E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mamaja më tha mos, mos”, zbardhet dëshmia e plotë e Azgan Mërnicës që ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’

Korrieri nga Korrieri
12.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Mamaja më tha mos, mos”, zbardhet dëshmia e plotë e Azgan Mërnicës që ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ka thyer heshtjen Azgan Mërnica, personi që ekzekutoi në muajin Maj 2024 me një plumb të vetëm punonjësin e Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

I riu që u vetëdorëzua në polici, pas 48 orëve që u kërkua në fshatrat e Fierit, është bërë pishman për kryerjen e vrasjes së policit, duke shfaqur pendesë.

“…ndihem i penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës…” – ka deklaruar para hetuesve të çështjes, Azgan Mërnica.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mundur të sigurojë të plotë dëshminë e Mërnicës dhe akte të tjera të dosjes penale me Nr. 689, ku të gjitha provat e grumbulluara nga policia kriminale, si dëshmitarë, pamjet filmike të një biznesi, e deri tek dëshmia e nënës së tij, nxjerrin si autor të vrasjes së Novruz Cenalia, 23-vjeçarin Azgan Mërnica.

Nga ambientet e burgut të Fierit, i riu Mërnica ka treguar para hetuesve të policisë, se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër pasi në një kthesë të fortë në fshatin Baltëz, ai për paksa nuk është përplasur me mjetin që drejtohej nga polici Cenalia, i cili në atë moment ishte i veshur me uniformën e kuqe të skuadrës “Shqiponja”.

Ndaj të riut zhvillohen hetime për akuzën e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, dy akuza këto që e çojnë automatikisht në një dënim me burgim të përjetshëm.

Teksa është marrë në pyetje për llogari të hetimit me Nr.689 Azgan Mërnica e kujton kështu momentin kur ka kryer krimin e rëndë të vrasjes së punonjësit të policisë në datën 13 Maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit.

“…kur kthehesh direkt nga drejtimi që vjen për tu futur në rrugën e Baltzës, sapo marr kthesën me makinë dhe futem për në rrugën e Baltzës, drejt meje po vinte një autoveturë që mu duk si “Benz” dhe besoj se ishte ngjyrë e zezë. Unë me makinën time, në kthesë e kam prerë menjëherë timonin për të marrë kthesën, pash që shoferi i makinës ma bëri me shenjë dhe nga mimika mu duk se më shau, por unë nuk dëgjova sharje. Pashë vetëm nga gjestet që bëri dhe personi që drejtonte “Benzin”, ndaloi direkt makinën dhe më pas ndalova edhe unë makinën pak më përpara dyqanit. Të dy në hapëm dyert e makinës dhe unë zbrita nga mjeti. Me drejtuesin e “Benzit” këmbyem fjalë nga makinat me dyer të hapura. Unë i them: “…për ça më shave…” dhe ai vijoi të më shajë prap. Atëherë unë u drejtova drejt tij dhe ai u drejtua drejt meje, unë i thashë: “…mos shaj se jam me njerëz…” dhe në këto momente shkëmbejmë sharje me njëri-tjetrin. Për një moment personi që zbriti nga “Benzi” vuri dorën në armë dhe në këtë kohë e nxjerr edhe unë nga çanta armën që kisha me vete dhe e mbush, afrohem afër personit dhe i them:“…për ça më shave…”? Personi në fjalë bëri gjeste me pistoletë dhe mu duk sikur e mbushi dhe unë e kisha nxjerrë pistoletën nga çanta e mbusha dhe e qëllova i pari dhe personi u rrëzua menjëherë në tokë…”.

Më tej Azgan Mërniza ka vijuar dëshminë e tij, duke treguar se gjatë shkëmbimit të sharjeve me njëri-tjetrin mamaja ime më kujtohet që ka folur duke më thënë që “mos… mos….”.

“…por mbasi e qëllova me armë personin dhe u rrëzua në tokë, unë menjëherë kam shkuar te makina, kam marrë mamanë në makinë dhe kam ikur në drejtim të fshatit Sulaj. Kam zbritur mamanë tek shtëpia ime dhe më pas kam çuar makinën tek oborri i shtëpisë së dajës tim në Sulaj dhe më pas kam ikur direkt me vrap për në drejtim të pyllit të Semanit, ku dhe kam qëndruar i fshehur për tre ditë rresht deri në darkë, ku kam shkuar te shtëpia e gjyshit tim Çerki, e cila ndodhet rreth 100 metër larg shtëpisë time, aty kam gjetur mamanë time, dajën Gentjan Selaci, gjyshin Çerki, të cilët më thanë do të dorëzojmë dhe as pesë minuta erdhi makina që më solli në polici….”-ka treguar dinamikën e lëvizjeve Azgan Mërnica.

Në lidhje me armën e zjarrit, i hetuari Mërnica ka deklaruar dhe arsyet se pse mbante me vete armën e zjarrit:

“…kur kam dalë nga shtëpia pistoletën e kisha me vete që në mëngjes, pasi mua më është dënuar vëllai im për vrasje dhe ndihesha i kërcënuar, kjo ishte arsyeja që e mbaja me vete armën…”.

Sipas tij ai kishte tre-katër ditë që e kishte gjetur armën e zjarrit dhe e mbante me vete në çantën marsup.

“…Pistoletën e kam hedhur bashkë me çantën gjatë kohës që ecja nëpër kanale, në zonë të pyllëzuar me ferra dhe shkurre….”

Ndërsa, në lidhje me viktimën Novruz Cenaliaj dhe nëse kishte njohje me të, Mërnica ka përshkruar viktimën dhe duke pohuar se ka konstatuar se ai ishte i veshur si polic.

Në përfundim të deklarimeve, i hetuari Mërnica është shprehur se i vjen keq përsa ka ndodhur, ndihet i penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës./Oranews

Para

Xhensila thumbon keq Besin për ditëlindjen e Ajkës

Pas

ALARMI! Mos e konsumoni këtë sallam që gjendet në marketet tona, është importuar nga Italia dhe ka prani të listerisë

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.