E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PROFIL/ Kush është Eldi Dizdari i shumëkërkuari nga drejtësia, krimi dhe “show bizzi”! 

Korrieri nga Korrieri
11.06.2024
në Aktualitet, Slider
A A
PROFIL/ Kush është Eldi Dizdari i shumëkërkuari nga drejtësia, krimi dhe “show bizzi”! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

PROFIL/ Kush është Eldi Dizdari i shumëkërkuari nga drejtësia, krimi dhe “show bizzi”! 

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i njohur si një nga bosët më të mëdhenj të drogës, dhe i kërkuar në Itali për trafik kokainë.

Eldi Dizdarit në 22 dhjetor 2023 i është konfiskuar 1 apartament, 1 dyqan, 1 garazh dhe 1 truall, 40 mijë euro dhe 8.2 mln lekë të përfituara nga shpronësimi i një pasurie.

Kush është Eldi Dizdari?

Eldi Dizdari, i njohur gjithashtu si Denis Matoshi, aktualisht qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Fillimisht, ai u ndalua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Por më pas u lirua. Matoshi/Dizdari, sipas autoriteve italiane, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) – një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

Ai u arrestua në Dubai, por pas lirimit të tij, është ende e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë ekstradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga drejtësia italiane, por deri më tani Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por aktivitetin nuk e ka pasur vetëm në Itali me kompaninë “Bello”. Dizdari alias Denis Matoshi, është një emër i njohur në Shqipëri për përfshirje në trafikun e drogës, megjithëse autoritetet tona, kurrë nuk ia dolën të provonin përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Ai u përfol si një nga emrat që morën pjesë edhe në përplasjen me armë në ish-bllok, por emri i tij nuk u lidh kurrë me një akuzë zyrtare nga ana e Prokurorisë.

Emri i Dizdarit doli në skenë edhe pas arrestimit të Arbër Cekajt, i dënuar tashmë me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Maminas më 2018. Dizdari është kushëri i afërt me Cekajn dhe tashmë ai pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Martesa me ish-missin dhe moderatoren, Suada Sherifi:

Megjithatë edhe pse i përfshirë në rrjetën e botës së errët të krimit, Dizdari nuk ka mbajtur gjithmonë një “profil të ulët”, emri i tij u përfol për martesën me ish-missin dhe moderatoren, Suada Sherifi.

Në vitin 2016, Sherifi, deklaroi në një intervistë se kishte gjetur djalin ideal me të cilin ishte gati të martohej, duke u shkëputur kështu pak nga bota e televizionit e duke iu përkushtuar më shumë partnerit të saj, i cili për të ishte ‘bota’ e për të tjerët ‘Bossi’ i drogës.

“Unë isha një vajzë single, kisha kohë që isha vetëm dhe në të gjithë morinë e njerëzve që tentonin, nuk kisha asnjë lloj interesi. Mirëpo nuk e di pse, por që në momentin e parë që ai erdhi në jetën time, më ka pëlqyer. Ishte ai entuziazmi që mendoja se nuk do ta kisha kurrë, apo buzëqeshja dhe sytë me zemra që kisha humbur, shpresat se mund t’i kisha. Çdo gjë filloi natyrshëm, sepse kur është dëshira e mirë, gjërat janë shumë të thjeshta, shumë të lehta dhe shumë të bukura”.- është shprehur vite me pare Suada.

Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok në 2028, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha. Ai kishte një konflikt me Ervin Matën, ku dyshohet se shkaku ishte një borxh i pashlyer nga shtetasi Mata.

Deklaratat e Cllevios për Xhensilën dhe Elda Dizdarin:

Kleviol Ahmeti i njohur dhe me emrin e artit Cllevio Serbiano, ka deklaruar se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ishte në lidhje me një bos të kokainës.

Sipas tij, kjo ishte arsyeja përse Xhensila ishte ndarë nga partneri Bes Kallaku. Deklarata nxiti reagimin e menjëhershëm të këngëtares, e cila hodhi poshtë çdo aludim dhe tha se do ta ndiqte në rrugë juridike.

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Toku me fantazinë më të shthurrur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’ja u kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurrur intriga dhe gënjeshtrat e tua”, shkroi Xhensila.

Më tej, reperi përmendi dhe shqiptarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga disa shteti për trafik të kokainës.

Bëhet fjalë për shtetasin Eldi Dizdari, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane për disa ngarkesa me drogë, dhe së fundmi ka dalë dhe nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, si porositës i disa ngjarjeve kriminale.

Ushtari i tij, Henrik Hoxhaj ka thënë se Dizdari ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Basha, pronar i shkollës “Wilson”.

“Ky karteli i madh ia ka marrë gruan shokut të ngushtë dhe nuk i flet më sot e kësaj dite, ky bosi. Dhe sot ka ndarë Xhensilën nga Bes Kallaku. Ky bosi e ka blerë Xhensilën me lek. Kuptoni apo s’kuptoni?”, është shprehur reperi Kleviol Ahmeti, ose Cllevio siç njihet gjerësisht. /voxnews

Para

SPAK konfiskon pasuritë e Eldi Dizdarit!

Pas

Sali Berisha merr VULËN e PD! 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.