E premte, 20 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Corriere della Sera: Çmimet e çmendura të jugut shqiptar, ç’po ndodh me turistët?!

Korrieri nga Korrieri
16.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Corriere della Sera: Çmimet e çmendura të jugut shqiptar, ç’po ndodh me turistët?!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria mbyll sezonin veror me një tjetër rekord turistësh të huaj. Por rritja e ndjeshme e çmimeve të shërbimeve të ofruara në disa zona – deri në 90% krahasuar me një vit më parë – ka pasur shumë pasoja në kohëzgjatjen e qëndrimit, shpenzimet e përgjithshme dhe vendndodhjet e zgjedhura për pushime. Aq sa më shumë se një person i brendshëm flet për rrezikun se Shqipëria mund të bëjë të njëjtat gabime si Italia, Kroacia dhe Greqia. Në këto vende pas pandemisë së koronavirusit, çmimet u rritën shumë më tepër se norma e inflacionit, duke dekurajuar mijëra turistë që të vizitonin këto vendi. Ky është një vlerësim i parë i “Corriere della Sera” duke ndërthurur të dhënat zyrtare, numrat e operatorëve në sektor dhe ata të mbledhur.

Bumi i fluturimeve me kosto të ulët

Bumi i fluturimeve me kosto të ulët ka “vjedhur” punën e tragetëve që bëjnë rrugë midis Italisë dhe Durrësit. 3.5 milionë pasagjerë kaluan nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, 45.8% më shumë se tremujori i 2023.

“Nga këta, 1,35 milionë fluturuan ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë duke shënuar një rritje prej 47% krahasuar me një vit më parë,”-kështu shpjegon për “Corriere”, Piervittorio Farabbi, shefi operativ & menaxher përgjegjës i aeroportit shqiptar.

“Nga 1 janari deri më 10 shtator kemi pasur 7,6 milionë pasagjerë dhe tashmë i kemi tejkaluar shifrat për të gjithë vitin 2023 dhe presim ta mbyllim vitin me 10,5 milionë turistë.”

Akuzat

Por ndryshe nga dikur, këtë në vendin e shqiponjave një turist u gjend me çmime që ishin të barabarta me ato italiane. Kjo ka zemëruar vetë shqiptarët dhe e shtyu kryeministrin Edi Rama të ngrejë zërin në korrik.

“Në jug po shohim një rritje absurde. Kjo është vetëvrasje, rritjet e çmimeve do të kenë pasoja në verën e vitit 2025. Dhe është një turp që kjo po ndodh kur ne kemi hyrë në Champions League të turizmit mesdhetar”.

Krahasimi

Vëzhguesit vendas janë ata që bëjnë llogaritë, duke ngritur alarmin në jug. 60 euro ishin banesat më të përballueshme në jug, që vjet gjendeshin me 40-45 euro. Pa folur për dhomat e hotelit që kanë arritur në 500 euro.

Pasojat

Pasoja e parë, ndonëse ende me shifra rekord, u vu re në korrik kur – sipas Ministrisë së Turizmit – në Shqipëri hynë 1.8 milionë turistë të huaj, 2.7% më shumë se në korrik 2023. Në gusht erdhën edhe 2.2 milionë të tjerë. Në Shqipëri ka rënë edhe numri i kosovarëve që frekuentojnë plazhet, pasi këta të fundit këtë vit kishin mundësinë që të frekuentonin Europën falë liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian. Ndaj i takonte italianëve të kuptonin se, krahasuar me vitin 2023, pushimet përtej Adriatikut janë bërë më të shtrenjta në Jug dhe kështu kanë favorizuar pjesën tjetër të vendit.

Ku shkojnë turistët?

“Turistët nga Evropa Qendrore (Poloni, Sllovaki) këtë vit preferuan plazhet e Durazzo-s dhe Golemit,”-shpjegoi Farabbi. Ky i fundit tha edhe se kishin vënë re edhe një rritje të ndjeshme të vizitorëve që shkojnë në ekskursione në këmbë ose me biçikletë në veri dhe në vende të tjera, duke shmangur jugun e vendit.

Para

E frikshme në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Pas

Aksident i rëndë në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Nga Kategoria

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)
Aktualitet

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion
Aktualitet

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës
Aktualitet

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.