk nga Anadolli Sinan Dilek, i cili si shitës biletash avionic dikur, e njeh aviacionin ndoshta më pak se shkruesi i këtyre radhëve. 

Drejtori turk i Air Albania Sinan Dilek. Zbulohen Skandalet a Air Albania së falimentuar

Burime bëjnë me dije se drejtori i Air Albania e ka nisur karrierën e tij duke shitur bileta avioni në një agjenci turistike në Stamboll. 

https://gazetakorieri.com/index.php/2023/09/13/skandal-pritni-kokat-pa-ardhur-agimi-drejtori-i-air-albania-sinan-dilek-ben-thirrje-te-rrezikshme-ne-facebook-foto/

Duket se kjo e dhënë në CV dhe referenca nga qarqet e errëta islamike të Stambollit kanë qenë mjaftueshëm që fillimisht ai të emërohej drejtor i Turkish Airlines në një shtet tjetër para se të vinte në Shqipëri. 

Krahas kësaj, burime bëjnë me dije se drejtor Sinani ka punuar edhe në njërin prej pazareve të Stambollit ku ka mësuar edhe marifetet për të hedhur “tuç” kompani si Air Albania duke djegur edhe paratë e shqiptarëve aty. Nuk ka të dhëna nëse drejtor Sinani ka qenë shitës tezge apo ka patur ndonië rol tjetër në dyqanin ku thuhet se ka punuar. 

Flota e vjetër

Në një intervistë të dhënë për mediat drejtor Sinani thotë se do të zgjerojë flotën e avionëve të Air Albania në verën e vitit 2022 dhe gjatë 2023, por kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por flotës së Air Albanias i kanë hequr pa asnjë njoftim “Migjenin”, një avion Boeing 737 dhe i kanë sjellë një avion më të vjetër Airbus.

Gazeta Korrieri mëson se avioni Boeing 737 800 me kod identifikimi TC-JZG është prodhuar në vitin 2016 dhe konsiderohet ri, por ndejti në inventarin e Air Albainas vetëm pak muaj dhe më pas kaloi sërish nën logon e Turkisht Air Lines duke u zëvendësuar nga një avion Airbus A320 me moshë 15 vjeçare me kod identifikimi AZ-ZSM. 

Për më tepër, ky avion që përdor tani Air Albania i quajtur “Fishta” si zëvendësues i “Migjenit” është përdorur gjatë nga një kompani low cost indiane.

Kompanitë indiane nuk kanë ndonjë historik të mirë me mirëmbajtjen e avionëve dhe çështjet e sigurisë ne ajër. 

Air Albania ka gjithsej tre avionë në flotën e saj dhe avioni tjetër është një Airbus A320 me moshë 12 vjeçare si edhe një Airbus A319 me moshë më të madhe se 16 vjeç. 

Të tre avionët kanë një moshë mesatare më të madhe se 14 vjeçare.

Për koherencë, konkurrentët e Air Albania në Tiranë kanë avionë shumë më të rinj në moshë dhe një moshë mesatare më të re të të gjithë flotës.

Duhet theksuar se të kesh një flotë me avionë 15-16 vjeçare nuk është ndonjë problem i madh, por kushti themelor është se kompania duhet të tregohet shumë rigoroze në mirëmbajtje.

Lufthansa për shembull ka në flotë edhe avionë të prodhuar në vitin 1996, por kushdo mund të krahasojë vetë rigorizitetin e gjermanëve dhe nivelin e korrupsionit dhe neglizhencës së turqve ku bëhet mirëmbajtja e avionëve të Air Albania.

Ku është “Migjeni”?

Avioni i dikurshëm i Air Albania, një Boeing 737 800, i njohur “Migjeni” që krenoheshim dikur, tani fluturon sërish nën flamurin dhe logon e Turkish Airlines. Në momentin që po shkruheshin këto radhë, ish-“Migjeni” po kryente një fluturim nga qyteti veri i Turqisë Trabzon. 

Përveç moshës së re, avionët Boeing 737-800 konsiderohen si avionët më të sigurt në botë pasi kanë një incidencë shumë të ulët të aksidenteve ajrore krahasuar me të tjerët.

Edhe Airbus A320 që ka tani në përdorim Air Albania konsiderohen avionë të sigurt, por problemi mbetet pikërisht mirëmbajtja kur bëhet fjalë për situatat kanë shumë vite që fluturojnë, siç është rasti i tre avionëve të Air Albanias. 

Gazeta Korrieri do të vijojë në serinë e III të investigimit për Air Albania duke zbuluar të pathënat e top-menaxhmentit të Air Albanias që çoi kompaninë drejt falimentit, referuar edhe denoncimeve nga stafi i brendshëm. Po ashtu, në vijim do të mësoni detaje se si drejtori i Air Albania Sinan Dilek bën thirrje në Facebook për prerje kokash, qasje të cilat nuk kanë të bëjnë me vendin tonë e aq më pak me Europën, por me vende si Siria e Afganistani. /Gazeta Korrieri

VIJON..

Etiketat: Air albaniafalimentuarsinan dilekSPAK
Para

Kreu manovra të rrezikshme në rrugë dhe postoi video në rrjetet sociale, e pëson i riu në Bulqizë

Pas

“Nëse rrëfehet Leksi i Druve…”, gazetarja: Të dhënat e “SKY” mund të hedhin dritë mbi zhdukjen e Ervis Martinajt 

Nga Kategoria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari

05.09.2026
10.3k
Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari

05.09.2026
10.3k
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Aktualitet

Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj

05.09.2026
10.3k
Konflikti mes armë mes dy biznesmenëve, zbardhen emrat e 10 të kërkuarve, mes tyre dy ushtarakë
Aktualitet

Konflikti mes armë mes dy biznesmenëve, zbardhen emrat e 10 të kërkuarve, mes tyre dy ushtarakë

05.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EMRI/ Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve

EMRI/ Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve

03.09.2026
10.4k
Ogerta Manastirliu rinis fushatën për Bashkinë e Tiranës, çfarë do bëjë Erion Braçe tani?

Ogerta Manastirliu rinis fushatën për Bashkinë e Tiranës, çfarë do bëjë Erion Braçe tani?

31.08.2026
10.4k
Këshilltarët bashkiakë të PS firmosën shkarkimin, Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë 

Anuela Ristani jep dorëheqjen si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, pas heqjes së kompetencave nga Veliaj

01.09.2026
10.4k
Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë

03.09.2026
10.4k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k
Dokumentari belg: Shqiptarët kontrollojnë zinxhirin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë!

Dokumentari belg: Shqiptarët kontrollojnë zinxhirin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë!

31.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k
“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

31.08.2026
10.4k
I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

29.08.2026
10.4k
Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

29.08.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.2k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.