E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpëtuan 30-vjeçarin që do hidhej nga pallati në Pogradec, flasin dy heronjtë

Korrieri nga Korrieri
06.12.2024
në Aktualitet
A A
Shpëtuan 30-vjeçarin që do hidhej nga pallati në Pogradec, flasin dy heronjtë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dy të rinj në Pogradec arritën të shpëtojnë një 30-vjeçar, i cili nën efektin e lëndëve narkotike tentoi të hidhej nga dritarja e apartamentit në katin e gjashtë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit, ku e ëma në moshë të thyer përpiqej të ndalonte të birin të mos kryente aktin e rëndë.

Skena dramatike është pikasur nga dy të rinjtë të cilët po ktheheshin nga xhamia, të cilët kanë rendur me shpejtësi drejt vendngjarjes.

Ata janë Ernesti dhe Eriku, të cilët tregojnë se si ndodhi ngjarja.

“Ka qenë rreth ora 2, para se të ishim në vendngjarje, ishim në xhami. U nisëm për në shtëpi, dhe rrugës pamë njerëz që po bërtisnin. Pamë që një i ri po tentonte të vetëvritej, kishte hipur në motorin e kondicionerit.

Në momentet e para po i flisnim duke i thënë se nuk duhet ta bësh, pasi je ende i ri. Rreth katër minuta më vonë vijnë dy policë të cilët ishin njoftuar nga njerëz të tjerë. Dhe policët nisën t’i flisnim me fjalë të mira që mos t’i jepte fund jetës. U përpoqën ta mbanin disa minuta me fjalë të mira, por kur e panë që i riu nuk po vepronte atëherë një polic tentoi të ngjitej lart, por kur u kthye erdhi duarbosh. U ngjit prapë polici, prapë duarbosh erdhi”, rrëfeu i riu Ernest Dulellari.

Menjëherë pas kësaj, të dy të rinjtë janë ngjitur vetë për të ndihmuar nënën e të riut.

“Kur hyra brenda pashë që personi po godiste mamanë e tij me bërryl me fytyrë dhe ajo për një moment e lëshoi. Në momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejt tij duke ia vënë dorën tek bluza dhe e tërhoqa përbrenda. Ndërkohë dhe unë po bërtisja për ndihmë, pasi ai tentonte vazhdimisht të shkonte drejt dritares dhe të hidhej”.

Eriku, i cili është vetëm 17 vjeç, tregon se personi që tentoi të hidhej nga lartësia, bërtiste dhe pretendonte se ndihej i padëshiruar në shoqëri dhe familje.

“Personi thoshte që ‘jam mërzitur nga fjalët e njerëzve, ata me tallin’. Pra ishte i bullizuar”, tha Erik Oshafi.

Besimi në Zot, thanë dy të rinjtë pogradecarë, i drejtoi të shpëtonin një jetë./korrieri

Para

FOTOLAJM/ BKH e SPAK në banesën e tij, Veliaj vjen në Shqipëri, në avion ishte i fokusuar në telefon

Pas

‘Nuk e kam djalin e madh me ty’/ RRËFIMI i shqiptarit që vrau gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë…

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

11.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.