E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse janë të rrezikshëm termusët në plazh

Korrieri nga Korrieri
03.08.2024
në Aktualitet
A A
Pse janë të rrezikshëm termusët në plazh
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Pse janë të rrezikshme termuset në plazh?

Dikush mund të gjykojë se turistët nëpër botë marrin ujë, verë dhe ushqime të shpejta në çadër dhe nuk ka asnjë arsye që termusi të shpallet armiku publik numër një.

Por përtej tyre, duhet t’i themi e pranojmë se ka plot arsye bindëse që justifikojnë ndalimin e termusit në plazh.

1.Siguria Kombëtare: Termusi mund të përdoret për transportin e lëngjeve të rrezikshme… si çaj apo kafe. Imagjino një plazh plot me njerëz të energjizuar nga kafeina.

2.Ruajtja e Traditave: Termusët janë një shpikje perëndimore që nuk kanë lidhje me traditën tonë me gjym, broke apo sofër.

3.Ndihmojmë biznesin dhe konsumatorin: Me ndalimin e termusëve, kioskat në plazh shesin më shumë lëngje me çmime të kripura! Duke e blerë një shishe ujë sa një shishe me mjaltë, pushuesi ndërgjegjësohet si për dobinë e mjaltit ashtu edhe për mrekullinë e ujit.

4.Ekologjia Plazhit:
Plastikë? Pse jo?.Kanaçe birre? Patjetër. Termus? JO! Termusi është thjesht një horror ekologjik që duhet ndaluar.

5.Shendeti mbi të gjitha:
Termusët mund të mbajnë lëngje të ftohta apo të nxehta për orë të tëra. Nëse dikush e harron një termus pa hapur për një kohë të gjatë, ai mund të kthehet në një burim bakteriesh të rrezikshme, që mund të shpërndahen në të gjithë plazhin. Ndaj, ndalimi i termuseve është një masë parandaluese për shëndetin publik.

6.Estetika: Imagjinoni rërën e bardhë dhe detin e kaltër, ndërsa në mes të këtij peizazhi të mrekullueshëm ndodhet një termus plastik. Sado i bukur të duket ai, prish harmoninë vizuale dhe estetikën natyrore të plazhit.

7.Luftojme kopracinë:
Duke mbajtur termus, pushuesi priret të shpenzojë me pak para. Paraja është burim i se keqes, ajo dihet që sjell lakmi, zili, xhelozi! Sa më pak para aq më shumë shijon gjërat që ke falas si psh futjen në det!

Ndërkohë që mund të ketë njerëz të nervozuar nga ky kufizim, duhet kuptuar që çdo gjë bëhet për të mirën e tyre në veçanti dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Pushteti lokal pritet të bëj një propozim që perdorimi i termusit në plazhe të konsiderohet veper penale.

Në këtë mënyrë tabelat që shkruajne “ndalohet termusi” do të kenë edhe një bazë të fortë ligjore nga pas!

Para

“Për ça ta ha unë…?”/ Pushtonte ‘kopertinat’, ç’thoshte dikur Trejsi Sejdini për Leonard Dukën: Jam sekssimbol, s’kam lidhje me bandat

Pas

U ekstradua nga Belgjika, GJKKO lë në burg, Leonard Dukën!

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Doktor Ilir Alihemehmeti, më fal që s’të votoj dot në 11 maj!

Ilir Alimehmeti gati të kandidojë për PD-në, për Bashkinë e Tiranës

11.11.2026
10.4k
A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

10.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.