E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Thellohet skandali me mbetjet toksike, historia e patreguar e mashtrimit te Hasmet Bedii Kurum , ndarja fiktive me Hatice Melek Kurum dhe qindra miliona euro te avulluara

Korrieri nga Korrieri
19.10.2024
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider
A A
Thellohet skandali me mbetjet toksike, historia e patreguar e mashtrimit te Hasmet Bedii Kurum , ndarja fiktive me Hatice Melek Kurum dhe qindra miliona euro te avulluara
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Thellohet skandali me mbetjet toksike, historia e patreguar e mashtrimit te Hasmet Bedii Kurum , ndarja fiktive me Hatice Melek Kurum dhe qindra miliona euro te avulluara

Sektori i prodhimit të çelikut në Turqi është një ndër hapësirat e binzesit ku janë aplikuar ndër vite skema gjigante mashtrimi të bankave, organeve tatimore dhe mes biznesmenësh sipas mediave turke. 

Skandali i mbetjeve toksike të Kurum në Shqipëri na bëri neve të Gazeta Korrieri të kërkojmë më tej në lidhje em aktivitetin e biznesmenit kontravers Hasmet Bedii Kurum dhe familjes së tij, e cila ka qenë në qendër të një skandali të madh mashtrimi me qindra miliona euro Cash, pasuri të paluajtshme etj. 

Një skemë allaturka, Kurum International e skandalit të mbetjeve i dha kredi vetes, shmangu taksat dhe një falimentim i dyshimtë

Mashtrimi në Turqi, Hasmet Bedii Kurum mori borxh të madh dhe shpalli faliment 

Skema e mashtrimit me bankat në Turqi ishte thurur ndër vite nga Hasmet Bedii Kurum dhe Hatice Melek Kurum, kjo e fundit pronarja në letra e kompanisë Kurum International sha në Shqipëri. 

Çifti duket se ka aplikuar të njëjtën skemë mashtrimi si në Turqi ashtu edhe në Shqipëri duke marrë borxh nga bankat përmes përdorimit të kompanisë si kolateral, pasuri të cilat në fakt nuk i përkisnin më kompanisë, por ishin shpërndarë më herët nga Hasmet Bedii Kurum te bashkëshortja, me të cilën rezulton i divorcuar “në letra” dhe të afërmit e tjerë me qëllim shmangien e sekuestrimit pas shpalljes së falimentit, shkruan Gazeta Korrieri.

E gjithë skema doli në pah në vitetr 2013-2014 kur kompania turke Kurum Demir duhej të niste të paguante borxhet e mëdha të marra nga bankat turke dhe britanike më herët.
Por, gjatë kësaj periudhe, sipas Sabah, në vend që të paguante borxhet dhe të vijonte punën, Hasmet Bedii Kurum shpërndau pasuritë e kompanisë dhe transferoi paratë te njerëzit e afërt duke e boshatisur kështu kompaninë, të cilën më pas do ta çonte drejt falimentit. Plani ishte që në momentin që do të shpallej falimenti, bankat të mos kishin se çfarë të merrnin mbrapshtë për kreditë e dhëna. 

Bëhet fjalë një “gol” mbi 200 milion euro. Dhe kështu ndodhi, Hasmet Bedii Kurum i “gëzoi” paratë pasi kur autoritetet ndërhynë në vitin 2016, ata gjetën një kompani bosh, pa asnjë kolateral dhe pasuri, ndërkohë që me herët gjithçka i ishte transferuar bashkëshortes së tij Hatice Melek Kurum, me të cilën më parë u kujdes që të divorcohej gjoja. 

Mashtrimi në Shqipëri! Borxh nga bankat dhe pastaj faliment 

Skema e ndjekur nga Hasmet Bedii Kurum dhe Hatice Melek Kurum në Turqi është aplikuar pikë për pikë edhe në Shqipëri me kompaninë Kurum International sha, e cila tani është në process falimentimi dhe ka një administrator të caktuar nga shteti të quajtur Lindita Kikino krahas të besuarit të Hasmet Bedii Kurum, të quajtur Erdal Demir, personi që nëse hetimet vijojnë përmbetjet duhet të shohë qelitë e burgut për zullumet që ka bërë gjatë këtyre viteve në Shqipëri. 

Thellohet skandali me mbetjet toksike, historia e patreguar e mashtrimit te Hasmet Bedii Kurum , ndarja fiktive me Hatice Melek Kurum dhe qindra miliona euro te avulluara

Ashtu si në Turqi, kompania Kurum International mori rreth 210 milion euro kredi përmes bilanceve fiktive në bankat shqiptare.

Ndërkohë që merrej kredi nga bankat duke mashtruar me bilancet, kompania boshatisej nga brenda duke shkaktuar një shqetësim të qeveria shqiptare dhe vetë bankat investitore, të cilat po shihnin aplikimin e një skeme klasike mashtrimi para syve të tyre.

Ky ishte momenti kur shteti shqiptar ndërhyri dhe miratoi një ligj të posaçem për Kurum, me qëllim që kompania të vijonte puinën dhe të shlyente kreditorët, pasi në të kundërt rrezikohej seriozisht stabiliteti bankar në vend. 

Thellohet skandali me mbetjet toksike, historia e patreguar e mashtrimit te Hasmet Bedii Kurum , ndarja fiktive me Hatice Melek Kurum dhe qindra miliona euro te avulluara

Siç duket edhe nga dokumentet e siguruara nga Gazeta Korrieri, kompania Kurum International sha është nën pronësinë e Hatice Melek Kurum, e cila thotë se jeton në Elbasan, por në fakt siç mëson Korrieri nga burime pranë kompanisë dhe do të faktojmë në vijim me foto, ajo jeton me bashkëshortin e saj Hasmet Bedii Kurum të ndarë në letra në Turqi. 

Çifti është divorcuar sipas gjykatës, dhe Hasmet Bedii Kurum rezulton pa prona, por në fakt është bashkëshortja e tij faktike Hatice Melek Kurum që administron pronat në emër të tij. 

SKANDALI i mbetjeve toksike, 816 ton drejt Azisë me “letra” false 

“816 tonë mbetje të rrezikshme, të cilat u nisën drejt Tajlandës dhe ngritën në alarm autoritetet vendase dhe të huaja, dolën nga KURUM në Elbasan si ‘oksid hekuri’.

Gazeta Korrieri ka mësuar ekskluzivisht se në doganë është paraqitur si dokument fatura e shitjes, e cila tregonte ‘oksid hekuri’, eksporti i të cilit është i lejuar, pasi nuk konsiderohet i rrezikshëm. Mbetjet janë transportuar nga KURUM në Elbasan drejt Durrësit nga kompania ‘Sokolaj’ shpk, e cila ka deklaruar gjithashtu dokumentacionin e blerjes.

Më herët Korrieri ka mësuar ekskluzivisht gjithashtu se firma turke, KURUM, e cila më herët kishte mohuar transportimin e lëndëve të rrezikshme, ia ka shitur kompanisë Sokolaj një ngarkesë për 40,800 dollarë. Kjo ngarkesë është deklaruar si rreth 2.8 milionë kilogramë oksid hekuri, dhe jo pluhur i furrave të çelikut, që është një lëndë shumë e rrezikshme dhe u konstatua më vonë nga autoritetet ndërkombëtare.

Në deklarimin e bërë në doganë më 4 korrik, ku u nis ngarkesa, thuhej se destinacioni final ishte Tajlanda, ndërsa kompania që e kishte marrë sasinë është GS MINERALS, e regjistruar në Rijeka të Kroacisë. E gjithë sasia nuk ka kaluar në kontrollin me skaner, pasi është lëndë në formë bulk dhe përjashtohet nga ky kontroll.

Gazeta kontaktoi me pronaren e firmës transportuese, Gjovana Sokolaj, e cila konfirmoi bashkëpunimin dhe kontratën me KURUM International.

Hetimet Për të gjitha shkeljet e dyshuara dhe për procesin e trajtimit të lëndës nga KURUM, që përfshin origjinën e mbetjeve të rrezikshme, transportin dhe kalimin në port, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet që prej 16 gushtit për veprën penale të ‘Kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara’, ‘transportimin e mbetjeve toksike’ dhe ‘shpërdorimin e detyrës’. Hetime po kryhen gjithashtu në bashkëpunim të ngushtë me OLAF dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Më herët, Ministria e Mjedisit konfirmoi për Gazeta Korrieri se sasia e lëndës është sjellë në Port nga Metalurgjiku në Elbasan, që administrohet nga Kurum, dhe u ngarkua në Durrës në kontejnerët e linjës ndërkombëtare MSC.

Dy anije, ‘Compton’ dhe ‘Candor’, që po transportonin njëra 41 kontejnerë dhe tjetra 61 kontejnerë, ishin nisur nga porti i Durrësit më 4 korrik dhe pritej të mbërrinin në destinacionin final, Tajlandë, midis 18 dhe 22 gushtit. Operatori ndërkombëtar Maersk, përmes një deklarate, tha se ngarkesa do të rikthehet në Shqipëri.” /Gazeta Korrieri 

Para

FOTO/ Afrim Qëndro bëhet me dy kulla luksoze në Vlorë

Pas

Meloni nuk “dorëzohet”, javën tjetër niset drejt Gjadrit grup i ri me emigrantë:Do marrim masa legjislative!

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.