E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Valter Bami na preu në besë”, babai i Gentian Bejtjas: Tritolin në makinë ia vendosi Durim Bami

Korrieri nga Korrieri
19.03.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Valter Bami na preu në besë”, babai i Gentian Bejtjas: Tritolin në makinë ia vendosi Durim Bami
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gani Bejtja, babai i Gentian Bejtjas që u ekzekutua më 15 Mars 2024 në oborrin e shtëpisë së tij, thotë se me Valter Bamin djali i tij nuk ka pasur probleme.

Valter Bami ka qenë një nga të shoqëruarit e policisë kur në Korrik 2023 u vra kunati i Gentian Bejtjas në atentatin që ishte planifikuar për këtë të fundit.

Por i ati i Gentian Bejtjas, thotë në një intervistë për emisionin Uniko në Klan Plus se me Valter Bamin djali i tij nuk ka patur konflikt. Sipas tij, Valter Bami preu në besë shokun e tij Enver Stafuka. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej vitit 2015 kur u rrëmbye. Në momentin e rrëmbimit, Stafuka ka qenë në tavolinë me Gentian Bejtjan dhe Valter Bamin.

Çfarë konflikti ka pasur me Valter Bamin?

Gani Bejtja: Asnjë konflikt. Asnjë konflikt me Valter Bamin, u prish se na preu në besë, e ka prerë në besë shokun e vet Enver Stafukën. Kanë qenë në tavolinë, edhe kanë dashur t’ja lënë që e ka prerë Genti.

Kështu kanë dashur ta lënë?

Gani Bejtja: Po, t’ja linin Gentit tim.

Dhe që nga ai moment nuk kanë folur?

Gani Bejtja: Nuk kanë shkuar më me të.

Kanë pasur konflikte më me njëri-tjetrin pas kësaj ngjarje?

Gani Bejtja: Jo.

Me Durim Bamin?

Gani Bejtja: Jo, jo.

A është e vërtetë që një ditë apo disa ditë pas rrëmbimit të Enver Stafukës kanë tentuar të rrëmbejnë dhe djalin tuaj?

Gani Bejtja: Jo, jo.

***

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në 2016, babai zbulon ngjarjen: Tritolin në makinë ia vendosi Durim Bami

Katër atentate ndaj Gentian Bejtjas në harkun kohor të 8 viteve. I fundit më 25 Mars 2024, kur dhe e vranë në oborrin e shtëpisë së tij.

43-vjeçari nga Fushë-Kruja kërkohej me çdo kusht që të vritej. Mister mbeten shkaqet dhe autorët.

Babai i Gentian Bejtja, Gani Bejtja ka zbuluar edhe ngjarjen e vitit 2016, kur në makinën Volkswagen Tuareg të Gentianit shpërtheu lëndë eksplozive.

Vetë Gentian Bejtja shpëtoi duke mbetur i plagosur lehtë. Ndërsa 2 persona u arrestuan në atë kohë.

Sipas babait të Gentian Bejtjas, tritoli në makinë ishte vendosur me porosi të Durim Bamit. Këtë, familjes Bejtja, ua kishte pohuar vetë Valter Bami, vëllai i Durim Bamit.

U mësua se për cilin motiv e kishin bërë në 2016?

Gani Bejtja: Ata e kanë pranuar, e ka bërë Durim Bami. Na ka çuar njerëz. Ka ardhur vetë Valter Bami ka thënë..ka folur për vëllai e vetë. I ka thënë për Durimin. I ka thënë na ka prerë në besë.

Kush ju ka prerë në besë?

Gani Bejtja: Ja ka bërë ky vetë, Durimi ia ka bërë atentatin. Ka çuar këta, i ka paguar. Tani ka çuar njerëz Valteri ku ka dalë nga burgu. Kishte çuar njërin këtu, çfarë do që të bëj be, si të duash ti se unë s’kam hak e hile. I ka thënë Genti nuk kam dyshim tek ti, nuk kam asnjë gjë më ty. As kam folur, as të kam raportuar. Nuk e kemi raportuar.

Pra ju ka çuar fjalë që nuk ka lidhje te atentati i fundit?

Gani Bejtja: Po.

Para

Takimi “sqarues” mes Gentian Bejtjas dhe Vis Martinajt: A kishte lidhje me atentatin ndaj Brilant Martinaj?

Pas

Paralajmërimi në median amerikane: Putini dëshiron të nisë një luftë në Ballkan, sytë te Kosova

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.4k
Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.