E enjte, 15 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt 

Korrieri nga Korrieri
15.01.2025
në Aktualitet
A A
Ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023, pas përfundimit të hetimeve. Fillimisht, rasti ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por, dy ditë më vonë, Policia e Kosovës njoftoi se lidhur me rastin ka arrestuar dy persona. Në mesin e tyre edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Murseli, me të cilin Liridona jetonte në Suedi dhe kishte dy fëmijë, është në mesin e të akuzuarve për vrasjen e saj. Tre të akuzuarit e tjerë janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe një person i katërt, që nuk u emërua gjatë konferencës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviç, tha se nuk mund të japë shumë detaje rreth aktakuzës, por shtoi se, gjatë kohës që jetonin në Suedi, Liridona dhe Naimi kishin “marrëdhënie të trazuara martesore”, si pasojë e të cilave erdhën edhe problemet pronësore.

“Arsyet e tjera që kishte Naimi për të planifikuar dhe kryer këtë vrasje mund t’i mësoni në gjykatë kur të fillojë seanca kryesore”, tha Perlinçeviç, e cila tha se gjetja e motivit të vrasjes kishte bërë që procesi i ngritjes së aktakuzës të merrte më shumë kohë.

Ndërkohë, në konferencën e mbajtur për këtë rast, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, tha rasti ka qenë jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe se janë zhvilluar hetime në shumë dimensione

“Kjo vepër penale është vepra penale e vrasjes së rëndë e kryer nga anëtari i familjes dhe e kryer në mënyrë dinake, andaj si e tillë presim nga Gjykata një dënim kapital”, tha Gashi.

Liridona Ademaj u vra në moshën 30-vjeçare, më 29 nëntor të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Prokurorja e rastit, tha gjatë konferencës së 15 janarit se Naim Murseli ka”planifikuar gjithçka”, ndërsa i quajti Murselin, Kokallën dhe Plavën “ekzekutues të drejtpërdrejtë” të Liridonës.

“Sa i përket ekzekutuesit të katërt, mendoj se nuk është etike të përmendet emri i tij, pasi ai nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në kryerjen e veprës penale. Ai është përfshirë në këtë aktakuzë në një mënyrë të tërthortë dhe jo drejtpërdrejt në kryerjen e veprës penale”, tha Perlinçeviç.

Çfarë dihet për vrasjen e Liridonës

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar disa herë masën e paraburgimit tre të dyshuarve për vrasjen e saj, Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës – për herë të fundit më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa, të akuzuarit të katërt në këtë rast, Gjykata Supreme ia kishte ndërprerë masën e paraburgimit, duke ia mundësuar të mbrohet në liri. Ai ishte arrestuar më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia kishte shitur armën dorasit.

Familja e Liridonës kishte kërkuar rivarrosjen e trupit të saj në pranë varrezave të prindërve të saj, ndërsa aktivistët për të drejtat e grave kanë kërkuar që Liridona të mos identifikohej më me mbiemrin e bashkëshortit, por me atë të familjes së saj, Ademaj. Zemërim të madh kishte shkaktur edhe fakti që burri i saj kishte qenë pjesë e ceremonisë së varimit.

Rasti i vrasjes së 30-vjeçares, nënë e dy fëmijëve, është dënuar rëndë në Kosovë dhe liderët politikë të vendit kanë kërkuar drejtësi për rastin e saj. Nga viti 2010 deri më tani në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët. Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”. /REL

Para

Tirana renditet e nënta më e shtrenjtë në Europë, çmime të njëjta banese me Madridin 

Pas

Vrasja e Bujar Nasufit ende pa autor! Zbërthehet telefoni i viktimës, familjarët: S’kemi konflikte 

Nga Kategoria

8 orë përballje me policinë, zbardhet bilanci i protestës së studentëve
Aktualitet

Media greke komenton protestat në Shqipëri: Tirana prej tre ditësh është kthyer në fushëbetejë

15.10.2026
10.4k
Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt
Aktualitet

Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

15.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin
Aktualitet

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
“Nuk na dëgjuan kur protestuam paqësisht”/ Studentja shpërthen në lot: Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm
Aktualitet

“Nuk na dëgjuan kur protestuam paqësisht”/ Studentja shpërthen në lot: Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm

15.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

Europa përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima

09.10.2026
10.4k
Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar

Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar

10.10.2026
10.4k
U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar

U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar

12.10.2026
10.4k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

14.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

14.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.