E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Raporti tronditës: Kush po e ndot ajrin në Tiranë

Korrieri nga Korrieri
13.11.2023
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Raporti tronditës: Kush po e ndot ajrin në Tiranë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ajri i ndotur vazhdon që të jetë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve. Po cili është burimi kryesor i kësaj ndotje dhe çfarë po bën qeveria për të uljen nivelin e ndotjes? Korrieri publikon raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka bërë në disa institucione për të zbuluar ndikimin e mjeteve të transportit rrugor në cilësinë e ajrit.

Periudha objekt auditimi ka qenë 2019-2022. Institucionet subjekt i këtij auditimi kanë qenë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Nga auditimi ka rezultuar se masat e marra nga institucionet përgjegjëse nuk kanë qenë plotësisht të mjaftueshme për të përmirësuar sektorin e transportit rrugor dhe për rrjedhojë cilësinë e ajrit. Angazhimet e institucioneve përgjegjëse, sipas auditit duhet të orientohen drejt rinovimit të flotës së mjeteve rrugore.

Më konkretisht ka rezultuar se flota e mjeteve të transportit rrugor nuk ka pësuar ndryshime pozitive në drejtim të uljes së moshës mesatare të mjeteve rrugore si dhe të përdorimit të karburanteve me ndikim të ulët në cilësinë e ajrit.

Qeveria, thotë KLSH,nuk ka transpozuar një sërë direktivash të BE-së të rëndësishme për nxitjen dhe përdorimin e mjeteve me karburant alternativ. Gjithashtu në dokumentet e saj strategjike të miratuara, ajo nuk ka specifikuar objektiva, aktivitete dhe targete të matshme e të arritshme. Ndaj dhe vlerësimi për arritjen apo jo të masave ajo ka parashikuar mbetet subjektiv dhe i pa mundur, vijon më tej raporti.

Gjithashtu sipas KLSH-së, mungesa e iniciativave të përbashkëta midis Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka sjellë mos përthithjen e fondeve të tilla dhe për rrjedhojë mos mbështetjen financiare të objektivave dhe masave të parashikuara në dokumentet politike respektive. KLSH kërkon përmirësimin e situatës sa i përket rinovimit të flotës së mjeteve rrugore, përmirësimin e sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit për të ofruar të dhëna sa më të sakta.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk kanë monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e Planit Kombëtar të Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit. Në këtë program buxhetor nuk ka asnjë shpenzim të dedikuar për ndikimin e transportit rrugor në cilësinë e ajrit pavarësisht faktit se ndërtimi i rrugëve të reja me standarde bashkëkohore ka një kontribut në përfitim të cilësisë së ajrit. 

Evidentohet nivel i ulët i realizimit të shpenzimeve për mirëmbajtjen e stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit. Rreth 70% e totalit të mjeteve rrugore përbëhet nga mjete me naftë. Mosha mesatare e flotës së mjeteve rrugore për vitin 2022 është 18 vjet. Për 3 vitet e fundit (2020-2022) vërejmë rritje të moshës mesatare me të paktën 1 vit krahasuar me vitet e mëparshme” thotë raporti.

Para

Nis me re dhe mbyllet me furtunë! Si do të jetë java? Lexoni motin para se të dilni

Pas

Pritë dhe plumba mes policisë dhe trafikantëve! 6 të vdekur

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.