E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreu i KPP nuk zbaton vendimin e gjykatës sepse do t’ia japë tenderin 3.3 milionë euro ish punëdhënësit të tij  Sadri Abazi

Korrieri nga Korrieri
26.11.2024
në Aktualitet
A A
Kreu i KPP nuk zbaton vendimin e gjykatës sepse do t’ia japë tenderin 3.3 milionë euro ish punëdhënësit të tij  Sadri Abazi
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik është përfshirë në një aventurë të padëgjuar më parë, teksa refuzon zbatimin e vendimit të formës së prerë nga Gjykata Administrative për shpalljen e fituesit në tenderin më vlerë 3.3 milionë euro për rindërtimin e Spitalit të Dibrës.

Jonaid Myzyri, kreu i KPP me sa duket këtë herë është ekspozuar publikisht për të shpallur fitues ish punëdhënësin e tij, kompaninë Alko Impex General Construction edhe pse gjykata ka vendosur ndryshe.

Sherri i paprecedentë, që po mban për gati një vit e gjysmë peng rindërtimin e Spitalit ka përfunduar me përmbarues, teksa KPP refuzon zbatimin e vendimit e formës së prerë të të gjykatës.

Tenderi

Tenderi 3.2 milioë euro për rindërtimin e spitalit të Dibrës u zhvillua në shtator të vitit të kaluar. Në garë u paraqitën 10 oferta dhe Autoriteti Kontraktor shpalli fituese bashkimin e kompanive Rafin Company dhe Udha me ofërtë 2.9 milionë euro.

Por ky vendim i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u ankimua nga kompania Alko Impex e Arbër Abazit në Komisionin e Prokurimeve Publike. Përmes një vendimi në mars të këtij viti Komisioni i Prokurimit pranoi pjesërisht ankesën e kompanisë Alko Impex duke urdhëruar Spitalin e Dibrës që të anullojë tenderin dhe ta rrishpallë sërish atë.

Por bashkimi i dy kompanive të shpallura fituese e ka ankimuar vendimin e KPP-së në gjykatë. Gjykata Administrative e Apelit në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështje me anë të vendimit nr. 68 (86-2014-1541) datë 22.07.2024 vendosi të rrëzojë vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik duke detyruar Spitalin e Dibrës që të vazhdojë procedurat e tenderit dhe të lidhë kontratën me dy kompanitë e shpallura fituese.

Por ndonëse vendimi i Apelit është i formës së prerë dhe i detyrueshëm për zbatim, përmes një akti të papreçedentë KPP ka urdhëruar Spitalin e Dibrës që të pezullojë zbatimin e vendimit të Gjykatës. Saga ka vazhduar prej disa muajsh, derisa në lojë ka hyrë përmbarimi, i cili fillimisht ka lajmëruar Spitalin e Dibrës për ekzekutim vullnetar të vendimit të gjykatës.

Kreu i KPP nuk zbaton vendimin e gjykatës sepse do t’ia japë

Por KPP e ka ndaluar sërish spitalin që të lidhë kontratën. Më pas përmbaruesi ka kaluar në ekzekutim të detyrueshëm.

Dashuria Myzyri-Alko Impex

Jonaid Myzyri është një ish punonjës i Alko Impex. Përpara se të emërohej në krye të Komisionit të Prokurimit Publik, ai ka qenë juristi i kompanisë së Arbër Abazit. Përgjatë viteve që ka shërbyer në KPP, Myzyri ka marrë një sërë vendimesh në favor të ish punëdhënësit të tij. Kjo ka ngritur jo pak dyshime në media për lidhjen mes kreut të KPP-së dhe kompanisë Alko.

Por deri më sot, Myzyri nuk ishte ekspozuar asnjëherë ka shumë për të favorizuar ish punëdhënësin e tij, deri në pikën që të refuzojë zbatimin e një vendimi të formës së prerë nga gjykata, i cili është i detyrueshëm më ligj.

Saga e tenderit të Spitalit të Dibrës ngre dyshime të mëdha për integritetin e Komisionit të Prokurimit Publik, i cili është autoriteti më i lartë hierarkik administrativ në konfliktet e tenderave.

Por dëshira e Myzyrit për ta çuar tenderin tek ish punëdhënësi i tij, deri tani u ka kushtuar qytetarëve të Dibrës një kosto shumë të lartë. Atë të mbajtjes peng për gati 1 vit e gjysmë të investimit për rindërtimin e Spitalit të tyre, i cili sipas afateve të tenderit tani duhet të ishte në përfundim./Kapital

Para

Arrestohet në Belgjikë vëllai i Suel Çelës

Pas

Ra nga kati i shtatë, humb jetën në spital gruaja në Fier

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.