E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tritol lokalit të Bledar Birçajt, autori kyç gojën: Nuk flas për porositësit

Korrieri nga Korrieri
14.12.2024
në Aktualitet
A A
Tritol lokalit të Bledar Birçajt, autori kyç gojën: Nuk flas për porositësit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Beqir Selamaj alias Murati, nuk ka pranuar të tregojë asgjë rreth emrave të personave që e kanë paguar për vendosjen e tritolit në lokalin “The Boss” në Vlorë.

Selamaj, njihet nga policia e Vlorës si person me tendencë vjedhjen, madje është dënuar për këtë vepër penale.

Gjatë këtyre dy ditëve që po qëndron në ambientet e policisë së Vlorës, 28-vjeçari është marrë gjatë në pyetje, ku në intervistimin e tij ka marrë pjesë dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Drejtori i Policisë së Vlorës dhe prokurori i çështjes.

Selamaj, ka pranuar se ai është autori i vendosjes së tritolit, por nuk ka pranuar të tregojë emrat e individëve që e kanë urdhëruar për të hedhur në erë lokalin në pronësi të nënës së Bledar Birçaj, ky i fundit i vrarë në vitin 2021 në Vlorë.

“Ora News” ka mësuar se me shpresën se Selamaj do flasë dhe për t’i garantuar atij besueshmëri dhe mbrojtje, në Vlorë mbërriti me shumë urgjencë dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me qëllimin komunikimin direkt me të arrestuarin.

Por edhe shfaqja e zyrtarit të lartë të policisë nuk ka dhënë rezultat, pasi 28-vjeçari ka refuzuar të flasë për emrat e personave që e kanë urdhëruar dhe paguar me qëllim vendosjen e tritolit.

Sipas dosjes së prokurorisë së Vlorës, e cila tashmë për Selamaj ka kërkuar në gjykatë masën e sigurisë “arrest në burg”, rezulton se autori i krimit është zbuluar përmes një zinxhiri kamerash në qytetin e Vlorës.

Policia ka analizuar me përpikmëri kamerat e sigurisë, ku Beqir Selamaj është arritur të kapet nga pamjet filmike qysh në momentin kur ka dalë me biçikletë nga shtëpia e tij në Vlorë.

Ai ka qënë i veshur me rroba të zeza. Pasi ka vendosur sasinë e tritolit është larguar sërish me biçikletë, duke u zhvendosur në një zonë tjetër të Vlorës.

Gjatë rrugës ka hequr rrobat dhe më pas sërish me biçikletë ka shkuar në një lokal ku ka pirë kafe.

Ngjarja në Vlorë, është regjistruar në 8 dhjetor 2022 në orën 05:50 të mëngjesit, duke sjellë vetëm dëme materiale.

Lokali, që funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Lokali “The Boss”, rezulton në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, Resmie Birçaj. Më herët ishte dhënë me qira, por ishte rimarrë në administrim së fundmi nga pronarët, vëllezërit e viktimës së eliminuar 3 vjet më parë.

Para

Plagosja brenda shkollës në Fier/ Policia arreston autorin adoleshent, gjyshja: Vuan nga probleme të shëndetit mendor! 

Pas

Inida Gjata (Zhaku): S’është Parashqevi Simaku në video, ka aq miq të fuqishëm sa dhe satelitët e Musk i ul në tokë po të dojë 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

29.09.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.