E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Edhe një herë për PENSIONET. A mjafton rritja e premtuar e tetorit? Çfarë duhet të ndodhë me skemën aktuale? 

Korrieri nga Korrieri
11.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Edhe një herë për PENSIONET. A mjafton rritja e premtuar e tetorit? Çfarë duhet të ndodhë me skemën aktuale? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sa herë që flitet për pensionet në vendin tonë (dhe ky është shqetësim i përditshëm), veç një tarife minimale, flitet dhe për skemën që ndryshon një herë në 10 vjet. Në fillim të tetorit është premtuar rritja e tyre në bazë të indeksimit. Nga ana tjetër po punohet me Bankën Botërore për të propozuar një skemë të re. Por a është e mjaftueshme kjo? A do të kenë një ditë shqiptarët pension dinjitoz për të përballuar moshën më të vështirë? Ka gjasë të mos ndodhë dhe për shumë vite. Skema kontribues përfitues mbetet gjithmonë problematike, pasi puna në të zezë, apo deklarim minimal i pagës si efekt i kontributeve është gjithmonë prezente. Shto këtu plakjen e popullsisë, ikjen e të rinjve, rëniet e lindjeve, tregues që pensioni do të mbetet minimal. Ka shumë propozime që vijnë për reformimin e skemës, por që kanë pak mundësi funksionimi, kur gjithashtu dhe çmimet e produkteve të shportës rriten nga viti në vit.

Çfarë propozojnë ekspertët?

Në një reformë të mundshme të pensioneve, sipas ekspertëve del si domosdoshmëri pensioni privat i detyrueshëm.  Po kështu ka një tezë të re në përshtatje me karakteristikat ekonomike të vendit tonë, logjika e kontributit për kontribuues, por mbetet e vështirë për tu realizuar për shkak të skemës deficitare të krijuar dhe që po thellohet nga faktorët e përmendur më sipër.

E sa i përket indeksimit të pensioneve, që fillon të zbatohet në 1 tetor, ekspertët shprehen se rritja e pritshme e pensioneve nuk e kompenson plotësisht rritjen e çmimeve të shportës së produkteve të konsumit.

Një reformë e plotë e pensioneve do të nënkuptonte aktivizimin e të treja shtyllave; pensioni shtetëror, pension privat të detyrueshëm dhe pension privat vullnetar. Shtylla e parë dhe e tretë janë aktive në vendin tonë, ndërsa shtylla e dytë është inekzistente.

Propozimet e FMN dhe BB

Qeveria, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po shohin po disa opsione me qëllim të adresimit të mangësive që janë vënë re që nga reforma e vitit 2014. Ndryshimet e propozuara pritet të konsiderojnë zvogëlimin e viteve të kërkuara të kontributeve për pensionet dhe rishikimin e metodave të indeksimit të pensioneve, duke i lidhur rritjet e pensioneve me rritjen e mesatares së pagave.

Reforma synon të forcojë edhe forma të tjera të ndihmës ekonomike për pensionistët e përshtatshëm, si rritja e pensioneve sociale në përputhje me pragjet e varfërisë dhe zhvillimin e skemave private të pensioneve për të nxitur pjesëmarrjen e profesionistëve dhe individëve të punësuar vetë.

Një zgjidhje e propozuar është zvogëlimi i normës së kontributeve për sigurimet sociale. Ky zvogëlim mund të nxisë mundësi punësimi formal, veçanërisht për të ardhurat e ulëta.

Po kështu metoda e indeksimit së pensioneve pritet të ndryshohet me një fokus në përfitimin e atyre me pensione më të ulëta. Specialistët në fushë po eksplorojnë një formulë që do të rezultojë në një rritje më të madhe për pensionet më të ulëta krahasuar me ato më të lartat. Aktualisht, indeksimi bazohet në normat e inflacionit të pensionistëve. Vitin e kaluar, pati një rritje prej 8.6% (e reflektuar nga inflacioni i pensionistëve), por në terma praktikë, rritja është shumë më e vogël për pensionet më të ulëta krahasuar me ato më të lartat.

Për shembull, një pensionist në një zonë rurale që merr 10,000 lekë në muaj pa një rritje vetëm 860 lekë në tetor 2023, ndërsa një tjetër që merr 30,000 lekë në muaj pa një rritje prej 2,560 lekë, e cila është tri herë më e lartë. Një qasje përfshin një rritje me vlerë të fiksuar, ndërsa një opsion tjetër që po diskutohet është përputhja e përshtatjeve të pensioneve me rritjen e mesatares së pagave. Sipas INSTAT, një pensionist konsiderohet i varfër nëse pensioni mujor është më pak se gjysma e pagës mesatare të vendit. Kjo pabarazi është zgjeruar në vitet të fundit dhe po përshpejtohet.

Në vitin 2023 ka pasur një përshpejtim të numrit të pensioneve të pleqërisë, duke shënuar rritjen më të lartë në gjashtë vitet e fundit. Rreth 590,649 individë morën pensione të pleqërisë gjatë kësaj periudhe, përfaqësuar një rritje vjetore prej 3.1%. Kjo sjell në këtë mënyrë nevojën e një skeme më të mirë pasi numri i atyre që dalin në pension është më i madh se i kontribuesve, dhe pensioni minimal është gjithashtu i pamjaftueshëm për të përballuar kushtet minimale.

Para

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësueses, shqiptari dhunon gardianët e burgut në Britani (EMRI)

Pas

Ndryshon rrjedhja e krimit në Roskovec, djemtë e autorit të përfshirë në vrasje, çfarë thotë policia

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.