E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

A do ti kërkojë llogari Kuvendi Guvernatorit Gent Sejko pas vetëflijimit të Pal Trashajt?

Korrieri nga Korrieri
05.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
A do ti kërkojë llogari Kuvendi Guvernatorit Gent Sejko pas vetëflijimit të Pal Trashajt?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Përpos rendit të ditës, pjesë e diskutimeve në seancën e sotme plenare është bërë edhe vetëvrasja e Pal Trashaj para godinës së SPAK, për shkak të një kredie që kishte marrë pranë MCA. Trashaj është viktima e parë e kompanive të mbledhjes së kredive të këqija. Depuetët në Kuvend kanë diskutuar rastin e 63-vjeçarit dhe kërkojnë një sqarim nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gament Bardhi tha se Trashaj nuk është rasti i vetëm, ndërsa përgjegjës bëri Guvernatorinë e Bankës së Shqipërise, i cili sipas tij ka përgjegjësi ligjore. Sipas tij, askush nuk flet për abuzimet në Bankën e Shqipërisë edhe pse në media janë të publikuara edhe me fakte. Bardhi në fund u shpreh se vetëvrasja e Pal Trashajt është përgjegjësi e të gjithëve dhe duhet të lexohet njoftimi i Prokurorisë së Tiranës për Bankën e Shqipërisë dhe të mos mbyllen sytë nga Gent Sejko.

“Guvernatori i Bankës së Shqipërise ka përgjegjësi ligjore. Po ne e dimë që ti marrësh shtëpinë dhe pasurinë një familje shqiptare, është njësoj si ti marrësh jetën.  Ata kanë punuar për të pasur një shtëpi dhe e gjen veten nga 700 mijë lekë kredi në 7 milionë lekë. Kjo  nuk është çështje që duhet të na ndaj ne kemi pjekurinë për ti shërbyer këtyre qytetarëve duke evidentuar përgjegjësit e guvernatorit dhe arsyet që e kanë cuar atë që të mos veprojë në kohë, si i ka licensuar këto kompani dhe kur ka vepruar që ti heq licensën. Për këto guvernatori i Bankës do të duhet që të jap llogari në Kuvend. Duhet të hetojmë nëse interesat e kompanive të lidhura me Guvernatorin e Shqipërisë e kane nxitur atë të mos ndërmarrë veprime”, tha Bardhi.

Në replikë ndaj demokratit, deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, tha se nuk mund të përdoret ajo ngjarje për të sulmuar institucionet e pavarura. Shalsi shtoi se nuk e mbështeste gjuhën e përdorur nga Bardhi për denoncimin e rastit dhe akuzat që demokrati ngriti ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ku sipas tij nuk është një ‘halabak rrugësh”.

“Po merrem shumë seriozisht me atë rast që të kuptoj pse ka ndodhur dhe kush janë faktorët. Nuk janë prokuror, por nuk mund të them që i kanë marrë shtëpinë kur nuk janë kanë marrë. Flisni për Gent Sejkon, por është guvernator, nuk është halabak rrugësh. E thërritëm, do vazhdojmë. Por mos bëni qaramanin, ejani, analizoni, mos u bëni edhe specialistë të midhjes dhe të peshkut me një fjalor aspak të denjë, jo për deputet por edhe për kafet e nderuara të Tiranës. Më të kujdeshëm…mendoni pak përpara atë që thoni. Edhe në etiketime edhe në fjalët që mbajmë,”-tha Shalsi.

Pas tyre një reagim erdhi edhe nga deputeti Erion Braçe, i cili po ashtu tregoi se ngjarja është e dhimbshme dhe nuk duhet të përdoret, duke reshtuar disa sqarime në lidhje me normën efektive të interesit të Bankës së Shqipërisë. Sa i përket thirrjes në Kuvend të Gent Sejkos, Braçe u shpreh se tashmë është thirrur dy here dhe ka dhënë sqarime me detaje.

“Çfarë ka bërë BSH ka futur konceptin e normës efektive të interesit. Interesat kanë rënë më 5 herë. Kur fola atëherë isha komunisti që nuk e doja sistemin privat. Tani do abuzuar me Pal Trashajn se duhet populizmi. Guvernatori është thirrur 2 herë dhe ka dhënë sqarime me detaje për të kuptuar ne përmasën e gjësë. Natyrisht për të çliruar ata njerëz që janë bërë pjesë e këtij zinxhiri. Ka ndodhur që guvernatori mund të thirret sërish..”-tha Braçe.

Para

Kush është Keir Starmer, ish-prokuror dhe djali i dy punëtorëve që do t’i bëjë Laburistët përsëri të mëdhenj

Pas

Kush e favorizon tregun ilegal të kafshëve të rralla

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.