E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

GJOBA për mungesat në Kuvend, njihuni me deputetët ‘dembela’ në Shqipëri: Nga 10 deri në 60 mijë lekë heqje të pagës!

Korrieri nga Korrieri
12.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
GJOBA për mungesat në Kuvend, njihuni me deputetët ‘dembela’ në Shqipëri: Nga 10 deri në 60 mijë lekë heqje të pagës!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë për mungesë të pjesëmarrjes në seancë plenare apo në komisione.

Gjatë muajit korrik, mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar, ku 15 prej tyre kanë munguar.

Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e kanë marrë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë

Rekordi për penalitetin më të lartë në pagë e mban opozita. Deputetja Oriola Nebiajka sërish shifrën më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik. Deputetja Andia Ulliri është dënuar me një gjobë prej 51 mijë lekësh, ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh.

Janë 13 deputetë në radhët e së djathtëve, të cilët kanë marrë dhe gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë heqje të pagës. Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre. Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë.

Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkoi rreth 395 mijë lekë kurse e ministrave në rreth 318 mijë lekë bruto. Pikërisht në maj të vitit të kaluar Parlamenti votoi për rritjen e pagave për deputetët, ministrat, presidentin, kryeministrin dhe punonjësit e administratës publike. Sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve u dyfishua nga 156.770 lekë në 310.250 lekë (2.820 euro), ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto (2.897 euro).

Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, paga iu në thuajse 400.000 lekë (3.636 euro) nga 228.000 lekë. Paga e presidentit shkoi në 425 mijë lekë (3.863 euro) nga 257 mijë lekë. Bashkë me pagat u rritën edhe shpërblimet duke përfshirë rimbursimin e karburantit, qirasë dhe telefonit. Ndërkaq, shpërblimet nuk janë unifikuar, e për rrjedhojë, ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë çdo muaj.

Pasqyra financiare tregoi se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament.

Nga borderorja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 mln lekë të vjetër.

Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.

Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.

Para

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë-Thumanë, plagoset një nga shoferët

Pas

Vr*sja u raportua si aksidentale, Drejtori i Policisë “ultimatum”: Të nisin hetimet për vdekjen e 42-vjeçarit! 

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.