E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

INVESTIGIMI/ Banka e Shqipërisë dhe Gent Sejko shërbëtorë të bandës së kredive MCA dhe FINAL , si u hodhën 100 mijë shqiptarë në kthetrat e mafias, ndërhyn SPAK

Korrieri nga Korrieri
07.05.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
INVESTIGIMI/ Banka e Shqipërisë dhe Gent Sejko shërbëtorë të bandës së kredive MCA dhe FINAL , si u hodhën 100 mijë shqiptarë në kthetrat e mafias, ndërhyn SPAK
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

INVESTIGIMI/ Banka e Shqipërisë dhe Gent Sejko shërbëtorë të bandës së kredive MCA dhe FINAL , si u hodhën 100 mijë shqiptarë në kthetrat e mafias, ndërhyn SPAK

Nga Klodian Tomorri

Në 18 gusht të vitit 2015, një shoqëri e quajtur Micro Credit Albania bleu 22 milionë euro kredi të këqija nga banka Procredit. Çmimi i blerjes ishte sa 2.7 për qind e vlerës së kredive. Një muaj më vonë, e njëjta shoqëri bleu dhe 540 mijë euro të tjera kredi të këqija nga subjekti Vision Fund. Por të gjitha këto operacione zhvilloheshin në fshehtësi të plotë dhe arsyeja për këtë ishte shumë e fortë. Micro Credit Albania nuk kishte liçencë për të blerë kredi, ndërsa Shqipëria nuk kishte ligj, që lejonte shitjen e kredive të këqija.

INVESTIGIMI/ Banka e Shqipërisë dhe Gent Sejko shërbëtorë të bandës së kredive MCA dhe FINAL , si u hodhën 100 mijë shqiptarë në kthetrat e mafias

Micro Credit Albania ishte një kompani e licencuar nga Banka e Shqipërisë në 27 shkurt të vitit 2015 si institucion financiar mikrokredie. Baza ligjore për veprimtarinë e këtyre institucioneve qe miratuar me një rregullore të posaçme të Këshillit Mbikqyrës të BSH që në janar të vitit 2013 me firmën e ish guvernatorit Adrian Fullani. Në rregullore thuhej shprehimisht; “Institucionet financiare të mikrokredisë kanë si objekt të tyre vetëm kredidhënien dhe shërbimet këshilluese për veprimtarinë e kredidhënies.”

Pra sipas ligjit të asaj kohe, institucioneve të mikrokreditit u lejohej vetëm dhënia e mikrokredive deri në shumën maksimale 600 mijë lekë dhe asnjë aktivitet tjetër, aq më tepër blerja e kredive të këqija. Me pak fjalë, të gjitha transaksionet e shitblerjeve të kredive të këqija ishin një veprimtari në kundërshtim me ligjin, e cila vazhdoi për muaj të tërë.

Por në vend që të bllokonte veprimtarinë e paligjshme dhe të kallëzonte personat përgjegjës për ndjekje penale, Banka e Shqipërisë ndryshoi ligjin post factum duke tërhequr edhe Këshillin Mbikqyrës në paligjshmëri.

Implikimi i Këshillit Mbikqyrës

Në 30 mars të vitit 2016, kur kishin kaluar mbi 6 muaj nga koha që Micro Credit kishte blerë kreditë e para të këqija, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ndryshoi rregulloren “Për liçencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka”. Në pikën 2 të kësaj rregullore u shtua fjalia se “blerja e kredisë do të konsiderohet si një nga format e kredidhënies”.

Edhe pse kjo ishte vetëm një fjali e shkurtër, shndërrimi i saj në ligj i hapi rrugën një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në historinë e Shqipërisë. Atë të zhvatjes së 100 mijë qytetarëve shqiptarë me kredi grabitqare dhe tjetërsimit të pronave për dhjetra mijë familje anembanë Shqipërisë. Një skemë grabitje, e cila vlerësohet se arrin në mbi 200 milionë euro.

Nuk dihet nëse Këshilli Mbikqyrës i kohës ishte në dijeni se në treg kishin ndodhur sakaq blerje masive të kredive të këqija nga shoqëria Micro Credit Albania apo u shty në ligjërimin e krimit nga krahu ekzekutiv i Bankës pa patur informacion të plotë se çfarë po votonte. Këtë me shumë gjasa do ta zbulojnë hetimet e SPAK. Megjithatë edhe me ndryshimin e rregullores paligjshmëria nuk ishte mbuluar tamam. Duhej edhe një lëvizje tjetër, tashmë për të ligjëruar MCA-në,e cila nuk vonoi.

Në 9 maj të vitit 2016 Banka e Shqipërisë revokoi liçencën e Micro Credit Albania si institucion financiar mikrokrediti dhe po në të njëjtën ditë e liçencoi atë si subjekt financiar jobankë. Kjo liçencë i jepte ligjërisht të drejtën Micro Credit Albanias që të blinte kredi të këqija edhe pse kompania kishte mbi 6 muaj që e bëntë këtë veprimtari në paligjshmëri.

Krimi pjell krim

Një aferë e nisur në mënyrë të paligjshme nuk mund të prodhojë gjë tjetër përveçse krim. Menjëherë pas liçencimit nga BSH, Micro Credit Albania bleu edhe 80 milionë euro të tjera kredi të këqija nga bankat private duke e çuar shumë totale në plot 100 milionë euro.

Por ndërsa Banka e Shqipërisë lëvdohej se masat e saj po ulnin kreditë e këqija në sistemin banker, mbi 100 mijë familje shqiptare u hodhën në kthetrat e një skeme kriminale mashtrimi. Nuk kaloi shumë dhe në ministrinë e Drejtësisë mbërritën me qindra ankesa nga qytetarë, të cilët ishin mashtruar dhe zhvatur në mënyrë të pamëshirshme nga Micro Credit Albania deri në rrënimin e familjeve të tyre.

Teksa ankesat nga qytetarët sa vinin e shtoheshin, ministria e Drejtësisë u detyrua të hapte një hetim mbi atë se çfarë po ndodhte. Hetimi gjeti fakte tronditëse të një skeme të mirëfilltë kriminale. Pas tij, Etilda Gjoni përpiloi një kallëzim penal prej 700 faqesh, të cilin e dorëzoi në prokurori dhe në Bankën e Shqipërisë.

Por pavarësisht gjetjeve tronditëse, as prokuroria dhe as Banka e Shqipërisë nuk vepruan duke i hapur rrugën skemës më të madhe të mashtrimit dhe tjetërimit të pronave në historinë e tregut financiar në Shqipëri, përjashto piramidat e vitit 1997.

Hezitimi i Bankës së Shqipërisë për të vepruar sipas prokurorisë së Tiranës dhe ligjerimi nga ajo i veprimtarise se paligjshme te Micro Credit Albania krijon dyshime të forta për shpërdorim detyre në nivelet më të larta drejtuese të Autoritetit Qëndror Monetar të vendit. Për këtë arsye prokuroria e Tiranës i kërkoi zyrtarisht SPAK të marrë nën hetim guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko./ Kapitali.al Gent Sejko MCA SPAK Gent Sejko MCA SPAK Gent Sejko MCA SPAK

Etiketat: banka e shqiperisefinalGent sejkoMCA
Para

Përfundojnë kërkimet, gjendet nëna me 3 fëmijë të mbytur në Bunë, burri në burg 

Pas

Ndalohet tentativa për vrasjen e Zelenskit, arrestohen dy kolonelë të Gardës ukrainase 

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin dënohet me 7 vite burg

Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin dënohet me 7 vite burg

11.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.