E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“I fikur” totalisht dhe pa gjak në fytyrë, Ilir Meta thirret në SPAK për CEZ-DIA

Korrieri nga Korrieri
08.11.2023
në Aktualitet, Slider
A A
“I fikur” totalisht dhe pa gjak në fytyrë, Ilir Meta thirret në SPAK për CEZ-DIA
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK. Ish-presidenti ka mbërritur paraditen e sotme në SPAK, për aferën CEZ-DIA. 

I zbehtë dhe i prerë në fytyrë, teksa hyn në Prokurorinë e Posaçme, Meta deklaroi se është thjesht një telenovelë.

Kreu i PL tha se çështja është rihapur nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar për dhunë në familje dhe për shpifje.

Zoti Meta për çfarë jeni thirrur sot në SPAK, keni dijeni?

Ilir Meta: Po për telenovelën që s’dija. Meqënëse jeni lajmëruar herët dhe po kështu po përballoni dhe reshjet e shiut.

Keni sjellë prova ose dokumente?

Ilir Meta: Më fal, është një telenovelë e cila është e gjykuar nja dy herë, e cila është rihapur për rastin konkret në Dhjetor të vitit 2019 nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar dy herë nga gjykatat për shpifje dhe është dënuar dhe për dhunë në familje. Faleminderit!

https://youtube.com/watch?v=ltG7982oD1M%3Fsi%3Dz_9nCDa39_KtB5qK

Më 22 Shkurt të këtij viti, Meta ka dhënë rreth 3 orë dëshmi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen CEZ-DIA.

Hetimet e SPAK lidhen me privatizimin e kompanisë dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve.

Afera CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara.

Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave t? CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve. Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.

Para

Afrikanët drejt Shqipërisë, Amnesty International kundër: Pasoja janë shkatërruese

Pas

Meta dy orë në SPAK për “CEZ-DIA”-n: Po ma bën Rama, por unë nuk kam firmosur kurrë!

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë
Show Bizz

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.