E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dosja “Çyrbja”, abuzim me hipotekimin e 42 mijë e 680 m2 në Shkallnur në emër të bandave, veç deputetit të PS-së, i pandehur ish-kyekomunari dhe juristi i ZVRPP

Korrieri nga Korrieri
07.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Dosja “Çyrbja”, abuzim me hipotekimin e 42 mijë e 680 m2 në Shkallnur në emër të bandave, veç deputetit të PS-së, i pandehur ish-kyekomunari dhe juristi i ZVRPP
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Zbardhet dosja penale, e cila është regjistruar në SPAK kundër ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili për shkak të kësaj çështje u detyrua të heqë dorë nga mandati i deputetit, me shpresën për ti shpëtuar ndjekjes penale nga prokuroria e posaçme SPAK dhe dosjen ta transferonte në Durrës.

Por vetëm 5 ditë, pasi Çyrbja kishte dorëzuar mandantin e deputetit dhe po bënte kalkulimet juridike për të dërguar dosjen e prokurorit Dritan Prençi në prokurorinë e Durrësit, në lojë ka hyrë një prokuror tjetër i SPAK, Adnand Xholi, i cili në mënyrë urgjente ka urdhëruar arrestimin e Çyrbes, në datën 20 Tetor 2024.

Kjo pasi SPAK, kishte hapur një çështje të dytë kundër deputetit të PS, për shkak se Çyrbja rezultonte përdoruesi i aplikacionit “Sky”, me të cilin mbante komunikime me Altin Hajrin, një person ky i shpallur në kërkim për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mundur të sigurojë të plotë dosjen penale që mban Nr. 127, për të cilën SPAK në 9 Tetor 2024, ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për ish-deputetin Çyrbja.

Ndërkohë, të pandehur për “Shpërdorim detyre” së bashku me Çyrben në këtë dosje janë marrë dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë si Hysen Gashi, ish-kryetar i Komunës Rrashbull, Qamil Lila ish-drejtor i Zyrës Bujqësore në Komunën Rrashbull, Ervis Mustafa, ish-specialist juridik pranë Hipotekës (ZVRPP) Durrës, Edlira Çollaku ish-juriste dhe E.D.

Lista e personave të pandehur shtohet dhe me disa emra të personave të tjerë që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë sipërfaqet e tokës në zonën e Rrashbullit dhe më pas i kanë shitur ato, duke fituar vlera monetare.

Në dosjen hetimore të siguruar nga “Ora News” thuhet se abuzimet e Jurgis Çyrbes, janë kryer gjatë periudhës 2015 kur zyrtari i PS, mbante postin e regjistruesit në hipotekën e Durrësit.

Kallëzimi për këtë rast është depozituar në SPAK në muajin Prill 2021 nga subjekti politik, Partia Demokratike, çka solli angazhimin e prokurorëve të zgjeronin hetimet.

Përgjatë 3 viteve hetime, janë zbuluar se Jurgis Çyrbja në cilësinë e regjistruesit të hipotekës së Durrësit në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe kryetarin e komunës Shkallnur, kanë kryer veprime duke shpërdoruar detyrën në 5 raste.

Bëhet fjalë për regjistrimin e 5 sipërfaqeve të tokë në fshatin Rrashbull, në emër të Selim Selimit, Mehmet Musaj, Shaban Hersit, Nazmi Gjeçit, Agron Xhafa dhe Marsida Merja.

Gazetari Qyno, ka zbuluar se ish-zyrtarët e hipotekës Durrës, ish-zyrtarët e komunës Shkallnur në bashkëpunim dhe me persona të tjerë në datën 25 Mars 2015 kanë regjistruar në mënyrë të padrejtë në emër të Selim Selimit sipërfaqen tokësore prej 5710m2.

Ndërkohë në 4 Maj 2015, të njëjtit zyrtarë kanë rregjistruar padrejtësisht në emër të Mehmet Musaj sipërfaqen tokësore prej 4500m2.

  • Marrëveshja në pikëpyetje – Me 4 dhjetor pritet vendimi i Gjykatës së Lartë Italiane mbi nocionin “vend i sigurtë” përcaktuar nga Meloni

Po në të njëjtën datë, në 4 Maj 2015, ish-zyrtarët kanë regjistruar padrejtësisht në emër të, Shaban Hersit, sipërfaqen e tokës në fshatin Shkallnur prej 5470m2.

Gjithashtu në 12 qershor 2015, të njëjtët zyrtarë kanë regjistruar në emër të shtetasit Nazim Gjeçit, sipërfaqen tokësore prej 13 mijë e 500m2.

Ndërkaq në emër të Agron Xhafa dhe Marsida Merja në datën 14 korrik 2015, është regjistruar një sipërfaqe tjetër tokësore prej 13 mijë e 500m2.

Në total bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 42 mijë e 680m2 tokë që është përfituar në mënyrë të padrejtë nga 6 shtetasit e mësipërm, të cilët sapo janë pajisur me çertifikatë pronësinë e kanë shitur tokën ose disa të tjerë e kanë vendosur në kolateral, për shkak se kanë marrë kredi në banka.

Hetimi ka zbuluar se sipërfaqet e tokës përmes një relacioni të vitit 2015 të nxjerrë nga komuna e Rrashbullit, janë shtuar në AMTP-të e vitit 1991 dhe 1992, duke bërë që 6 personat të përfitojnë tokë në mënyrë të padrejtë.

  • Nga mosbindje në debat civil për Buxhetin/ Opozita i rikthehet normalitetit në Kuvend, gati oponencën për lekët e shtetit

TË PANDEHURIT E DOSJES

– Jurgis Çyrbja, ish-kryetar ZVRPP në Durrës (Deputet i PS);

– Hysen Gashi, ish-kryetar i Komunës Rrashbull;

– Qamil Lila, ish-drejtor i Zyrës Bujqësore në Komunën Rrashbull;

– Ervis Mustafa, ish-specialist jurist në ZVRPP Durrës;

– Edlira Çollaku, ish-juriste.

  • Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro 

6 PËRFITUESIT E TOKËS

– Selim Selimi, përfitues i 5710 m2 tokë në Shkallnur;

– Mehmet Musaj, përfitues i 4500 m2 tokë në Shkallnur;

– Shaban Hersi, përfitues i 5470 m2 tokë në Shkallnur;

– Nazim Gjeci, përfitues i 13.500 m2 tokë në Shkallnur;

– Agron Xhafa dhe Marsida Merja, përfitues të 13.500m2 tokë në Shkallnur.

Para

“LUFTË” NË DOBRAÇ/ Del ekspertiza e makinës së viktimave: Një karikator ishte bosh. Në “Benz” u gjetën gjurmë dhe dokumente, çfarë u zbuluar  

Pas

“LUFTË” NË DOBRAÇ/ Del ekspertiza e makinës së viktimave: Një karikator ishte bosh. Në “Benz” u gjetën gjurmë dhe dokumente, po hetohen 

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.3k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë
Show Bizz

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.3k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.