E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Del SMS , çfarë i shkruan Evis Berberi ish-kreut të KESH Benet Beci dhe si u kapën në “kurth” nga SPAK drejtorët e mëdhenj, celulari që i mori më qafë

Korrieri nga Korrieri
22.11.2024
në Aktualitet, Slider, SPAK News
A A
Del SMS , çfarë i shkruan Evis Berberi ish-kreut të KESH Benet Beci dhe si u kapën në “kurth” nga SPAK drejtorët e mëdhenj, celulari që i mori më qafë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Del SMS , çfarë i shkruan Evis Berberi ish-kreut të KESH Benet Beci dhe si u kapën në “kurth” nga SPAK drejtorët e mëdhenj, celulari që i mori më qafë

Organigrama e grabitjeve të rilindjes nxjerr para kudo ku ta prekësh. Një herë një pastruese vjedh punëdhënësen e vet dhe nga tubi i aspiratorit derdhen “rastësisht” gjysëm milioni euro. Një herë SPAK sekuestron celularët për tendera rrugësh dhe papritmas kap një vjedhje në KESH.

Nën hetim nga SPAK, Benet Beci gjen kohë dhe për ironi me mediat

Kështu ka ndodhur edhe herën e fundit, kur prokurorët e posaçëm po hetonin skemën e kompanive përmes të cilave dyshohet se bënte korrupsion ish-drejtori i rrugëve Evis Berberi. Ish-krahu i djathtë i Belinda Ballukut, që shihej kudo pas saj në videot promovuese u arrestua në mars të këtij viti.

Prokurorët që e akuzojnë për korrupsion dhe pastrim parash dyshojnë se nën ombrellën e zv kryeministres është ngritur një skemë tjetër e ngjashme me atë 5D duke u nisur nga fakti se Berberi u kishte dhënë tendera publikë të njëjtëve biznesmenë me të cilët kishte qenë edhe në marrëdhënie private, për shitblerjen e një kompanie.

Del SMS , çfarë i shkruan Evis Berberi ish-kreut të KESH Benet Beci dhe si u kapën në “kurth” nga SPAK drejtorët e mëdhenj, celulari që i mori më qafë

Këto hetime vazhdojnë ende, por e bukura është se si efekt kolateral i tyre duket se e ka pësuar edhe kryebashkiaku aktual i Shkodrës, Benet Beci.

Si është e mundur dhe ç’lidhje ka mund të pyesë dikush? Historia është sa rastësore qa edhe qesharake. Sikurse e kanë bërë zakon agjentët e BKH ata ia behin për kontroll të befasishëm në shtëpitë dhe të afërmit e atyre që prangosin.

Kështu ka ndodhur dhe me rastin Berberi. Ata nuk kanë gjetur vetëm udhëtime turistike të paguara nga klientët për atë vetë, bashkëshorten e tij Adela Ruko dhe fëmijët e tyre të mitur, por për të zbuluar më shumë kanë sekuestruar edhe celularin e Adelës. Ashtu si i shoqi edhe ajo i kish pasur shpatullat të ngrohta për të siguruar një vend pëllumbash në administratën shtetërore. Pra Belinda Balluku ishte kujdesur ti sistemonte si familje.

Adela në vitin 2020 kryente dhe detyrën e kryetares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të një tenderi në KESH.

Bëhej fjalë për një garë të shpikur gjoja për të kontraktuar një kompani që do hartonte një studim për strategjinë e sektorit energjetik. Në atë kohë, kreu i KESH, aktualisht kryebashkiak i Shkodrës. Atij me sa duket i ishte propozuar  që studimi në fjalë do të bëhej nga një kompani me përvojë nga universiteti me famë i Harvardit. Sigurisht duke i njohur rregullat e lojës Benet Beci nuk mund të kundërshtonte.

Pikërisht kjo duket qartë në bisedat që janë ruajtur në celularin e sekuestruar. Celulari është i zonjës Adela Ruko, por atë e ka përdorur bashkëshorti i saj, Evis Berberi për ti shkruar në numrin e tij personal Benet Becit, shefit direkt të gruas që drejtonte komisionin e tenderit. “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë” i ka shkruar ai Becit. Pra fjala është për të ndarë mes tyre afro 40% të shumës 834 mijë euroshe. Ngjarjet e mëvonshme reagojnë se gjithçka është zhvilluar sipas parashikimeve dhe të gjitha gjasat janë që po ashtu të jenë ndarë edhe paratë.

Po a kemi të bëjmë këtu me një korrupsion të rastësishëm që u zbulua papritur nga marrja e një telefoni për arsye të tjera? Jo tamam. Dokumenta të nxjerra në dritë nga media Kapitali.al kanë treguar se e vërteta e këtij abuzimi nuk fshihej vetëm në bisedat e koduara të aplikacionit WhatsApp të Adela Rukos. Ndarja e parave ishte një e fshehtë publike.

Që në vitin 2022 Kontrolli i Lartë i Shtetit pati hedhur dyshime për tenderin e zhvilluar në janar të 2021, e që ishte fituar nga kompania e vetme që garoi me 99.8 për qind e fondit limit. Sipas LKSH-së ky tender ishte fare i panevojshëm pasi tashmë ekzistonte një  strategji e sektorit energjitik e hartuar më parë, nga ministria e Energjisë me ndihmën e donatorëve të huaj.

E dyta dhe më qesharakja që del nga pjesët e KLSH që nga nxjerrë Genc Pollo, në dokumentin e përgatitur nga “profesorët e Harvardit” është se ata servirnin vetëm të dhëna nga institucionet tona publike si psh tatimet, INSTAT, Banka e Shqipërisë, të cilave këto informacione ia kishte dhënë vetë KESH.

Por, pavarësisht estradës, puna u krye dhe me siguri paratë u ndanë sipas planit.

Por, kjo histori tragjikomike, nxjerr në pah shumë më tepër se njollosja me vulën e mundshme prej hajduti të njeriut që u shndërrua në simbolin e rilindjes, në zgjedhjet e fundit lokale, për arsye se i ktheu asaj bastionin e Shkodrës.

Ajo shkon përtej marrjes së Benet Becit si i pandehur nga SPAK. Prej saj rrjedhojnë disa pyetje që flasin për batërdinë e abuzimit me paranë publike. Sepse aty përfshihet krahu i djathtë i Belinda Ballukut, Evis Berberi, që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Por ky zyrtar i lartë kishte sistemuar dhe gruan, Adela Ruko, në vend pëllumbash në administratë. Pra pa i mjaftuar paratë e rrugëve, gjithë familja qe rregulluar nën çadrën e Belindës.

Edhe ajo qe drejtuese tenderash, aq e përfshirë sa, njeriu me të cilin ndante krevatin është kapur në allishverishe me njeriun që ndante zyrën. A dinte gjë Balluku për këto? Le ta zëmë se jo, se edhe asaj i hanin kumbulla dhe dardha pas shpine. Po çbëri ajo kur u njoh me raportin e KLSH, që fliste për tender fiktiv? A vuri ujin në zjarr prej dy vitesh? Apo mos qe dhe ajo një “e pashkollë”, me diploma fallco, që kishte pjesën e saj?

Fakt është se raporti i KLSH ra në vesh të shurdhër. Prandaj kjo ngjarje nuk është një rastësi e çuditshme e dalë në dritë nga një celular i kapur për arsye të tjera. Ajo është simbol i një rrjeti që vijon të punojë si sahat. /lapsi

Del SMS , çfarë i shkruan Evis Berberi ish-kreut të KESH Benet Beci dhe si u kapën në “kurth” nga SPAK drejtorët e mëdhenj, celulari që i mori më qafë

Etiketat: adela rukobenet becidosja e spakevis berberiSPAK
Para

Thikat te Universiteti Metropolitan , Aron Demiraj bë gjendje të rëndë, Ajdin Ajvazi në qeli

Pas

Moti i keq / Fshatrat e Shkodrës pa energji, përmbyten rrugët në Lushnje dhe Elbasan 

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.