E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Gjeji lekët ku të duash ose do të zhduk”/ Zbardhet dëshmia e mjekut që kërcënohej nga Altin Çoku: I kam dhënë 4 mijë euro

Korrieri nga Korrieri
15.02.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Altin Çoku tentoi të djegë një fëmijë”, vetëvrasja e 27-vjeçares, gazetarja zbulon detaje shokuese: I kërkoi të fshinte foton, u justifikua se…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Të tjera dëshmi zbardhen nga dosja e Prokurorisë në ngarkim të Altin Çokut, i cili është arrestuar si i dyshuar për “shkaktim të vetëvrasjes”, por ka një të shkuar kriminale.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Çoku, i cili u arrestua pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.

Çoku ishte pacient i  G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit, ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore.

“Doktor…..jam në hall…fola me shefin e policisë dhe me tha më jep 2000 euro t’i mbyll letrat. Tani gjej ku të dush 1000 euro deri nesër ose kam me vra kush të më dali para. Pastaj veten dhe ty të humb gjithçka ke un nesër marr lekët shtëpisë. I du për 1 or okej mos të kemi fjalë”, thuhet në përgjim.

Në deklarimet tij mjeku sqaron se Çokut i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë eurosh, i detyruar për shkak të kërcënimeve, madje pretendonte se kishte vajzën sëmurë. Doktori ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nëse nuk do i jepte paratë, por në fund të deklaratës kërkon që Altini të mos ndiqej penalisht.

“Në muajin qershor të vitit 2014, shtetasi i quajtur Altin Çoku, më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se i duheshin lekë, për të mjekuar gocën e tij, si dhe për ti dhënë avokatit për një çështje që kishte. Të njëjtën gjë, përveçse direkt, ma ka kërkuar edhe nëpërmjet mesazheve për të cilat i kam dhënë përpara jush, ku më kërkonte vazhdimisht lekë.

Unë këtij shtetasi i kam dhënë disa herë lekë në shuma të ndryshme, pasi isha i kërcënuar dhe i frikësuar prej shtetasit Altin Çoku dhe për shkak të sëmundjes së tij mendore. Unë i kam dhënë disa herë shuma parash në euro. Njëherë i kam dhënë rreth 1000 euro, se më thoshte se kishte vajzën sëmurë dhe donte ta operonte, njëherë tjetër i kam dhënë se më thoshte do të të fus në burg, pasi unë isha marrë me vlerësimin e tij mjekësor të gjendjes mendore.

-Shuma që unë i kam dhënë këtij shtetasi është rreth 4000 euro, që i kam dhënë në kohë të ndryshme. Këto ja kam dhënë nën presionin dhe kërcënimin e tij të vazhdueshëm që më bënte direkt mua, dhe nëpërmjet telefonit me biseda dhe mesazhe. Më thoshte dhe se do të zhduk dhe do të hedh shtëpinë në erë.

-…Unë kam vënë në dijeni babain e Altinit, i cili më ka thënë se nuk kam çfarë t’i bëjë, por shko dhe denoncoje në polici. Në dijeni janë edhe drejtori i spitalit Llesh Ndoci dhe drejtori aktual Gazmir Dervishi.

-…Nuk i mbaj mend data, por unë kam për të thënë se unë i kam dhënë shumën e lekëve që më ka kërkuar dhe shuma e përgjithshme ka qenë rreth 4 mijë euro. …Vetëm unë dhe Altini jemi në dijeni për lekët që i kam dhënë. Unë në familjen time nuk tregoja për këtë problem pasi nuk doja të shqetësoheshin.

-…Unë nuk i kam marrë asnjëherë para Altin Çokut, vetëm i kam dhënë atij. Nuk kam ndërhyrë asnjëherë tek askush për ta operuar. Nuk i kam lëshuar asnjë deklaratë shtetasit Altin Çoku se i kam marrë para. …Nuk kam pas shqetësime dhe kërcënime të tjera nga ana e tij. Pasi kam bërë kallëzimin shtetasi Altin Çoku, ka lëshuar një deklaratë se unë nuk i kam asnjë lloj borxhi dhe se nuk do të më sjellë më shqetësime të tjera. …Ndodhur në këto kushte, unë kam deklaruar se nuk dua që shtetasi Altin Çoku, të ndiqet për atë që unë kam bërë kallëzim pasi ne jemi sqaruar me njëri tjetrin”, thuhet në dosje.

Para

Katet pa leje, oligarku Pëllumb Salillari bën kurban vëllanë. S’do bëjë burg për shkak të moshës

Pas

Blinken sot në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.