E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ismail Kadare frymëzoi edhe Kinematografinë Shqiptare! Personazhet e filmave që u skalitën prej tij 

Korrieri nga Korrieri
01.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Ismail Kadare frymëzoi edhe Kinematografinë Shqiptare! Personazhet e filmave që u skalitën prej tij 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ismail Kadare ishte padyshim shkrimtari më i madh i letrave shqipe, ndërsa personazhet e skalitura mjeshtërisht nga ai në librat që shkroi, ishin burim frymëzimi edhe për kinematografinë shqiptare. Shumë personazhe të filmave shqiptarë u frymëzuan nga veprat e Kadaresë, të cilat janë përkthyer në 45 gjuhë të botës, duke e bërë atë shkrimtarin më të madh që vendi ynë ka pasur në të gjithë historinë e tij.

GJENERALI

Një prej librave që ka bërë me shumë bujë me “kovertimin” në film është “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i cili ka pasur sukses të jashtëzakonshëm edhe në Teatrin Kombëtar, asokohe Popullor.

Në vitin 1975, romani bie në duart e regjizorit Vladimir Prifti, i cili sheh menjëherë si pjesë të filmit, ‘gjeneralin’ Bujar Lako. Përveç tij nuk mungojë edhe emra të tjerë korifejsh të skenës shqiptare, si: Guljelm Radoja, Rosa Anagnosti, Ndriçim Xhepa etj.

Ashtu siç edhe është shkuar në libër, ngjarjet zhvillohen në Shqipëri ku një gjeneral ushtarak italian bashkë me një prift vijnë për të kërkuar eshtrat e ushtarëve të tyre të vrarë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Në mes të një shumice të të vrarësh kërkohet edhe një kolonel, por fatin e tij e di vetëm një plakë…

PRILLI I THYER

“Të paftuarit” është filmi tjetër bazuar në skenarin e Ismail Kadaresë, përshtatur me mjeshtëri nga Kujtim Çashku. Gjithë ngjarja bazohet nga trillimi në librin “Prilli i thyer”, skenar që i vodhi zemrën edhe një prej aktorëve më përzgjedhës, Vangjush Fuxhiut. Ky i fundit ishte fokusuar i gjithë tek Teatri, rrallë shfaqej në filma, por për skenarin e Kadaresë nuk e mendoi dy herë.

Ngjarjet në libër por edhe në film, janë zhvendosur në prill të vitit 1939, duke përshkruar muajin e mjaltit të shkrimtarit Besian Vorpsi dhe të shoqen Diana. Rruga e tyre bie ndesh me Gjorg Berishën, i cili shijon ditët e fundit në male, për t’u ngujuar me pas në kullën e tij. Por teksa shkon të paguajë taksën për vrasjen që ka bërë, koha e tij kalon si rënë ndër duar…

“Ju flet TIRANAAAAA”

“Radiostacioni” është një kryevepër tjetër e materializuar në një formë tjetër, atë të metrazhit të filmit. E gjitha bazohet në romanin e Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti”. Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë ‘Radio Tiranën’. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës që të ndihmojnë me transmetimin, ndërsa Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë. Regjisori i filmit, i ndjeri Rikard Larja, në një nga intervistat e tij të fundit e përshkruante marrjen e ‘detyrës’ për ta vendosur skenarin në Kinema, si një prej perlave të punëve të tij.

“Më thanë ka bërë skenarin Ismaili, merre dhe bëje film. Thashë ky është fat për mua. Si të gjithë shqiptarët, sa dilte libri ne e përpinim. Shohimçfarë ka shkuajtur, çfarë thotë dhe çfarë nuk thotë. Kur e kam lexuar e kam parë film gjithë kohën. I dija vendet ekzakt. Vetëm duhet ta punoja. Fola me Ismailin, bëj ç’të duash më tha. Ma dha lejen. Lexova edhe njëherë librin. Unë kam shtuar një karakter, por asnjë fjalë nga vetja. E mora tekstin e Ismailit nga fillimi deri në fund. Mora idenë e Ismailit, se ai luan shumë me idenë. Ishte arkivisti i radios. Këto fshatarët që lanë krrabën, dolën malit dhe donin të bëheshin borgjezë. Ky është gjenialiteti i Ismailit. Është parashikues i jashtëzakonshëm. Ashtu ndodhi vërtetë,”-u shpreh i ndjeri.

Për bashkëveprimin me Kadarenë dhe adhurimin që kishin për të, ka folur qartë edhe aktorja Elvira Diamanti, e cila luan rolin e Teutës, një prej personazheve kryesorë të filmit. Ajo e kujton takimin me shkrimtarin si momentin më të vështirë të xhirimeve, duke përshkruar frikën se portreti i saj, nuk do t’i përputhej fantazisë së tij për Teutën…

“Që unë do të luaja një film kjo ishtë një gjë shumë e bukur. Por që do të luaja një nga personazhet e Kadaresë, kjo ishte e jashtëzakonshme. Ka qënë idhulli im. Në sheshxhirim vjen Helena dhe Ismail Kadare. Pyet Ismaili: Kush e luan Teutën? Unë kisha ngrirë kaq shumë dhe nuk e di si u zvogëlova brenda rrobave, mundësisht të zhdukesha. Të zhbëhesha. Mendoja se do ta zhgënjej, se kushedi si e ka përfytyruar Teutën. Dhe do i dal unë ndërkohë, një gocë as 50 kile. Por jo…,”- rrëfente Elvira Diamanti.

DIMRI I MADH

“Ballë për ballë” është film artistik i metrazhit të gjatë, prodhuar në Shqipëri më 1979, po ashtu me regji të Kujtim Çashkut, por kësaj here me ndihmë nga Piro Milkani. Gjithë skenat janë bazuar nga libvri, me personazh kryesor Besnik Bermemën, përkthyes në konferencën e partive komuiste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël.

Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar në Pashaliman të cilën Sovjetikët nuk arrtitën ta përvetësonin. Çdo gërmë e shkuar nga Kadare, është e interpretuar në mënyrë të denjë nga të barabartët me të në kinematografi. Në role kryesore, u besuan: Sulejman Pitarka, edhe njëherë Bujar Lako, Agim Shuke, Kadri Roshi, Sheri Mita, Mevlan Shanaj dhe sigurisht… Timo Flloko. Ajka e kinemasë për më të mirin e letërsisë shqipe.

VITI I MBRAPSHTË

Koha e Kometës është film shqiptar, ndër më të fundit që është bazuar në skenarin e shkrimtarit, duke dalë për publikun vetëm në vitin 2008. Fatmir Koçi vendosi të risjellë ngjarjet, duke u kthyer shumë pas, në Shqipërinë e 1914. Gjatë kësaj kohe princi gjerman u caktua mbret i shqiptarëve dhe merr një letër nga fanatikët myslimanë që të bëhet synet, por ai nuk pranon. Shestani (mysliman) dhe katër shokë të tij nisen që të luftojnë për lirinë e Atdheut dhe gjatë rrugës, takon Agnesën një vajzë katolike, të cilën po e dërgojnë në Manastir kundër dëshirës së saj.

Shestani dhe Agnesa bien në dashuri dhe në vënd që të gjejë luftën, që ndryshon dhe zhvendoset, ai gjen dashurinë. Për pasojë Shestani braktis luftën dhe kthehet me Agnesën në shtëpi. Rolet u janë besuar aktorëve të rinj, por nuk mungojnë as emra me peshë si: Xhevdet Ferri dhe Çun Lajçi. Karakterin e Shestanit, e luan më së miri Blerim Destani, i shoqëruar në skenë nga Masiela Lusha.

Para

Biznesmenët dallaverexhinj, tmerr prej Altin Dumanit, anulohet tenderi për përgjuesit e BKH-së

Pas

U gjet i plagosur në Shëngjin, Policia jep detaje: 22-vjeçari ka rënë nga një lokal

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.