E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“I iku një pjesë e kafkës”/ Rrëfimi i turistëve që panë të fundit Armand Nelaj: Na tha të iknim… 

Korrieri nga Korrieri
27.09.2024
në Aktualitet
A A
“I iku një pjesë e kafkës”/ Rrëfimi i turistëve që panë të fundit Armand Nelaj: Na tha të iknim… 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dy turistë të huaj, njëri belg dhe tjetri anglez, ishin të parët që shkruan pranë Armand Nelajt, i cili kishte hedhur në erë veten me tritol. Mbrëmjen e 24 qershorit 2024, Nelaj kishte hyrë në ujë me qëllim për të vendosur tritol tek njëra nga anijet e dy vëllezërve Ilirjan Qirjako dhe Vasillaq Qirjako, pronarë të kompanisë “Finikas Sh.p.k”, që bënte linjën e tragetit Sarandë-Kretë. Por para se ta binte në traget, lënda plasëse i shpërtheu në dorë. E gjithë ngjarja është parë nga dy turistë të huaj, belgu Frederic Rousseaux dhe anglezi Nicholas Mccann, të cilët kanë treguar gjithë çfarë panë pranë Prokurorisë së Sarandës.

Dëshmia e tyre është zbardhur nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno.

“…Ishim afër zyrës së emigracionit, kemi vënë re një person i cili po vishte kostumin e zhytjes. Ne e kemi parë me dylbi që po vishej, por varka nuk lëvizte. Varka kishte ngjyrë të zezë si në gri dhe dukej se kishte një mbishkrim “forcë”. Pastaj jemi afruar tek varka e tij dhe kemi vënë re që ai ishte zhytur në ujë dhe po vinte rrotull varkës, tek pjesa e pasme e varkës, aty ku ndodhet motorri dhe po tërhiqte dy çata të zeza, të cilat pluskonin mbi ujë…”-kanë treguar dy turistët.

Në këtë moment e kanë pyetur nëse kishte nevojë për ndihmë dhe kanë zhvilluar bisedën e fundit me të, duke treguar se Nelaj u kishte kërkuar që të largoheshin. E ata ashtu bënë, por u kthyen pasi dëgjuan shpërthimin. Madje treguan edhe detaje lidhur me gjendjen në të cilën e gjetën trupin e tij. 

“…pasi po tërhiqte dy çanta me ngjyrë të zezë, ai u përgjigj se ishte në rregull dhe ne jemi larguar. Personi nuk kishte shumë dëshirë të fliste me ne, madje me maskë nëpër dhëmbë na ka folur.  Disa metra më tutje, pasi jemi larguar pas disa sekondash kemi dëgjuar një shpërthim shumë të fortë. Jemi afruar për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe kemi parë sende që po pluskonin mbi ujë. Personi që pamë i kishte ikur një pjesë e kafkës dhe i kishte dalë supi,“-treguan ata në dëshminë e tyre.

Lidhur me ngjarjen u arrestua miku i të ndjerit, Eridion Muho, por është ende e paqartë se cili ka qenë roli i tij. 35-vjeçari që sot është në praga rezulton të jetë pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours”. E po ashtu, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ai garoi për deputet nën siglën e partisë” Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit.

Para

Një profil fals denigronte nxënësit, drejtoresha e gjimnazit bën denoncim në Polici 

Pas

Vrau bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë merr vendimin FINAL për Fadil Kasemin 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.