E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërkohet “peshku i madh”, mesazhe të koduara dhe kundërpërgjigje në trekëndëshin Berisha-Kryemadhi-Koka

Korrieri nga Korrieri
29.10.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Kërkohet “peshku i madh”, mesazhe të koduara dhe kundërpërgjigje në trekëndëshin Berisha-Kryemadhi-Koka
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mesazhe, prapaskena…kërkesa! Diçka po ndodh mes kryedemokratit Sali Berisha dhe deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Të gjithë reagimin zinxhir e nis një deklaratë që ish-ministri i Mjedisit (nga radhët e LSI) Lefter Koka bëri në gjyqin për inceneratorin e Elbasanit. Një ditë pas arrestimit të Ilir Metës, Koka foli me tone të forta në sallën e gjyqit duke drejtuar gishtin nga çifti Meta-Kryemadhi. Kur prokurorët përsëritën edhe njëherë akuzën e rezervimit të biletave, Koka ka nisur që të përmendë emra. Bëhet fjalë për Monika Kryemadhin. Për të, nuk është ai “peshku i madh” i historisë së inceneratorit dhe kërkoi nga hetuesit që, edhe pse e kanë bërë tashmë, të hapin telefonin e Kryemadhit dhe të nxjerrin bisedat e saj. 

“Jam i pafajshëm, e di gjithë Durrësi që jam biznesmen, nuk kam pasur nevojë të më blejë njeri bileta. As Mirel Mërtiri. E keni gabim e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin. Doni të luftoni korrupsionin? Hapni telefonin e Monika Kryemadhit. Peshkoni tek telefoni i Monika Kryemadhit, atje do dalë korrupsioni. Nuk e dënoni korrupsionin me mua. Unë isha ideatori? Unë i shpika koncesionet? Binduni që nuk jam unë peshku i madh dhe nuk do ta luftoni korrupsionin me Lefter Kokën. Në një moment u gjeta në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

Megjithëse u bë një vit hetim, konkluzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo Gjykatë do jetë presion por besoj që bëni drejtësi dhe do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit.  Në këtë histori nuk jam unë peshku i madh! Jam i pafajshëm, nuk më dënoni dot për korrupsion. Ju e ndatë dosjen që të më dënoni sa më shumë,”-tha në fjalën e tij Koka. 

Kaq mjaftoi! Lajmi u shpërnda kudo, edhe në telefonin e Sali Berishës, i cili edhe pse në “arrest shtëpie” nuk ngurroi që të dërgonte një mesazh për Kryemadhin. Po atë ditë, mbrëmjen e 25 tetorit, Berisha u kërkoi si Kryemadhit ashtu edhe ish-ministrit të Mjedisi, Lefter Koka që të flisnin për ‘peshkun e madh’ të 460 mijë eurove të inceneratorëve, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama. Kreu i PD-së akuzoi tërthorazi Kryemadhin se ajo i ka dhënë kryeministrit Edi Rama shumën prej 460 mijë eurove, ndërsa i bëri thirrje asaj që të sqaronte se kujt ia kishte dorëzuar këto para. 

“Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi. Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave. Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre. Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve,”– tha Berisha.

Edhe pse Koka është në burg, Berisha i kërkoi që të nxirrte edhe më shumë fakte. Madje edhe e paralajmëroi se nëse nuk fliste Koka, do i nxirrte ai informacionet gjatë komunikimeve që ka me qytetarët dhe mediat. 

“Ne politikanët u detyrohemi me çdo gjë qytetarëve që kanë vendosur besimin tek ne. U detyrohemi atyre pas Zotit më shumë se kujtdo tjetër. Ndaj dhe cilido që disponon dëshmira, fakte, dokumente për krimet monstruoze të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatave të tyre kriminale, duhet t’i bëjnë me guxim publike. Të dashur miq, sundimi i krimit është forma më e shëmtuar e diktaturave. Por si çdo diktaturë tjetër, të ardhme nuk ka. E ardhmja është e guximtarëve, e ardhmja është e qytetarëve që mbrojnë parimet që besojnë, që mbrojnë idealet që ndajnë me njëri-tjetrin. Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë. Koha të dha të drejtë. Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua. Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas,”- tha Berisha.

Por, sot në një konferencë me gazetarët, Berisha u shfaqe me tone më të buta. Teksa u pyet nëse me thirrjen e 3 netëve më parë po i kërkonte Kryemadhit që të kthehej në një “bashkëpunëtore të drejtësisë”, Berisha devijoi duke sulmuar sërish kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Sipas Berishës, kthimi i Kryemadhit në një ‘pentito’ do të ishte njësoj sikur të rrëfehej përpara vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani.

Para

“E gjeni te telefoni i Monikës”, Kryemadhi i përgjigjet Lefter Kokës: Ja kush është peshku i madh 

Pas

Karamele apo drogë? Analizat zbulojnë përbërjen e pilulës që u gjet në shkollë

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.