E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Intriga, tradhti dhe vrasje natën, DOSJA e bujshme Martinaj-Ndoka-Nikulaj dhe Leksi i druve

Korrieri nga Korrieri
21.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Intriga, tradhti dhe vrasje natën, DOSJA e bujshme Martinaj-Ndoka-Nikulaj dhe Leksi i druve
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Media ka zbardhur një tjetër episod në dosjen e SPAK, ku kësaj herë shënjestër për t’u vrarë nuk është më Durim Bami, por Aleks Ndreka (Aleksandër Deda), i njohur si “Leksi i Druve”. Arben Ndoka, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vincens Tuku, por edhe persona të tjerë të paidentifikuar kanë planifikuar vrasjen e të ashtuquajturit “Leksit të Druve”. Më 1 dhjetor 2020, u tentua vrasja e Aleksandër Dedës, i cili u plagos me armë zjarri. Arian Tuku pyet Arben Ndokën lidhur me veprimtarinë e Arben Mërkurit dhe Aldo Avdylit, të cilët i konsideron si “mjeshtrat” dhe janë personat, të cilët Arben Ndoka do shpërblejë me para nëse realizojnë vrasjen e Durim Bamit dhe Valter Bamit.

Për të vënë në zbatim planin, Ndoka shkruan me i shfaq Arian Tukut pakënaqësinë që ka me Arben Mërkurin, ku i shpjegon se ky i fundit i ka kërkuar që të marrë nipin e ish-deputetit, Samuel Ndokën me vete për të vrarë Durim Bamin, por i riu duket se nuk ka guxim për të hyrë në aksion. Ndaj edhe i kërkon që të flasë me Astrit Avdylin që të flasë nga ana e tij, pa e lënë të kuptohet se ka folur me Ndokën dhe t’i ankohet.

“Thuaj që Beni është mërzitur shumë me “tërmetin” (Arben Mërkurin) dhe me “nipçen” (Aldo Avdyli) pasi e kanë gënjyer disa herë dhe nuk janë marrë me Durim Bamin, por janë marrë me Sonin (Elson Reçin) e me “Prengën” (Preng Gjini),”-i shkruan ai, duke provuar faktin se Mërkuri është personi që ka vrarë Preng Gjinin, për llogari të Reçit. Madje e orienton që t’i shkruajë se ai ka investuar shumë para në armë, mjete dhe njerëz, të gjitha për të vënë në dispozicion të Arben Mërkurit dhe Avdylit për të vrarë vëllezërit Bami. 

Ariani i tregon se Astrit Avdyli i ka thënë që Aldo Avdyli dhe Arbën Mërkuri kanë qenë duke u marrë me “L” (Plaurent Derivshaj), pasi ky i fundit ka qenë në Durrës. Ndaj duket se e kanë lënë “pas dore” planin për vrasjen e vëllezërve Bami. Ndoka flet edhe me Bardhyl Mavraj, i cili e ka pyetur nëse ka dijeni nëse Behar Brajoviq të jetë personi që ka takuar Durim Bamin me Ervis Martinajn, këtë informacion, ia ka dhënë vetë i zhdukuri.

Por në një kohë që Ndoka kishte kohë që planifikonte vrasjen e tij, edhe Bami nuk ka mbetur në vendnumëro. Ndoka ka marrë informacionin se Durim Bami i ka dhënë para Elvis Gaçës dhe 2 personave nga Vlora për ta vrarë. Këtu ka dyshime se në Lezhë qarkullon një person që punon për llogari të Bamit dhe spiunon çdo lëvizje të Arben Ndokës. Një tjetër sinjal i vjen Ndokës nga një miku i paidentifikuar, i cili i shkruan se Policia ka marrë informacione se njerëzit e Ndokës qarkullonin në Fushë Kuqe me targa të vjedhura, por po ashtu e njofton të bëjë kujdes me atë që ka folur në “Encrochat” se komunikimet janë zbërthyer dhe do ketë arrestime. Këtu Ndoka shqetësohet duke i treguar shokut të tij se ka folur shumë. Këtë informacion menjëherë ia jep Arian Tukut. 

Më datë 01.10.2020, Ervis Ndreca i shkruan Arben Ndokës, ku ish-deputetit përmend Ardian Nikulajn (tashmë i vrarë) dhe “Ervisin”, ndërsa duket se në vëzhgim po mbajnë edhe Xhulio Nikulajn.

“Qëllojeni me silenciator Xhulion pasi të erret,“-jep porosi Ndoka. Më pas, po atë ditë kur Ndoka takohet me Ndrecën, i tregon se nipi i tij Samueli ka komunikuar edhe me Jozi Krajën lidhur me mundësinë për të qëlluar me armë ne drejtim të Ardian Nikulajt, por ka pasur frikë se mos ky i fundit shfrytëzon lidhjet e tij dhe i vë nga pas Policinë e Shtetit dhe SHISH-in. Ndërkohë që planin për të vrarë “Bamët” vazhdon, rikthehet “Leksi i druve”.

Me datë 15 tetor, një person i shkruan Arben Ndokës dhe i thotë që Ndreka ka vënë re një mjet që e ndjek dhe i ka kërkuar që të flasë më të (ish-deputetin) dhe Ervis Martinaj, nëse janë ata. Për të sqaruar çështjen, Ndreka kërkon takim me Samuel Ndokën për të sheshuar keqkuptimet. Në mungesë guximi për të kryer atentat, Samuel Ndoka duket se ka qenë vëzhgues i mirë, duke i treguar xhaxhait të tij se Ardian Nikulaj ka qenë në Shëngjin për të takuar disa persona. I tregon edhe se Arben Mërkuri është takuar edhe me Naim Stafukën, por s’kanë vepruar ndaj Durim Bamit edhe pse ai ia ka dhënë 3 herë vendndodhjen e tij. 

I gjetur vetëm, Ndoka merr masa. Flet me Arjan Tukun dhe i kërkon që më 22 tetor të nisin sulmin sepse i kishte gjetur të gjitha mjetet e nevojshme, duke shtuar se mesa duket është lënë në baltë edhe nga Ervis Martianaj, për të cilin ka marrë fjalë se ka qenë tek lokalit i Durim Bamit dhe ka festuar me të. Arian Tuku e pyet se ku janë të tjerët (duke nënkuptuar Arben Mërkurin, Aldo Avdylin, Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën), Ndoka i kthen përgjigje dhe i thotë që asnjë nuk është duke i dhënë edhe arsyetimin.

“Mërkuri ka takuar një person për punëtr e veta dhe ka mendjen tek porositë e “Rrumit”. Mërkuri është shkëputur me Avdylin se në Durrës ka ardhur Plaurent Dervishaj,”-shkruan Ndoka. Por ka edhe hallin e atyre që e rrethojnë duke i shprehur se i nipi, Samueli, nuk është i aftë, është “i mbaruar”, ndaj ka folur me Gentjan Bejtjan (tashmë i vrarë) dhe se të gjithë planin e ka gati. Ndërkohë që “Leksi i druve” vazhdon dhe interesohet për veten e tij, duke futur një person të paidentifikuar që ta pyesë “a ka gjë me të?”. Se çfarë përgjigje i ka kthyer, nuk dihet…

Ndërkohë që Ndokat e kërkojnë, Durim Bami i shkon në Lezhë dhe takohet me Ardian Nikulajn dhe Aleks Ndrekën. Tukut, Arben Ndoka i thotë se tashmë e ka bindje që është Aleks Ndreka personi që ka bërë lidhjen për vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndokës. Por, po për të, këmbëzën e ka tërhequr Durim Bami. Po atë ditë vetë Arben Ndoka ndjek Bamin në Nokës dhe del në përfundimin se Ardian Nikulaj dhe Aleks Ndreka po strehojnë Durim dhe Valter Bamin. Tashmë tabolonë e ka të qartë! 

“Aleks Ndreka është i pari që do goditet!”

Duke qënë se Ervis Martinaj kishte premtuar se do të jepte 500 mijë euro për vrasjen e Bamit, Arben Ndoka i shkon tek hoteli me Jozi Krajën, Samuel Ndokën dhe Altin Mikajn (burri i motrës së Samuelit). “Visi” pranon që t’ja japë paratë Ndokës për t’ja dhënë më pas Arben Mërkurit, dhe jo Naim Stafukës pasi Ervis Martinaj nuk ka besim tek ky i fundit. Si paradhënie, Mërkurit i premtohen 200 mijë euro, më pas do të marrë pjesën tjetër. Por Naim Stafuka ndërhyn dhe i kërkon Ndokës që ti japë 400 (mijë euro) paradhënie, por ish-deputeti nuk pranon. Megjithatë dakordësia arrihet, por Stafuka dhe Bejtja nuk kanë makinë për atentatin, ndaj Ndoka i kërkon Ervis Martinajt makinë. Martinaj e drejton tek djali i hallës së tij, Elvin Merlika në Mamurras.

Megjithatë deri më tani, të gjitha shpenzimet i ka hequr Arben Ndoka. Kur Gentjan Bejtja i kërkon para shtesë, Ndoka i shkruan: I kam punët e ndara me Ervis Martinaj. 

Kështu plani shtyhet dhe vetëm shtyhet.

Vetëm në dhjetor bëhet lëvizja e parë dhe jo ndaj vëllezërve Bami. Aleks Deda/Ndreka, mbrëmjen e 1 dhjetorit 2020 është qëlluar me breshëri automatiku, ku si pasojë ai ka marrë 3 plumba në trup, por ishte shëndoshë e mirë. Ndoka merr menjëherë Samulein në telefon dhe i jep lajmin, ndërsa lajmin më të keq për grupin e ka Arian Tuku, të cilit i ka rënë telefoni tek vendi i ngjarjes dhe se është i sigurtë që telefonin e tij e ka Policia. Se si, nuk dihet, por në një moment Arben Ndoka e orienton Arian Tukun me personin që do takojë për t’u interesuar për të zhdukur telefonin. Në të njëjtën kohë, Ndoka hap lajmin se atentatin e ka bërë Ervis Martinaj. 

Ky ishte atentati i parë ndaj “Leksit”, ndërsa plani për vrasjen e vëllezërve Bami…ende vazhdon.

Para

Ervis Martinaj do vr*tej në mes të plazhit, “Doqja” çoi armët dhe makinat në Dhërmi!

Pas

Mediat e familjes Berisha: Erion Veliaj nën hetim penal dhe pasuror nga SPAK

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.