E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Perça e sundo! Kush ishte ‘diaboliku’ Ervis Martinaj , polici që u bë gangster. Fati i tij…

Korrieri nga Korrieri
23.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Perça e sundo! Kush ishte ‘diaboliku’ Ervis Martinaj , polici që u bë gangster. Fati i tij…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Perça e sundo! Kush ishte ‘diaboliku’ Ervis Martinaj , polici që u bë gangster. Fati i tij…

9 gusht 2020 ishte data e fundit kur dikush pa dhe foli me Ervis Martinajn. Që nga ajo ditë, për fatin e bossin e lojrave të fatit ka pasur shumë aludime.

Gazetarët dhe jo vetëm janë të ndarë në disa grupe; disa mendojnë se ai është rrëmbyer dhe është vrarë, ndërsa të tjerë besojnë se janë ai është ende gjallë, por i fshehur, larg shtetit dhe armiqve të tij. Por në fakt, ndër rreshta Policia e Shtetit e ka dhënë përgjigjen.

Për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla fati i tij është një ngjarje e pazbadhur, duke lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur; pra vrasja dhe eliminimi i tij është bërë. Por nuk ka prova!

Perça e sundo! Kush ishte ‘diaboliku’ Ervis Martinaj , polici që u bë gangster. Fati i tij…

Por edhe pse i zhdukur, emri i tij rikthehet herë pas herë në vëmendje sa herë goditet ndonjë kundërshtar i tij; apo SPAK zbardh një dosje të re, siç ishte rasti i “Revanshit”. Në dokumentin, thuajse 250 faqe që kishte përgatitur SPAK, emri i tij përmendet disa herë duke porositur vrasje, duke paguar për vrasje, duke u përplasur me kundërshtarët e tij, etj. 

Por kush ishte/është Ervis Martinaj?

Një portret më të gjerë të tij e ka bërë gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili përshkruan jetën e personit që dominoi një pjesë të mirë të botës së krimit në Shqipëri. Si hyri një djalë me dy fakultete në botën e krimit?

Çfarë e detyroi që të braktiste jetën si biznesmen për t’u përfshirë në krim? Për aq kohë sa emri i tij përmendej, ai ishte një personazh me influencë jo vetëm në atë që përfaqësonte, por edhe në media. Hoxha tregoi se si Ervis Martinaj tentoi të ngrejë një grup mediatik që do operonte në Shqipëri dhe Kosovë, sigurisht për t’i dhënë atij edhe më shumë pushtet. Lidhjet me krimin, gjyqësorin dhe politikën i kishte të siguruara, kështu që kishte në plan të ngrinte dhe një pushtet që ndoshta nuk i përgjigjej ashtu siç donte.

Edhe pse kjo kishte shumë pak gjasa që të kishte ndodhur pasi kompania e tij kishte reklamë në thuasje të gjitha mediat që operonin në Shqipëri. Megjithatë plani i tij për të krijuar një media nuk u finalizua kurrë, për arsye që nuk dihen! Ndoshta sepse i nisën problemet dhe emri i tij po përmendej gjithmonë e më shumë. Gjithmonë e më shumë i lidhur për ngjarje të rënda kriminale. 

Ervis Martinaj u bë një person i rëndësishëm, u bë i tillë. Ervis Martinaj do të ngelet dhe duhet të studiohet në akademitë e Policisë dhe si një fenomen. Ai nuk ishte ganster, ai ishte biznesmen, i rritur në një familje intelektuale. Babai, nëna; babai ishte me origjinë në Martinaj të Gucisë. Nuk është e vërtetë që është i afërt me Liri Berishën. Nëna është nga Dhërmiu. Kanë jetuar në Mat dhe në Fushë Kuqe, më pas janë vendosur në Tiranë. Të dyja motrat dhe vetë Martinaj kanë si shkollim bazë faktultetin Financë-Biznes. Martinaj ka mbaruar edhe Juridikun. Kur ka hyrë në biznes babai i vetë ka qenë drejtor banke, drejtor i një axhencie financiare. Biznesin e kishte ngritur babai dhe nëna e vetë. Ai kishte biznes të shëndetshëm. Merreshin me lojrat e fatit dhe të këmbimit valutor. Nuk e provoi as urinë dhe as vuajtjen. Ai erdhi nga tjetër fushë dhe prandaj bëri atë që bëri. Biznesi i lojrave të fatit është gjithmonë shumë joshës sepse është biznes vesi. Vesin e kanë edhe deputetë, politikani, fukarai, polici, gjyqtari dhe aty mund t’i kapësh. Ai u fut dhe për shkak të lidhjeve politike që kishte me qeverinë e djathtë. Kjo i dha akses. Por fuqinë më të madhe e pati në 2013. U fuqizua aq shumë saqë kur u ndaluan lojërat e fatit, ai kontrollonte më shumë se 50% të lojrave të fatit në territor. Në Shqipëri kishte deklaruar 16 mijë të punësuar. Biznesi i dha atij “cash”, atij i shkonte edhe një politikan kur kishte hall dhe e ka pasur talent të lindur për të kuptuar dobësitë e tjetrit, prandaj u ngjit aq lart. Ka pasur një bllok ai, paguante edhe zyrtarë. Nuk i shpëtoje dot atij. Sa merrej detyra si drejtues policie, atij i shkonte rroga ‘vetëm mos na dil kundër’. Ai ishte i aftë të qëmtonte ata që josheshin me para. Ngjarja në Bllok rrëzoi mitin e tij. Kur u bë gangster dhe miksoi dy botët, bëri bashkë biznesin-krimin e organizuar dhe politikën. Ky i bëri bashkë dhe u fut brenda prandaj u kthye në armik publik. Ka detyruar kryeministrin që nuk përmend kurrë emra banditësh, e ka përmendur me emër në fushatë. Ai dhe për t’u mbrojtur vetë por edhe si mjet presioni shkon dhe blen dy vila ngjitur me shtëpinë e Ramës. Ky i vajti tek dera e shtëpisë se ishte dhe diabolik. Garda duke mbrojtur Ramën, mbronte dhe Visin. Kanë tentuar ta godasin me dronë, por bënë llogari se do rrezikonin sigurinë e kryeministrin. E kanë të qartë ata se do i qepej shteti pas! Ai e kaloi në një nivel tjetër krimin, e veshi me papjon dhe kollare. Ngjante me John Gotti-n për prezencën në media. Ka qenë Botërori i 2018, ka qenë sponsor kryesor në të gjithë mediat në Shqipëri. Shkonin dhe i luteshin për reklama. Ai tentoi dhe u fut në cilësinë e aksionerit në disa media në vend, investoi në hapje portalesh, financime të mediave informative. I përdorte edhe kundër kundërshtarëve dhe shtetit. Ideja e tij ishte që të ndërtonte një grup mediatik në Shqipëri dhe Kosovë. Kishte zgjedhur dhe njerëzit, më të rëndësishëm që janë edhe sot në media. Njëri që e sulmon edhe më shumë sot. Aty po shkonte ai, po e rriste potencialin e tij. Gabimi që bëri ai, kishte qejf mise dhe moderatoret…të kapte edhe të dashurat e kundërshtarëve të vetë. Bleu luan në Afrikë, u detyruan të hiqnin fotot në Instagram se u mor vesh. Mesazhin e fundit që ka me familjen e ka për luanin. Sot janë disa bossë krimi që mbajnë kafshë. Nuk e bëjnë se kanë qejf kafshët e egra, por është simbol pushteti dhe fuqie.

Etiketat: artan hoxhaervis martinaj
Para

FOTO/ Nga Arben Meskuti te Aldo Daka e Elda Ibro , mashtruesit që morën më qafë mijëra shqiptarë me kreditë

Pas

U hapi rrugën banditëve të MCA të rripnin shqiptarët, bashkepunëtori Gent Sejko kujtohet pas arrestimit t’i heqë licencën MCA-se dhe Final-it

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

27.09.2026
10.4k
Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen

Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen

27.09.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.