E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbetjet TOKSIKE të ‘KURUM’, VOA: Firma “Sokolaj” i shkarkoi në një mjedis të hapur! 

Korrieri nga Korrieri
28.10.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Mbetjet TOKSIKE të ‘KURUM’, VOA: Firma “Sokolaj” i shkarkoi në një mjedis të hapur! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot 102 konteinerë me afro 2 mijë e 100 ton mbetje të dyshuara si pluhur helmues nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, që u kthyen në portin më të madh të Shqipërisë mëngjesin e të hënës me anijen Moliva ardhur nga Italia.

Konteinerët u nisën nga Durrësi më 4 korrik drejt Tajlandës, e cila refuzoi ngarkesën pas alarmit, që dha organizata joqeveritare “Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN”, se në të kishte mbetje të rrezikshme helmuese nga proceset metalurgjike.

Prokuroria urdhëroi Autoritetin Portual, Kapitenerinë, Doganën, Drejtorinë e Kufirit, Policinë dhe Hetimin Doganor për të sekuestruar si provë materiale “konteinerët, të cilët janë transportuar sipas deklaratës doganore R27224 më 4 korrik të këtij viti me eksportues Sokolaj sh.p.k. dhe marrës GS Minerals Doo”, për hetimet e nisura dy muaj më parë “me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse”.

Dy prokuroret Suela Beluli dhe Mediana Meta detajuan në urdhërin e tyre se sekuestrimi u krye bazuar në procedimin mbi nenet përkatëse të Kodit Penal nën dyshimet për “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “ndotje të ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, si dhe “shpërdorim detyre të funksionarit publik”.

Prokuroria u kërkoi autoriteteve që konteinerët e sekuestruar të mos hapen, por të depozitohen në një vend të sigurtë nga pikëpamja mjedisore e fizike dhe të monitorohen me kamera pa ndërprerë.

Dyshimet janë se firma Sokolaj nuk i ka deklaruar si “mbetje të rrezikshme” pluhurat metalurgjike dhe i ka shkarkuar në një mjedis të hapur në portin e Durrësit për t’i eksportuar më pas jashtë vendit.

BAN ka dyshime se transporte të tilla janë kryer periodikisht nga ky port.

Autoritetet shqiptare janë shprehur për “realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.

Ndërsa BAN i bëri thirrje Shqipërisë për transparencë një javë më parë, duke hapur “kontejnerët publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe të ndajë mostrat, që mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”.

BAN po ashtu ka shprehur gatishmërinë që të qëndrojë në Durrës për të mbështetur qeverinë shqiptare në kontrollin dhe trajtimin e konteinerëve.

Krahas prokurorisë së Durrësit, hetime po kryen edhe zyra e Bashkimit Europian kundër Mashtrimeve, OLAF./VOA

Para

Zhduket pa gjurmë shqiptarja në Itali, familja e shqetësuar: Kemi frikë mos i ka ndodhur diçka 

Pas

“Puç zemra!! “ SMS-të, zonja e Samir Manes, Eva Mane çon Monikën dhe vajzat në Disney Land dhe koncerin e Beyonce, Sava Bardhi pret biletat

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.