E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si shqiptarët zunë vendin e Ndranghetës në Ekuador? Artan Hoxha jep detajet

Korrieri nga Korrieri
23.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Si shqiptarët zunë vendin e Ndranghetës në Ekuador? Artan Hoxha jep detajet
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Shqip’ nga Rudina Xhunga bëri një analizë të shtjelluar për mënyrën se si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri, si veprojnë shqiptarët në Ekuador, pse po zbulohen shifra marramendëse që janë dhënë për të bërë atentate nga grupe kriminale, etj.

Gazetari tha se shqiptarët në Ekuador kanë marrë ekskluzivitetin e Ndragetës sepse bëjnë operacione të mëdha që nuk i marrin përsipër të bëjnë grupe të tjera kriminale.

“Unë isha shqiptari i parë që hyra në Ekuador me pasaportë. Qëlloi në një moment të keq se në atë kohë Ekuadori bllokoi lëvizjen e lirë për shqiptarët. Nuk ishte lajmëruar ky fakt. E bllokuan se ata mendonin që shqiptarët janë bërë problematikë. Por në fakt njëri nga shqiptarët më të famshëm që kishte hyrë atje, Gramoz Rexhepi ishte me pasaportë greke. U deshën muaj që të gjenin që kërkohej nga Interpoli, që ishte arratisur nga 6 burgje. Atje kishte dhe shqiptarë që shkonin të provonin shansin. Shqiptarët kanë një element, nuk e vlerësojnë jetën. Ata marrin një risk shumë të madh dhe prandaj kanë sukses sepse nuk e vlerësojnë jetën. Të tjerët tolerojnë para jetës.

Kur takova konsullin malazez në 2022-shin në Ekuador më nxori një listë të të gjitha sasive të drogës që ishin kapur në atë vit. Në të gjitha rastet ku kishin të bënin me shtetas serbë dhe malazeze sasitë nuk e kalonin 200 kg.

Në rastet kur ishin shqiptarët sasia më e vogël ishte 1.8 tonë. Prandaj ishin vërë të zëshëm shqiptarët që ishin pakicë në Ekuador në krahasim me serbët e malazezët që janë në shumicë.

Pse ndodhte kjo?

Nëse ti shkon me një kamion sot në Çermë të Lushnjës dhe thua dua 40 tonë domate do e marrë vesh gjithë Myzeqeja, por nëse kalon në rrugë dhe blen 2 kg nuk e merr vesh njeri. Këtë gjë bënin shqiptarët në Ekuador. Shkonin parkonin trilerin në një vend dhe thoshin na duhet 5 tonë. Ngaqë kemi hyrë vonë në atë lloj industrie, duam të shkojmë direkt në majë. Këto sasi të mëdha që shqiptarët lëvizin nga atje janë operacione që më parë i ka bërë Ndragheta. Pra shqiptarët kanë marrë ekskluzivitetin e Ndranghetës. Këtë gjë e tha sot edhe kreu i SPAK-ut. Pra shqiptarët janë të instaluar mirë në Peru, në Brazil, Kolumbi. Pra ne jemi gjithandej në Amerikën Latine. Kemi rastet tona, dëshmorët tanë, kemi tonelatat të kapura atje, që dëshmojnë për fuqinë monetare”, u shpreh Hoxha.

Gazetari tregon se si po qarkullon paraja e vënë nga kokaina nga bosat e krimit në Shqipëri. Ai thotë se vetëm vitin e kaluar në pikat e këmbimit u shkëmbyen 12 miliardë euro, që as buxheti i shtetit nuk i ka kaq shumë.

“Kartelet kolumbiane janë jashtëzakonisht të mëdha, lëvizin miliarda. Por që ai të të besojë 2-3 tonë do prova, do siguri që këto tonelata do shiten vërtet dhe ata do marrin paratë. Shqiptarët kanë dhënë prova që e bëjnë këtë gjë, nuk janë rastësisht aty. Kjo tregon pse të ardhurat e tyre janë kaq shumë të mëdha sa krijojnë perandorinë.

Kokaina ka një veçanti nga narkotiket e tjera, brenda një kohe të shkurtër sjell sasi të mëdha fitimi dhe problemi që kanë të gjithë me kokainën është se nuk dinë ku do t’i çojnë ato para, ku do t’i pastrojnë, investojnë.

Eskobari u bë problem se shkoi 30 miliardë dollarë dhe po i groposte në tokë se nuk kishte banka më ku t’i çonte. Edhe sot pas 30 ca vitesh gjenden nëpër Kolumbi nga 5-10 milionë euro të groposura.

Shqipëria ka të njëjtin problem sot. Gjatët vitit të kaluar në Shqipëri vetëm në pikat e këmbimit valutor janë shkëmbyer 12 miliardë euro. As buxheti i shtetit nuk është kaq. Pse neve na duken të pabesueshme këto shifrat për atentate që janë 100 mijë, 500 mijë, 1 milion euro. 5 milionë euro jepte shpërblim SHBA-ja për Bin Laden apo për Pablo Eskobarin.

Kush ua dha këtë fuqi në Shqipëri? Ne krimit të organizuar në Shqipëri nuk po ia shohim paranë ende. Por i shohim vetëm kufomat. Përqendrohemi te një grup që ka kufoma. Po pse paguhen kaq shumë, 1 milion euro për të vrarë Durim Bamin? Çfarë ndodh në këtë vend? 3-5 milionë shpërblim ka qenë për Vis Martinajn. Si është e mundur? Nga burojnë këto sasi të mëdha parash? Ato vijnë nga ky lloj kriminalitetit, sepse kokaina sjell shumë para. Kur ishte edhe nisma e qeverisë për të bërë amnistinë fiskale thashë që Shqipëria duhet ta bëjë një vit zero. Sepse duhen futur këto para. Në duhet të vendosim nëse këto para do t’i marrin vrasësit me pagesë apo do t’i fusësh në sistem kundrejt një takse. Deri në 1997-ën patëm lulëzuar piramidat. Pse? Sepse nuk kishim bankat. Pra Shqipëria duhet ta ketë një vit zero. Duhen zgjedhur kriteret që mos përfitojnë të gjithë këta. Por duhet të kemi një vit zero sepse ne nuk e ndalojmë dot. I thonë 12 miliardë euro të këmbyera në pikat e këmbimit valutor. Ai 3 milionëshi që është gjetur në një fuçi plastike është thjesht kusuri që mbajnë për gjëra të shpejta. Sot grupet e reja shqiptarë që nuk i njohim fare, që është gjenerata që po rritet paguan me bitcoin. Ka kohë që paguan me bitcoin. Ndërkohë ne duam t’i luftojmë këta me policë që i paguajmë me 500 mijë lekë, të veshur keq”, tha gazetari

Para

Bey Kallaku i përgjigjet Xhensilës: Nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën, do mbash mëkatin…

Pas

Artan Hoxha: Vis Martinaj plan për të ngritur grup mediatik në Shqipëri, zgjodhi dhe drejtorin që sot e sulmon

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

14.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

Pushtet pa kontroll, administratë e politizuar dhe korrupsion/ PE jep alarmin për qeverinë e Ramës: Gjithçka në duart e një individi

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.