E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

E vrau dhe shkoi t’i hidhte 50 euro, Çopja rrëfehej në Sky: Gruaja rumune e qante “…Endrit jubira miaaaa…”, Talo p*llë k*** 

Korrieri nga Korrieri
28.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
E vrau dhe shkoi t’i hidhte 50 euro, Çopja rrëfehej në Sky: Gruaja rumune e qante “…Endrit jubira miaaaa…”, Talo p*llë k*** 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një nga episodet më të rënda ku pasqyrohen vrasjet në seri të grupit “Çopja” dhe grupit të Erjon Alibej, është momenti i masakrës me tre të vrarë në Bradashesh, ku një ditë më pas organizatori dhe financuesi kryesor i vrasjeve shkon në varrimin e “gjahut” të tij, Endrit Alibej.

Një veprim ky që në komunikimet “Sky” tregohet me shumë mburrje nga Franc Çopja, tek i afërmi i tij Renato Musaku, i cili mësohet të jetë shpallur në kërkim për akuzën e “Përkrahjes së autorëve të krimit” në formën e “Organizatës kriminale”.

Duhet shumë guxim i madh dhe njëherësh duhet të jesh njeri jo normal për të kryer veprime të tilla, ku pasi ke vrarë shokun e ngushtë dhe bashkëpunëtorin tënd në trafikun e kokainës, një ditë më pas t’i shkosh në varrim atij dhe solidarizohesh me familjarët duke i hedhur 50 euro në formë ngushëllimi.

Në bisedat e “Sky”, Franc Çopja i përshkruan kushëririt të tij Renato Musaku dhe situatën e rëndë që ishte në familjen e Endrit Alibej, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit qante në gjuhën e saj Rumune duke thënë: “…Endrit jubira miaaaa…”

Sipas të dhënave pjesore të siguruara nga gazetari i “Ora Neës” Elton Qyno, shtatë muaj pasi skuadra e Talo Çelës kishin kryer vrasjen e trefishtë, financuesi i kësaj vrasjeje Franc Çopja flet me një person tjetër, duke i thënë se një shtetas me nofkën “Bjondi” nuk është ndarë mirë me Hajdar Bakon, por sërisht ata nuk janë vrarë me njëri-tjetrin, siç po bënin me Endrit dhe Erjon Alibej.

Franci i shkruan se: “…në fakt këto janë njohur prej Darit. Se dhe ne me “Bjondin” s’jemi ndarë mirë me i fjalë, jo me të vrame. Se ika unë, i piva kafe, i hodha një 50 euro, kur vdiq ai “Tarzani”. Gjasme ato të vrasin e të vinë të pinë kafen…”.

Personi tjetër ia kthen mesazhin duke qeshur: ”…hahahahaha, e ke bo këtë punë ti? Nejse shofim tani, ça do nxjerin. Atij tatit i ka shku llafi 100 për qind…”.

Por Franc Çopja sërish i shkruan, duke i thënë se nuk ka shkuar vetëm njëherë për ngushëllim, por dy herë, edhe në varrim edhe pas varrimit.

“…si e kam ba???. Kam shku dy herë unë o robo dhe para se me varros dhe masi e varrosën, i hodha një 50 eurosh… Shok për shpirt të Shpëtimit, si kisha shku, por m’kan ardh 3 vjet rrjesht kahu siç i vajtja, me t’puthme me përqafime…”.

Personi tjetër ia kthen duke i shkruar: “…hahaha, po ça bo be plakun mer burr. Ç’ja q*** robt mo shku ku i kan…”.

Më tej i njëjti person e pyet Franc Çopjan se kush është ky “Tarzani”…?

Dhe Franci ia kthen duke i shkruar si më poshtë vijon: “…Tarzani a ky para veti 3, ke “Reng-Roveri” hahaha këtë që se kapshin plumbat Rob q***…”.

Ndërkohë një vit e gjysmë nga masakra në Bradashesh të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri dhe miku turk Erdal Duranay, kapoja i grupit Franc Çopja, nga Dubai, komunikon me kushëririn e tij në Elbasan, Renato Musaku, ky i fundit një tregtar makinash.

Franc Çopja, në bisedë i thotë Renato Musakut, se Talo Çela dhe personat e tjerë të grupit të tij kanë gabuar nga mendjemadhësia, janë hallakatur dhe kanë biseduar me persona të tretë për ngjarjet kriminale, ku kanë marrë pjesë dhe duhet të ishin mbajtur nën kontroll pasi Franci, nuk i ka pas planifikuar kështu rrjedhën e ngjarjeve dhe veprimet e Talos dhe grupit të tij pas ngjarjeve mund të ndikojnë në zbardhjen e tyre.

Gjithashtu, Franci shprehet se anëtarët e familjes (Alibej) kanë qenë në ajër pasi nuk e kanë pasur dijeni se nga i vinte problem, kush ishin personat që kanë financuar dhe porositur vrasjen e familjarëve të tyre.

Franc Çopja, informon Renato Musaku, se, ai (Franci) ka shkuar edhe për vaki dhe ka hedhur 50 Euro dhe ju ka thënë me ironi: “…t’i rrojnë familjarët!…” dhe jep detajet për bashkëshorten e të ndjerit Endrit Alibej, e cila sipas tij qante në gjuhën rumune.

Në “Sky” Franci shprehet se: “…ato janë legena dhe sp***ë e keqe, është turp ti quash armiq”.

Por në fund kushëriri i tij, Renato Musaku e këshillon Franc Çopjan se duhet ta vendosi në vijë përsëri grupin e tij të vrasësve me pagesë.

Franci i shkruan Renatos duke i thënë se grupi i tij është dëmtuar që kur u arrestua ai kalamani, duke nënkuptuar Klevis Allën, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësisë, por më pas doli që kishte gënjyer prokurorët duke thënë qëllimisht emrat e Talo Çelës dhe Altin Ndocit në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Prill 2020 në Durrës.

“…u zbulun ato të gjithë. Po çar ti baj Talos unë, fluturon me bisht në bythë. Se ato ishin ajrorë, s’dishin gja nga po i vinte. Po Talo b*ja, iku me i ven aty doli pastaj gaboi. Iku nga menja vet Talo, si pall k**i, tha e njof unë këtë shkoj unë i them. Kjo punë s’do trima budallej. Unë ja thash live atyne, majeni men i thash ato thanë vari k**n, këtij kalamanit. Kur re ti burg, u zhduka unë s’dilja ma lirshem s’ikja ma as Shqipri. Bana ca lekë, ene hec babeeee ça ti baja??? Ika i piva një kafe, i hodha i 50 eurosh. Trroni vet, ti rrojnë dashmit i thashë hahahaha…”.

Dhe Musaku ia kthen me të qeshur: “…hahahaha…”.

Dhe sërisht Franc Çopja vijon t’i shkruajë duke i përshkruar situatën e rëndë në shtëpinë e familjes Alibej duke shtuar:

“…qante ajo nusja atij… Endrit jubira miaaaa…, se e ka rumune…po b… vari k…n, s…me e keqe…Legena, turp me i thanë armik. Për zotin po u hallakatën m’brapa këta të tjerët, s’kishim shku kështu gjanat jo, si pata planifiku kështu…”.

Por Musaku i thotë duke vijuar të shkruajë: “…hahaha tamam, të degjenerum fare…”.

Ndërsa Çopja i thotë: “…po ngrit huna përpjet…”.

Dhe Musaku që ia kthen sërish duke i thënë: “…po duhesh me u majt pak ma në kontroll, po hajt ma duhet me pa si me i van në vijë prapë…”.

Më tej Franc Çopja në muajin maj 2020 flet në “Sky” me një person tjetër duke i thënë se ka 5 vjet është ngarkuar shumë duke u marrë dhe me vrasjet e kundërshtarëve të tij:

“…shoku jam i vogël me moshë, po kam 10 vjet pa pushim. Sidomos këtë 5 vjeçarin e funit, as familje asgja s’po shijoj. Mall, intriga, lek, vrite-prite, më hikën petlla…”.

Gjithashtu Franci më tej i shkruan se pendesa e Klevis Allës dhe sherri që ka bërë Nuredin Dumani me Talo Çelën për një makinë të qelbur i ka prishur shumë punë.

”…kanë qënë me mu bashkë të gjithë, për 1 makinë të qelbët ka nis gjithë puna prej atij mostrës së vogël. Na mori në qafë, na prishi shumë punë…”.

Pas pendesës së Klevis Allës, është arrestuar Altin Ndoci anëtar dhe vrasës me pagesë në grupin e “Çopjave”./Ora News 

Para

Kush është Andrew Bode që u arrestua sot, fshihej në banesën e kushëririt të Aleksandër Sadikajt 

Pas

Pas masakrës së Bradasheshit, Erjon Alibej rrëfen takimin me Suel Celën: Vëllanë ta vrau Franc Copja e Talo Cela

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

11.11.2026
10.4k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.