E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha: Mbajeni mend, për dy vjet jemi në pushtet

Korrieri nga Korrieri
01.02.2024
në Aktualitet
A A
Basha: Mbajeni mend, për dy vjet jemi në pushtet
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në rrjetin social Instagram. Basha iu përgjigj pyetjeve për ofertën e PD-së sa i përket arsimit dhe reformës së thellë që kërkon ky sektor, për zgjedhjet e 2025 dhe votën e emigrantëve. Në bisedën e tij me ndjekësit nuk munguan as pyetjet për Kosovën dhe të ardhmen e Partisë Demokratike.

Sa i përket arsimit dhe reformës që sipas tij kërkon ky sektor, Basha u shpreh se arsimi sot është në nivel të mjerueshëm. Kjo sipas tij nuk mund të frenojë ambiciet që shqiptarët të kenë mundësi t’ju japin fëmijëve të tyre arsimin më të mirë në Ballkanin Perëndimor.

“E vështirë ta përmbledhësh me pak fjalë. Arsimi sot është në nivel të mjerueshëm, këtë e tregojnë edhe vlerësimet e Pisa-s. Por kjo nuk mund të na frenojë në ambiciet që kemi. Dhe ambicja është shqiptarët të kenë mundësi t’ju japin fëmijëve të tyre arsimin më të mirë në Ballkanin Perëndimor. Për këtë duhet të investojmë tek mësuesit, tek infrastruktura shkollore dhe universitare dhe duhet të bëjmë të mundur që çdo familje shqiptare pavarësisht prej të ardhurave të kenë mundësi t’ju japë fëmijëve të tyre arsimin universitar. Jo thjesht një diplomë, por një profesion për të nesërmen që t’ju garantojë paga dinjitoze, të ardhura të mjaftueshme për një jetë të mirë për ta dhe familjet e tyre. Shumë shpejt ky program do të shpaloset në detaje, do të kemi mundësi ta debatojmë së bashku”,- u shpreh ai.

Basha ka folur dhe për ofertën e PD në zgjedhjet e vitit 2025, pasi një nga ndjekësit e pyet se si do të mund të fitojë votat kur nuk ka qenë aktiv.

“Me një program të mirë, që po përgatitet nga ekspertët më cilësor të Shqipërisë dhe me ndihmë ndërkombëtare, me një ekip të përbër me zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja me reputacion në shoqëri që gëzojnë besimin tuaj. Kjo do të jetë oferta jonë, është në dorën tuaj të zgjidhni ofertën më të mirë. Partia Demokratike do të jetë kjo ofertë në zgjedhjet e ardhshme. Me një kulturë të re politike që do të bashkojë të gjithë energjitë pozitive të shoqërisë, do të bëjë të mundur ndryshimin që duam të gjithë. Sa i takon çështjes së aktivitetit, unë jam në një aktivitet të përditshëm. Por ka një keqkuptim, sikur të qenit në televizion është baraz me aktivitet. Jo! Në fakt kur je gjithë kohën në televizion, nuk ke kohë të angazhohesh me njerëzit. Me njerëzit, për njerëzit, kjo është oferta jonë, ju do të jeni gjyqtarët me votën tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare,”-u përgjigj Basha.

Lulzim Basha, duke iu përgjigjur pyetjeve në Instagram, ka folur për votën e emigrantëve, ku ripërsëriti se kanë dorëzuar në Parlament propozimin sesi mund të mundësohet.

“Përshëndetje dhe respektet e mia. Aktualisht Partia Demokratike ka dorëzuar në parlament propozimin se si të mundësohet votat për emigrantët. Së pari Shqipëria një zonë. Së dyti, votimi dhe numërimi elektronik dhe shtrirja e kësaj infrastrukture në të gjitha vendet ku banojnë shqiptarët, do të mundësojë që të hiqet çdo pengesë reale apo artificiale që ju ka penguar të votoni aty ku jetoni. Ky është qendrimi ynë, ky është përkushtimi ynë. Natyrisht që ndryshimi kërkon që të gjitha forcat politike të bashkohen dhe të ndryshojnë kodin zgjedhor. Partia Demokratike është në ballë të kësaj beteje për votën e emigrantëve, për emigrantët që aktualisht përfaqësojnë gjysmën e Shqipërisë jashtë kufijve të Shqipërisë”,- tha Basha.

Një prej qytetarëve e pyeti se: Ku e sheh Partinë Demokratike pas dy vitesh?  Basha iu përgjigj duke i thënë se PD do të jetë në pushtet, me një kulturë të re politike, me vizion dhe energji të reja, duke lënë pas kështu të shkuarën.

“Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim. Me një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane për të gjithë. Sa i takon çështjes së aktivitetit, unë jam në një aktivitet të përditshëm. Por ka një keqkuptim, sikur të qenit në televizion është baraz me aktivitet. Jo! Në fakt kur je gjithë kohën në televizion, nuk ke kohë të angazhohesh me njerëzit. Me njerëzit, për njerëzit, kjo është oferta jonë, ju do të jeni gjyqtarët me votën tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare,”-u shpreh Basha.

Ndër të tjera Lulzim Basha, gjatë komunikimit të tij me ndjekësit ka apeluar për palët politike në Shqipëri që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendamentin në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën.

“Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Dua t’u them dhe këtë, ndryshimi ka filluar që tani. Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra, gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të mbivendoset mbi interesat kombëtare. As interesat politike, aq më pak personale”, ka theksuar Basha.

Para

Adriatik Lapaj një “dështak”? E braktis dhe Florian Binaj

Pas

Broja mes “katër rrugëve” me valixhe në duar, ku do të shkojë?

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.