E premte, 20 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Albaphoto , kompania pronare e klubit Vllaznia përjashtohet 2 vite nga tenderat 

Korrieri nga Korrieri
04.12.2024
në Aktualitet
A A
Albaphoto , kompania pronare e klubit Vllaznia përjashtohet 2 vite nga tenderat 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Albaphoto , kompania pronare e klubit Vllaznia përjashtohet 2 vite nga tenderat 

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka përjashtuar kompaninë e pajisjeje mjekësore, “Albaphoto”, nga e drejta për të marrë pjesë në tendera publikë për një periudhë 2-vjeçare.

Vendimi është marrë në datë 25 Nëntor 2024 dhe ai është në fuqi deri në të njëjtën datë të vitit 2026.

Me “flamuj të kuq”/ Kompania pronare e klubit
Albaphoto , kompania pronare e klubit Vllaznia përjashtohet 2 vite nga tenderat 

Në Buletin e Prokurimeve Publike të datës 2 Dhjetor 2024 është paraqitur njoftimi “Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër ‘Albaphoto’, me nipt K 86618008 S, përjashtohet për një periudhë 2-vjeçare”. “Boldnews.al” kreu verifikimet në rubrikën përkatëse në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik për të mësuar më shumë mbi shkeljet e kryera nga “Albaphoto”. Për neglizhencë ose lapsus, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, APP nuk e ka shpallur ende vendimin e saj të plotë, megjithëse e ka përmendur në Buletinin e Prokurimeve Publike.

Gjithsesi, fakti që kompania në pronësi të Alban Xhaferit është përjashtuar 2 vjet, një afat që është mbi mesataren e penalizimeve, lë të kuptohet se shkelja e kryr nga operatori ekonomik është e rëndë.

“Albaphoto”, 1 mln euro tendera

Shoqëria “Albaphoto” është në treg prej viti 2008 dhe aksioneri i saj i vetëm është Alban Xhaferi.

Me “flamuj të kuq”/ Kompania pronare e klubit

Aktiviteti kryesor i kompanisë është “Import-Eksport, Tregtim me shumicë e pakicë material foto….Shitje filmash për radio imazherinë X-Ray, kimikate X-Ray. Tregtim, montim, mirëmbajtje dhe riparim i aparaturave mjekësore…etj.

Në vitin 2022, shoqëria “Albaphoto” hyri gjithashtu edhe në tregun sportiv, kur bleu zyrtarisht 90 përqind të aksioneve të klubit të futbollit “Vllaznia” të Shkodrës. Pjesën tjetër të aksioneve, 10 përqind, e bleu “AL Invest”, e cila gjithashtu është në pronësi të Xhaferit.

Të dhënat zyrtare të Thesarit të Shtetit tregojnë se kompania “Albaphoto” ka arkëtuar mbi 1 milionë euro nga Buxheti, nëpërmjet tenderave të zhvilluar gjatë periudhës 2019-2024.

Sipas të dhënave të përmbledhura nga portali informativ “spending.data”, klientët kryesorë të “Albaphoto” janë Qendra Spitalore Universitare Tiranë, Spitali i Shkodrës, Instituti i Policisë Shkencore. Lista e institucioneve që kanë nënshkruar kontratë me “Albaphoto” vijon edhe me institucione të tjera publike, kryesisht shëndetësore.

Tenderat me “flamuj të kuq”

Me “flamuj të kuq”/ Kompania pronare e klubit

Referuar të dhënave publike, të renditura në portalin “open.procurement”, kompania ‘Albaphoto” rezulton se ka fituar të paktën 55 kontrata publike nga viti 2020 e në vijim.

Shumica absolute e këtyre procedurave, 49 të tilla, janë shënuar me “Flamur të kuq”, për mungesë konkurence. Për ekspertët e prokurimeve publike “një shënim me Flamur të Kuq është një fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione të tjera, që mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmërise ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion”./BoldNews

Etiketat: albaphotoperjashtohetvllaznia'
Para

“S’do bëjmë dashuri para kamerave”, Hoxhë Ahmed Kalaja e lëshon pa duar para Ilnisës

Pas

Bisedat në “Matrix” mund të zbulojnë FATIN e Ervis Martinajt!

Nga Kategoria

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)
Aktualitet

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.3k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.3k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion
Aktualitet

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës
Aktualitet

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k
Leku po rikthehet fuqishëm! “Tronditet” Euro

Euro “rrokulliset” përsëri dhe i afrohet shumë afër kufirit të 90 lekëve!

18.11.2026
10.4k
Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

18.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.