E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Përse Ilir Meta është i shqetësuar nga ish kryeprokurori Arben Rakipi?!

Korrieri nga Korrieri
17.04.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Përse Ilir Meta është i shqetësuar nga ish kryeprokurori Arben Rakipi?!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ilir Meta sulmoi ashpër SPAK-un dhe Altin Dumanin në konferencën e djeshme për shtyp.

Por një detaj nga fjala e e tij duket se u la në hije. Ilir Meta përmendi termin “mentor” të Dumanit për juristin dhe ish-kryeprokurorin Arben Rakipi.

U shpreh Meta: “Gjithë këtyre kushërinjve të Nuredinit, të bëhen gati në qoftë se e dinë kaq të thjeshtë punën e Partisë së Lirisë dhe të Ilir Metës, të pyesin edhe mentorët e tyre sesi e kanë parë veten shumë shpejt nga pozitat e të fortit dhe të arrogantit në atë të të squllurit dhe të përbuzurit, por edhe të shtrydhurit nga ana politike. Ilir Meta ka integritet tjetër. E ka shkarkuar Arben Rakipin mbasi ka dhënë dorëheqjen si kryeministër për shkak të përfshirjes së tij të hapur në politikë. E duhet ta kisha shkarkuar Arben Rakipin e duhet t’i kisha shkarkuar të gjithë këta vagabonda, të cilët duan të bëjnë parti politike pa u votuar. Kur të ketë dëshirë kushëriri i Nuredinit, t’i marrë të gjithë këta pentitot, laraskat.”


Cili është shkaku që ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit identifikon si thelbin e problemit të tij Arben Rakipin.

Është thuajse një sekret i hapur që Altin Dumani dhe Arben Rakipi kanë një njohje dhe miqësi të vjetër.

Madje Dumani, kur u intervistua për rekrutimin në SPAK, e pranoi hapur para anëtarëve të KLP-së se vetëm me mbështetjen e ish-kryeprokurorit Rakipi, ai mundi të disiplinonte Prokurorinë e Tropojës në vitin 2000.

Shprehet Dumani: “Pas një pune më pak se një vit në Prokurorinë e Rrethit Sarandë, ku m’u desh që të hetoj çështje të rëndësishme për kohën, pasi Saranda atë vit kishte problematikë, sidomos vrasjet, ku kam realizuar disa hetime të suksesshme, jam emëruar si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë në janar të vitit 2000, në një kohë shumë të vështirë. M’u desh që ta ringre atë prokurori nga fillimi, pasi ishte pothuajse inekzistente. Dhe falë mbështetjes së Prokurorit të Përgjithshëm të kohës u bë e mundur që ta ringremë atë prokurori dhe ta rivëmë në punë.”


Ilir Meta e di këtë fabul thuajse publike, por obsesioni i tij dhe ndoshta frika e tij ndaj Arben Rakipit lidhet me dy elementë që nuk është se ndikojnë drejtpërdrejt Dumanin.

Elementi i parë ka të bëjë me stekën profesionale dhe sidomos karakterin jo të zakontë të Arben Rakipit.

Arben Rakipi profesionalisht është një shkencëtar i jurisprudencës. Por ai është i blinduar edhe me një karakter të paparashikueshëm.

Në dallim nga pjesa dërrmuese e e juristëve që Meta i ka parë si shërbëtorë dhe kamarierë, Arben Rakipi nuk është përulur kurrë, para asnjë politikani.

Edhe në ditët e tij më të këqija pas shkarkimit si Kryeprokuror, ai përballoi, ashtu i vetëm nënçmimin dhe ndonjëherë edhe diskriminimin publik nga “krokodilët” që dikur i kishte hetuar.

Rakipi për vite me radhë u mbyll në guvën e tij. Ai nuk i shtriu dorën askujt, tregues elementar po edhe shumë i qartë se ky njeri nuk bën mbrapa.

Elementi i dytë lidhet me kredon dhe reputacionin e Arben Rakipit te strukturat, kryesisht amerikane që mbikëqyrin reformën në drejtësi.

Ekspertët e OPDAT-it apo zyrës ekzekutive në Ambasadën e SHBA-së e etiketojnë Rakipin me nofkën “tough guy”.

Steka e arsyetimit dhe profesionale e Rakipit ka qenë përcaktuese në shumë prej nismave që institucionet ndërkombëtare kanë ndërmarrë në fushën e ligjeve.

Aben Rakipi patjetër që duhet të ketë një ndikim edhe te Altin Dumani, por ky nuk është një ndikim konjuktural, por një ndikim i autoritetit të tij moral dhe i stekës së tij profesionale.

Kjo e bën shumë herë më “të rrezikshëm” sesa po të kishte një ndikim alla-shqiptarçe tarafi dhe interesash të ngushta.

Pikërisht duke njohur  këto elementë dhe këto karakteristika të pazakonta të karakterit dhe takatit të Arbën Rakipit, Ilir Meta mesa duket ka arsye të ndjehet i shqetësuar dhe kjo është ndoshta arsyeja që ai e përmend si trurin e operacionit hetimor ndaj tij, pasi Ilir Meta informacionin e ka, ai e di se kjo kategori nuk të bën kollaj për burrë. /Hashtag.al

Para

Jeta e luksit në rrjete sociale dhe e shkuara e ‘errët’/ Kush është MODELJA nga Shkodra, që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Pas

Plas në familje, Kryemadhi quan Metën shërbëtor të Ramës dhe Veliajt 

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.