E shtunë, 17 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Konfiskohen 2 RESORTET e Emiljano Burbës me vlerë 3 MILION euro!

Korrieri nga Korrieri
18.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Konfiskohen 2 RESORTET e Emiljano Burbës me vlerë 3 MILION euro!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, me kërkesë të Prokurorisë Tiranë gjykata konfiskon pasuritë e Emiljan Burbës me origjinë nga Elbasani.

Bëhet fjalë për 2 godina resorte, me vlerë të paktën 3 mln euro, të dyja në zonën e Vergos dhe Delvinës, në qarkun e Vlorës, për të cilat ai ishte shprehur se i kishte bërë me punën si murator dhe kamionist në vendin fqinj. 

Më 23 Shkurt 2023 Prokuroria kishte njoftuar sekuestron e dy pasurive.

Burba ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, i dënuar me formë të prerë nga Gjykata e Apelit të Torinos për trafik droge.

Ai u arrestua për qëllime ekstradimi më 21 prill 2014, teksa u ndërmor edhe hetimi pasuror nga Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjykata konfiskoi pasuritë e shtetasit E.B. dhe të familjarëve të tij, i dënuar në Itali për veprën penale të ‘Trafikimit të drogës’.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror ndaj këtij shtetasi, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, në Torino, Itali e dënoi me 21 vite burgim për veprën penale te “Trafikimit te drogës” dhe në datë 21.04.2014, u bë arrestimi i tij me qëllim ekstradimin në Itali.

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 03.12.2003 në Romë, ka transportuar dhe mbajtur me qëllim tregtimi, një sasi prej disa kilogramësh heroine, e cila sigurohej nga Shqipëria dhe transportohej në Itali.

Prokuroria provoi se pasuritë që ky shtetas zotëron, nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Shtetasi E.B., nuk figuron të ketë qenë i regjistruar në ndonjë Zyrë Rajonale Punësimi në Itali, edhe pse deklaroi se punonte si kamionist apo murator dhe niveli i lartë i jetesës nuk justifikohet nga pikëpamja ekonomike, nga ai apo pjesëtarët e familjes.

Pasuritë dyshohet se janë krijuar me të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i tregëtimit të lëndëve narkotike gjatë periudhës 2003 – 2006, pasi rezulton se e ka kryer këtë aktivitet në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre viteve..

Duke vlerësuar se ka të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë aktivitetin kriminal të shtetasit E.B., për veprën penale të parashikuar nga nenet 283 të Kodit Penal dhe se këto pasuri nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri janë krijuar pas kryerjes së aktivitetit kriminal dhe dënimit të këtij shtetasi, prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme, dy godina dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit:

-Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Delvinë, adresa Vanë, ndërtim pa leje aplikuar për legalizim; dhe

-Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Vergo adresa Vane, ndërtim pa leje, aplikuar për legalizim.

Para

Shqiptari merr peng dhe dhunon grekun, shpallet në kërkim

Pas

Konfiskohen pronat e Alket Hatijës i njohur si “Zoti i drogës”!

Nga Kategoria

Përfundoi në Lanë gjatë protestës, Klevis Balliu akuzon policinë: Ishte skenar i organizuar për të më larguar
Aktualitet

Përfundoi në Lanë gjatë protestës, Klevis Balliu akuzon policinë: Ishte skenar i organizuar për të më larguar

17.10.2026
10.4k
U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore
Aktualitet

AMP: Po verifikojmë çdo rast të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e policisë gjatë protestave

17.10.2026
10.4k
Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, palët të ulin tensionet
Aktualitet

Kur tronditet rendi, prona nuk duhet të jetë viktima

17.10.2026
10.4k
U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore
Aktualitet

U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

17.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

15.10.2026
10.4k
Rama mbledh deputetët e PS të mërkurën, pas “kryengritjes” dhe tensioneve për reformën territoriale

Rama mbledh deputetët e PS të mërkurën, pas “kryengritjes” dhe tensioneve për reformën territoriale

11.10.2026
10.4k
19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

14.10.2026
10.4k
Skemat e Kipes së Kamzës me stadiumin: Sajon aneks sportiv për t’i dhënë firmës “Shëndelli” gjysmë milioni euro!

Skemat e Kipes së Kamzës me stadiumin: Sajon aneks sportiv për t’i dhënë firmës “Shëndelli” gjysmë milioni euro!

11.10.2026
10.4k
Shpresë për t’i dhënë fund makthit të Kthesës së Kamzës/ ARRSH projekton rrugë të re për hyrjen veriore të Tiranës

Shpresë për t’i dhënë fund makthit të Kthesës së Kamzës/ ARRSH projekton rrugë të re për hyrjen veriore të Tiranës

12.10.2026
10.4k
Atentati në Gjirokastër/ Mjeti i Beqir Devollit ishte me dyer të hapura, autori i maskuar montoi eksplozivin…shpërtheu një ditë më pas

Atentati në Gjirokastër/ Mjeti i Beqir Devollit ishte me dyer të hapura, autori i maskuar montoi eksplozivin…shpërtheu një ditë më pas

12.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.