E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Harta e 7 vilave të Mulletit/ Hija e “Edit të Saukut” në investimin tek fondi pyjor, lejen e kërkuan pas tërmetit

Korrieri nga Korrieri
02.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Harta e 7 vilave të Mulletit/ Hija e “Edit të Saukut” në investimin tek fondi pyjor, lejen e kërkuan pas tërmetit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Secret garden” nuk është më një kopësht sekret! Të paktën për institucionet ligjzbatuese. Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës konfiskoi 7 vila të ndërtuara pa leje në zonën e Mulletit në Tiranë, duke zbuluar edhe pronarin e tyre. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Oranews” se pas tyre qëndron emri i një personazhi të njohur të botës së krimit, i cili ka investuar në ndërtimin e pronave që tashmë janë vendosur në sekuestro preventive. 
“Bëhet fjalë për Eduard alias Edison Dushkun, që në Tiranë njihet si “Edi i Saukut”, i sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës, dyshohet se qëndron si pronari në hije i këtij investimi në periferinë e Tiranës,”-shkruan gazetari.

Harta e 7 vilave të Mulletit/ Hija e “Edit të Saukut”

Lidhja mes Eduard/Edison Dushkut dhe pronave u bë përmes bashkëshortes së tij, Dorinës, e cila ishte në mesin e të pandehurve të Prokurorisë së Tiranës.

“Arkitektët Armand Prelezi dhe Klevis Bregu, së bashku me: Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Mehmet Durishti, Tefta Visha, Dorina Dushku, Arblin Harizi dhe Gani Moka; kishin përdorur dokumenta të rreme për t’i pajisur me leje ndërtimi, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Në zonen e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë,”-shkruhej në njoftimin e Prokurorisë. 

HARTA

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “BoldNeës” aplikimi për ndërtimet është bërë në emër të Manush Teqjas me prentendimin se godina e tij në Petrelë ishte dëmtuar në nivelin DS5 dhe duhej rindërtuar. Me procedurat e aplikimiet është marrë arkitekti Armand Prelezi. Kërkesa u miratua dhe kështu nisi puna për atë që duhet të ishte rindërtimi i një godinë dhe jo ngritja e 7 vilave 2-katëshe. 

Të dhënat e pasqyruara në relacione nga arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu, tregojnë vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet e bëra pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ndryshe nga sa është deklaruar, pronat janë ngitur pranë pyllit, në kundërshtim me ligjin.  Pra grupi ka tjetërsuar fondin pyjor të bashkisë së Tiranës dhe ka ndërtuar pa leje. Por tani, Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimit të saj, ka marrë një shkresë nga Instituti i Ndërtimit në qershor 2023, në të cilën thuhet se nuk rezulton të ketë kryer asnjë inspektim në prona apo në emër të Manush Teqjas. Duke qenë se në një rast dokumenti del i falsifikuar, Prokuroria kërkoi informacione edhe për Arblin Harizin, Abaz Teqjan dhe Florian Zelën, që gjithashtu kanë pasur leje për rindërtim. Të gjithë në të njëjtën zonë. Edhe në rastin e tyre nuk ka pasur asnjë inspektim. 

Por ndërtimet ishin bërë dhe dy arkitekët  Armand Prelezi dhe Klevis Bregu kishin ndryshuar koordinatët e ndërtimit dhe volumin e vilave në kate dhe sipërfaqe.

Ndërkohë që ishte marrë leja për rindërtim, nga ana tjetër Gani Moka, administrator dhe ortak i i kompanisë “Certi VV South Balkans”, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14 prill 2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, atje ku në fakt janë ngritur 7 vilat. 4 vite më vonë, në fillim të janarit 2023, kur godinat e reja thuajse kishin përfunduar, në Komisariatin nr.1 bëhet denoncimi i parë për “Secret Residence”. Më pas, u listuan edhe disa kallazime të tjera, që përfunduan në duart e tre prokurorëve të ndryshëm: Arenc Çela, Erjon Imeraj dhe Ndini Tavani. Me gjetjet e hetimeve, tani dosja është bashkuar në një të vetme.

Por kush është Eduard Dushku?

48-vjeçari ka një “karrierë” të pasur kriminale. Herën e fundit që u vendos në pranga ishte viti 2018, pasi supozohej të mos dilte nga shtëpia pasi ishte lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Por urdhërin e dhënë e shkeli, e madje doli me një pistoletë “TT”, bashkë me një krehër me 8 fishekë. Para 2018 ishte arrestuar më 5 shtator 2017, pasi u provua se ai ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Gjatë vitit 2014 dhe 2015, ai doli se ishte autori për vendosje eksplozivi në një lokal dhe djegien e një makine. Ndërsa më herët ishte arrestuar si i përfshirë në një vrasje të ndodhur me 22 gusht të vitit 2011, në afërsi të zonës së Sanatoriumit, por për ngjarjen bëri vetëm 2 vite burg.

Si ndodhi vrasja?

Më 22 gusht të vitit 2011, ai qëlloi për vdekje një 49-vjeçar, Abdulla Vrapin, i cili mori 5 plumba duke i shpëtuar jetën të birit, Albertit. E gjitha nisi me një gërvishtje makinash, ngjarje që u agravua në një përleshje fikzike gjatë së cilës u përdorën shkopinj bejsbolli dhe zinxhirë, në fund, edhe arma e zjarit që i mori jetën 42-vjeçrit. Për ngjarjen, fillimisht u arrestua Indrit Tresa, kushëriri i Eduart Dushkut, por ishte djali i viktimës, i cili gjatë dëshmisë së tij tha se autori i vërtetë i ngjarjes ishte Dushku.

“Ata ishin gjashtë veta, mesa mbaj mend. Por armën nuk e ka shkrepur Indriti, sepse po e shihja shumë mirë se çfarë kishte në dorë. Armën e shkrepi kushëriri i tij. Pastaj ia mori Indriti nga dora dhe u larguan, në kohën kur ne po i flisnim babait,”-deklaronte asokohe djali i viktimës.

Policia identifikoi e shpalli në kërkim edhe Eduart Dushkun, i cili u arrestua 7 muaj më pas. Por vuajti vetëm 2 vite pas hekurave të burgut. 

Eduart Dushku njihet si pronar i një prej linjave të autobusëve urban që lidhin Tiranën me Lagjen e “Collakëve”, pranë Farkës.

Para

Olsi Rama padit Bardhin: Ose unë në burg, ose ai të ndiqet penalisht! Demokrati: Je në hall!

Pas

“Hera e tretë që më sulmohet biznesi”, i vunë lëndë plasëse në mobilerinë e tij në Durrës, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

23.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.