E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Grupi druhej mos u vidhej droga: Janë 10 mln euro, po na marrin kutinë

Korrieri nga Korrieri
23.11.2023
në Aktualitet, Fokus
A A
Grupi druhej mos u vidhej droga: Janë 10 mln euro, po na marrin kutinë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Grupi, pjesë e të cilit ishte edhe Eralbi Breçani, djali i ish-kryepolicit Erzen Breçanit, ishin në frikë se mos lënda narkotike që siguronin nga Amerika e Jugut, u vidhej. Në dosje biseda për këtë çështje rezulton të jetë zhvilluar më datë 6 dhjetor të vitit 2020. Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 10 kg kokainë me vlerë 10 milion euro.

Pjesë nga dosja:

10.1.3.8. Më datë 06.12.2020, duke filluar nga ora 06:38 deri ne orën 21:20 zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër #D*#*P#:214, ndërmjet përdoruesit të HFNERI i identifikuar si Ismail Zeneli, perdoruesit të S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit të V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe përdoruesit të *D*P* (Ergys Dashi). Ata kanë diskutuar rreth nxjerrjes së lëndës narkotike, ku dyshohet së është një sasi prej 10 kg dhe vlera është 10 milion euro. Përdoruesit komunikojnë me njëri-tjetrin, pasi shtetasi Ismail Zeneli, personi përgjegjës për nxjerrjen, ka problematika lidhur me personat që do nxjerrin lëndën, pasi ata janë tërhequr dhe në chat grup ka nisur debati rreth kësaj situate, ata shkëmbejnë mesazhet:

HFNERI- Mjesi quna si jeni a jeni mire? Tani pak a shumë e dini situatën se si asht bo ktu per punen që ma kaloi (D*P*). Unë t’ju them të drejtën në fillim doja t’ja bëja si nder (D*P*) pastaj u tërhoqa se ky grupi im nuk e bënin dot ke MSC…..pyeta një përfaqësues të një grupit tjetër dhe më thanë kemi mundësi me e bo diskutova tek perqindja dhe ramë ne dakord …problemi ësht këtu se e kanë kërkuar edhe ca te tjerë këtë punë dhe e kanë marre vesh të gjithë. Tani unë numrin e kutisë qe ma ka kaluar pika s’ia kam kaluar njeriut të gjalle se e di se këto pune janë me shumë probleme dhe nuk due që t’na ndodhë asnji dëm fizik apo ekonomik. Më kryesorja për ne janë dëmet fizike (njerëzit). Atij grupit këtu që më e morën përsipër ju ka hy frika se mos dëmtohen ngaqë ju ka ardh si punë edhe nga anë tjetër. Unë ju thashë i zoti i punës dhe i mallit ka ardh ktu mthujni se kush esht ineresuar tjeter kush. Por nuk me than, mthan ne tërhiqna. Nuk dona probleme me thanë. Unë po të pres këtu (D**P) dhe po flasim nga afër.

V6FGL7–Hello dajlok si je mirë. Daja ato të shikojn si është më mirë për to se dhe me prish punë s’dum. Kur të vijë pika fol nga afër dhe bëjmë punë vetë pa marrë vesh njeri me çanta.

D**P- Si kalut. Daje pse jan terheq ato? Nga puna?

S7DEGI- Po po me u prish është…. po kur po mbarojnë.

HFNERI– Kalojmë pak neë temë pune (D**P). Këta janë ka friksohen per gjo tjetër….

D*P*- O daje. Po atë e di shteti atë pun ajo del te manifest me të kuqe…

HFNERI- I kanq shrujt edhe nji tjetqr nga Madriti…

D*P*- Po shumë mir. Thuj atyre t’na i sjellin ne tavolin kto që i kanë shkrujt…

HFNERI- I kan pyet e boni dot…

D*P*- Mbase ato s’dun me e bo me ne se dije me shpi ai që e ka shkrujt jo se kanë frikë.

HFNERI- Une ju thashë 13 shoku.

D*P*- O daj. Si quhen në sky këto që i kanë shkrujt. Se po na cmenin. Kush janë këto njerëz që shkruajnë….

D*P*- Ato po dun me vjedh kutinë edhe këto nuk tregojnë si quhen…

HFNERI- I kam vetëm unë te dhomat…

D*P*- O daj edhe pak arrin kutia. Janë justifikime ato që thojn ato…

HFNERI- Ju kam thanë të tjerët jan ka flasin kot.

D*P*- Mbasi ai tjetri i thot të jap 50% se ai gratis e ka normal edhe këtyre i intereson me e bo me ato na rrejn ne kot. Dajë po më merakos ky muhabet. Se e morën përsipër punën këto i thashë e kemi mbyll si deal me kte grup…

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti.

Para

Nga Kulla te ish-Ekspozita te hidrocentralet, SPAK kërkesë për sekuestrimin e pasurive marramendëse të krushqisë Mata-Breçani 

Pas

“Mund të bëni gabime të rënda…”, parashikimi i yjeve për ju

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.