E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush e donte “Manecin” të heshtur përgjithmonë! SPAK: Ishte grupi i Durrësit

Korrieri nga Korrieri
29.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Kush e donte “Manecin” të heshtur përgjithmonë! SPAK: Ishte grupi i Durrësit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 “Maneci” (fjalëpaku) heshti përgjithmonë mbrëmjen e 18 majit 2022, por sot 2 vite më vonë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar se kush po planifikonte ekzekutimin e Arben Mërkurit, që mesa duket ia doli. 48-vjeçari u qëllua për vdekje teksa ndodhej në dyqanin e tij, në qendër të Sukthit, 3 vite pas atentatit ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Sipas SPAK, personat që kanë porositur, planifikuar dhe ekzekutuar vrasjen e tij janë personazhe të njohur të botës së krimit në zonën e Durrësit, duke përmendur edhe Plaurent Dervishajn. 

“Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimave Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive),”-bën me dije SPAK. 

Por kush ishte Arben Mërkuri?

‘Maneci’ është skeduar si vrasës me pagesë dhe dyshohet të ketë qenë përfshirë në të paktën 12 ngjarje kriminale, mes tyre dhe në atentatin ku mbeti i vrarë ish-efektivi Ervin Dalipaj e Juxhin Dauti (ish-i fejuari i këngëtares Fjolla Morina) në vitin 2017. 48-vjeçari gjithashtu është skeduar për trafik droge, por nuk ka asnjë dënim të marrë nga drejtësia shqiptare. Ndërsa në Itali ka vujtur dënim me burg për trafik të lëndëve narkotike. 

Arben Mërkuri ka qenë edhe një protagonistët e ngjarjes që bëri bujë në vitin 2016 në Shqipëri, dhunimi i biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri. Ky i fundit kishte nisur investimet në Shqipëri, më konkretisht po punonte në Gjirin e Lalëzit, zonë ku po ndërtonte një kompleks. Por, kur gjashtë vite më parë, pasditen e 10 shtatorit biznesmeni Mitri, po udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij u përplas qëllimisht nga një tjetër makinë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muharremi (i tmerrshmi i Sukthit ose Rrumi i Shijakut) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.

Fillimisht Policia e Shtetit e klasifikoi si një ngjarje aksidentale, por më pas versionet e tjera nuk munguan. Landi Muharremi, Arben Mërkuri, Skënder Krahja, të tre me banim në Sukth u thirrën dhe u morën në pyetje pasi ishin të dyshuarit e parë për ngjarjen, por gjithçka mbeti me aq. Pista kryesore e hetimit ishte ajo e konfliktit për shkak të investimit që po kryente Faadi Mitri në zonën e Gjirit të Lalzit. Vetë 55-vjeçari u mor në pyetje nga hetuesit ku dëshmoi se personat që e sulmuan, e kërcënuan duke i thënë: Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet!.

Maneci u përmend edhe në aksionin “Revansh”, i finalizuar pak ditë më parë nga SPAK. Në dosjen hetimore të zbardhur nga Korrieri, tek e cila janë zbardhur mesazhet e aplikacionit “SkyECC” të shkëmbyera në vitin 2020, u zbulua se Elson Reçi kontraktoi Arben Mërkurin, i njohur me nofkën ‘Maneci’ me qëllim që të vriste Preng Gjinin. ‘Maneci’ për shumë kohë kishte vëzhguar çdo lëvizje të hasmit të familjes Reçi. Për këtë të fundit, Maneci kishte siguruar informacionin se Preng Gjini, kishte lidhur një aleancë me Aleksandër Laho, i cili i mbijetoi një atentati tek mbikalimi i Shkozetit, teksa udhëtonte me ish-prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Për të ndihmuar Reçin që të merrte hakun e të afërmit e tij të vrarë (Kastriot Reçi), Arben Mërkuri ka folur edhe me Fatmir Troplinin dhe Nuredin Dumanin.

Para

EMRI/ 53-vjeçari qëlloi veten me kallashnikov, plumbi i kaloi tej për tej trupit, por nuk i preku organet jetësore!

Pas

Pro Credit, Raiffeisen , Tirana Bank dhe OTP janë bankat që tradhtuan klientët e tyre duke ia shitur banditëve të MCA, tani do të rimarrin pagesat

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

11.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

10.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.