E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjyshi shtypi nipin 2 vjeç me kamionçinë/ Si ndodhi tragjedia në Kamëz, vogëlushi kishte hyrë poshtë automjetit, familjarët dyshuan se…

Korrieri nga Korrieri
17.10.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Gjyshi shtypi nipin 2 vjeç me kamionçinë/ Si ndodhi tragjedia në Kamëz, vogëlushi kishte hyrë poshtë automjetit, familjarët dyshuan se…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje rrëqethëse janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë të mërkurë në familjen Markdoda në zonën e Kamzës, ku gjyshi aksidentalisht përplasi me automjet në oborrin e shtëpisë nipin e tij 2 vjeç.

Sipas informacioneve të siguruara nga familja dhe policia, fëmija ishte futur poshtë kamionçinës dhe kjo nuk ishte vënë re as nga gjyshi dhe as nga familjarët e tjerë.

Fillimisht këta të fundit mendonin se fëmija ishte rrëzuar nga kati i dytë i banesës, por ishte policia ajo që zbardhi ngjarjen e plotë.

Besar Bajraktaraj: Janë çështje delikate që për shkak të një pakujdesie e çdo individi mund të shkaktojë rrjedhën e jetës, jo vetëm të një personi, por edhe të gjithë familjes. Në fakt dita e sotme duhet të ishte një ditë e zakonshme për familjen Markdoda në zonën e Valiasit në Kamëz. Sipas njoftimit që policia ka bërë ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta. Ka qenë gjyshi i familjes i cili ka përplasur aksidentalisht nipin e mitur 2 vjeç i cili për pasojë ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Gjyshi ka qenë në banesën e tij, e ka nisur ditën e zakonshme duke konsumuar kafen e mëngjesit në banesë dhe ka ndezur automjetin dhe më pas është kthyer në banesë. Në momentin që ka dalë ai nuk e ka parë fëmijën 2 vjeç që kishte hyrë në pjesën e poshtme të automjetit, pasi bëhet fjalë për një automjet tip “kamionçinë”. Më pas ka manovruar duke ecur pas dhe ka dalë nga banesa. Ka dalë për të mbyllur portën e shtëpisë private dhe aty janë dëgjuar thirrjet e familjarëve të tjerë pasi kishin parë fëmijën 2 vjeç të aksidentuar.

Rudina Magjistari: Në kujdesin e kujt ishte fëmija në atë moment?

Besar Bajraktaraj: Ka pasur dhe persona të tjerë në fakt, por mund të themi se ka qenë një neglizhencë e momentit, pasi fëmija ka hyrë në pjesën e poshtme të automjetit dhe nuk është konstatuar as nga familjarët e tjerë. Është një ngjarje e rëndë që familjarët fillimisht kanë menduar se ishte rrëzuar nga kati i dytë i banesës, por më pas dhe me mbërritjen e policisë është sqaruar edhe gjithë dinamika. Është tentuar që t’i jepet ndihma e parë në spital, por i vogli ka ndërruar jetë në spital.

Rudina Magjistari: Ndërkohë me gjyshin e tij, është marrë ndonjë masë nga policia?

Besar Bajraktaraj: Gjyshi ka qenë në gjendje të rënduar. Dhe sot kur është pyetur nga policia ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Rudina Magjistari: A është në gjendje të lirë gjyshi tani?

Besar Bajraktaraj: Ai nuk është në gjende të lirë pasi duhet të përballet me përgjegjësi penale pasi është arrestuar nga policia, për shkaktim të aksidentit me pasoja të rënda që është edhe vdekja. Është një procedurë që policia e kryen, ndoshta më vonë do të ketë dhe një masë lehtësuese nga ana e gjykatës. Janë një sërë komponentësh që kanë ndikuar, fakti që fëmija ka ndërruar jetë ka qenë përgjegjësi e familjarëve. Ky rast është përsëritur, sepse ka pasur edhe raste të tjera. Ka pasur kategori të tilla të cilët kanë kryer aksidente të tilla.

Para

“Në shkollat 9-vjeçare konsumohet hashash”, psikologët ngrenë alarmin: Adoleshentët, probleme me shëndetin mendor

Pas

6 të arrestuar në Tiranë, DETAJET

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

11.11.2026
10.4k
“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k
Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.