E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet masakra e Dobraçit! Kush ishin autorët, ministri Hoxha zbardh detajet

Korrieri nga Korrieri
13.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Policia u fut dy orë me vonesë në zonë, pasi erdhi RENEA”, detaje të reja nga atentati i Dobraçit, gazetari: Autorët prezantoheshin si policë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Masakra e Dobraçit, ku u vranë 4 persona, tashmë është e zbardhur dhe pritet që ligji të veprojë! Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Në një takim me zyrtarët e Policisë së Shtetit në Shkodër, ministri Hoxha tha se ngjarja e Dobraçit është zbardhur dhe shumë shpejt do të ketë lëvizje nga Policia e Shtetit. Por nuk ka bërë me dije detaje të tjera dhe as kohën se kur do të dalë me një njoftim zyrtar Policia e Shtetit. 

Kjo deklaratë e ministrit shpjegon edhe aksionin e djeshëm të zhvilluar me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me kërkesë të SPAK, Forcat RENEA zbarkuan në Shkodër dhe ushtruan kontrolle në lagjen Kiras, Rus, Dergut apo edhe fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjetër. Gjatë aksionit, janë sekuestruar armë zjarri dhe 5 mjete të blinduara. Kontrolle u zhvilluan edhe në banesën e Safet Bajrit, ku u sekuestruan 2 telefona dhe gati 20 mijë euro. Po ashtu, forcat speciale i shkuan në shtëpi edhe Izmir Sakicës, i cili është në kërkim policor për masakrën e Dobraçit, e po ashtu nuk u përjashtua edhe fisi Bilali. Edhe pse aksioni bëri bujë dje në media, SPAK ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e nisjes së aksionit. Deri më tani, si nga Policia, si nga SPAK, deklarata e vetme që është dhënë për ngjarjen që tronditi vendin është kjo e Hoxhës. 

Aktualisht, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë ‘në duar’ për të hetuar masakrën e Dobraçit pasi Prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta se atentati është porositur, organizuar dhe finalizuar nga një grup kriminal. Në ngjarjen e ndodhur në 30 tetor, Hamza Lici humbi jetën në timon për shkak të një plumbi që mori në zemër, ndërsa makina e tij përplasi një motoçikletë me të cilin udhëtonin çifti Flutura dhe Bashkim Basha. 66-vjeçarja humbi jetën në vend nga përplasja, ndërsa i shoqi ndërroi jetë të dielën në spitalin e Shkodrës. Në mjet bashkë me Licin ishte dhe Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë gjithashtu në spital disa orë pas ngjarjes për shkak se kishte marrë një plumb në kokë.

Pikërisht ky person, dyshohet se është Ibrahim Lici, një nga personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit, i cili mendohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit. Por prezenca e personit të tretë në atentat ka ngjallur debate të tjera. Si pasojë, 4 punonjës të Policisë së Shtetit fillimisht u vendosën në pranga dhe më pas u lanë në detyrim paraqitje për shkak se akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën. Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj dhe Marte Martiki, ishin efektivët e parë që shkuan në vendin e ngjarjes por nuk e ndaluan personin e tretë që ndodhej në skenën e krimit duke i dhënë ndihmën e parë Hamza Licit, i cili kishte ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri./korrieri

Para

E rrahu! Do bëhej deputete, arrestohet burri i këngëtares së madhe shqiptare

Pas

‘Po, ajo është Parashqevi Simaku’/ Blendi Fevziu: Largohet sa herë i flasin shqip

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.4k
I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

20.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.4k
Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.