E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pastrim parash dhe kasaforta e Veliajt, arrestimi i Elman Abule , roli i Kristian Boçit dhe Vladimir Avramit në 50 mln euro të sekuestruara

Korrieri nga Korrieri
12.02.2025
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Pastrim parash dhe kasaforta e Veliajt, arrestimi i Elman Abule , roli i Kristian Boçit dhe Vladimir Avramit në 50 mln euro të sekuestruara
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pastrim parash dhe kasaforta e Veliajt, arrestimi i Elman Abule , roli i Kristian Boçit dhe Vladimir Avramit në 50 mln euro të sekuestruara

Gjykata e Posaçme ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj biznesmenit Elman Abule, i cili është arrestuar nga policia pasditen e së hënës më 10 shkurt 2025.

Në kuadër të hetimeve ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e biznesmenit, pasi dyshohet për pastrim parash.

I sekuestrohet kompania për pastrim parash, kush është Vladimir Avrami dhe emërimi i të birit Arber Avrami drejtor i kompanisë shtetërore të Gazit?

Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës.

Më herët gjykata e Tiranës vendosi masën e sekuestros mbi pasuritë e tij pas dyshimeve të ngritura pronat. Dyshohet të jenë produkt pastrimi parash.

Prokuroria e Tiranës dyshon se Abule ka krijuar një skemë të qarkullimit dhe justifikimit të të ardhurave nga krimi.

“Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të K.B [Kristian Boçit], apo V.A [Vladimir Avramit], kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale”, tha prokuroria në një njoftim të premten duke përmendur dhe Ender Boçin si pjesë të grupit.

Të katërt kanë biznese në fushën e energjetikës. Ata kanë siguruar kontrata për zhvillimin e dy hidrocentraleve në Mirditë dhe një turbinë për energji nga era në Pukë.

Prokuroria theksoi se “huamarrja në shuma të mëdha nga bankat e nivelit të dytë” ka qenë një prej skemave që ka përdorur grupi për të justifikuar qarkullimet e parave. Sidoqoftë, prokuroria nuk e specifikoi këtë dyshim me raste konkrete.

Ndër veprimet e tjera të dyshimta, prokuroria përmendi kontrabandën, blerjen e hidrocentraleve me vlera të konsiderueshme “pa përligjur burimin e të ardhurave”, shitblerjen fiktive me vlera të mëdha të makinave, krijimin dhe drejtimin e kompanive pa aktivitet për të cilat “deklarohet rritje kapitali”.

Gjykata i sekuestroi kompanisë kryesore “Fidalba”, të zotëruar nga Abule, një projekt pallati në zhvillim, katër ndërtesa me sipërfaqe rreth 2,500 metra katrorë dhe dy parcela toke me sipërfaqe rreth 5,600 metra katrorë në Xhafzotaj të Durrësit.

Abules dhe bashkëshortes iu sekuestruan gjithashtu dy vila me sipërfaqe totale rreth 500 metra katrorë dhe dy parcela toke me sipërfaqe 550 metra të blera me një vlerë rreth 1.2 milionë euro.

Shteg.org ka mundur të njihet me dosjen e prokurorisë ku ka raportuar jo vetëm për pronat por edhe për akuzat që rëndojnë mbi biznesmenin me lidhje të forta në politikën shqiptare.

Elman Abule, Kristian Boci dhe Vladimir Avrami

Troje, vila, apartamente, dyqane, makina, llogari bankare dhe asetet e disa kompanive u bllokuan të premten, më 28 qershor 2024, nga Gjykata e Tiranës nën dyshimin se vijnë nga aktiviteti kriminal.

Në qendër të këtyre dyshimeve janë vënë Elman Abule dhe Kristian Boçi. I pari njihet si sipërmarrës në fushën e skrapit, i dyti kryesisht për jetën luksoze që reklamon në rrjetet sociale dhe miqësitë me artistë, sportistë e politikanë.

Prokuroria e Tiranës dyshon se Abule ka krijuar një skemë të qarkullimit dhe justifikimit të të ardhurave nga krimi.

“Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të K.B [Kristian Boçit], apo V.A [Vladimir Avramit], kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale”, tha prokuroria në një njoftim të premten duke përmendur dhe Ender Boçin si pjesë të grupit.

Të katërt kanë biznese në fushën e energjetikës. Ata kanë siguruar kontrata për zhvillimin e dy hidrocentraleve në Mirditë dhe një turbinë për energji nga era në Pukë.

Për ndërtimin e hidrocentraleve në vitin 2020 Abule ka dalë garant për marrjen e një kredie prej 1 milion eurosh nga një bankë e nivelit të dytë. Në kontratën e kredive Kristian Boçi paraqitet me dyshtetësi dhe identitet grek, Kristian Botsis, ndërsa në rrjetet sociale atij i drejtohen dhe me emrin Gusti.

Prokuroria theksoi se “huamarrja në shuma të mëdha nga bankat e nivelit të dytë” ka qenë një prej skemave që ka përdorur grupi për të justifikuar qarkullimet e parave. Sidoqoftë, prokuroria nuk e specifikoi këtë dyshim me raste konkrete.

Ndër veprimet e tjera të dyshimta, prokuroria përmendi kontrabandën, blerjen e hidrocentraleve me vlera të konsiderueshme “pa përligjur burimin e të ardhurave”, shitblerjen fiktive me vlera të mëdha të makinave, krijimin dhe drejtimin e kompanive pa aktivitet për të cilat “deklarohet rritje kapitali”.

Autoritetet dyshojnë se Abule përfshiu në skemë dhe bashkëshorten Marisa Nito. Ngjashëm dyshohen të kenë vepruar edhe Kristian e Ender Boçi.

Nisur nga këto dyshime gjykata vendosi të sekuestrojë asetet e 16 kompanive që lidhen me grupin dhe partnerët teksa u bllokoi edhe llogaritë bankare.

Konkretisht, gjykata i sekuestroi kompanisë kryesore “Fidalba”, të zotëruar nga Abule, një projekt pallati në zhvillim, katër ndërtesa me sipërfaqe rreth 2,500 metra katrorë dhe dy parcela toke me sipërfaqe rreth 5,600 metra katrorë në Xhafzotaj të Durrësit.

Abules dhe bashkëshortes iu sekuestruan gjithashtu dy vila me sipërfaqe totale rreth 500 metra katrorë dhe dy parcela toke me sipërfaqe 550 metra të blera me një vlerë rreth 1.2 milionë euro.

Boçit iu sekuestruan katër dyqane me sipërfaqe totale rreth 950 metra katrorë në Tiranë, një apartament rreth 200 metra katrorë, dy garazhe dhe një makinë Mercedez Benz e blerë 117 mijë euro në vitin 2014, për një total pasurie që kalon vlerën e 750,000 eurove.

“Perandoria e bizneseve” të Abule-Boçit dhe lidhjet e dyshimta

Kristian Boçi
Pastrim parash dhe kasaforta e Veliajt, arrestimi i Elman Abule , roli i Kristian Boçit dhe Vladimir Avramit në 50 mln euro të sekuestruara

Pranverën e vitit 2007 numri periodik i Fletores Zyrtare belge gëzoi qindra emigrantë që prisnin dekretin e Mbretit Alberti II për shtetësinë. Mes tyre gëzoi dhe Elman Abule, një shqiptar i cili kishte emigruar prej vitesh në Belgjikë së bashku me familjen.

Pak vite më vonë, Abule do të përmendej në debatet publike në Shqipëri si një prej përfituesit e parë të ligjit për importin e mbetjeve. Ky ligj ishte miratuar në shtator 2011 teksa një organizim i gjerë qytetar e kundërshtonte duke kërkuar referendum për ndalimin e tyre.

Për faktin se ishte rezident në Belgjikë dhe kishte një emër jo të zakonshëm, Abule do të përmendej në media si “përfaqësuesi afrikan i kompanisë Fidalba”, një kompani të cilën Abule e kishte themeluar një vit para miratimit të ligjit të mbetjeve, në maj 2010, me kapital themeltar 4 milionë lekë dhe aktivitet kryesor përpunimin e skrapit, aluminit dhe plumbit.

Në korrik 2010, së bashku me Kristian Boçin, ai nisi kompaninë “Rametal” me kapital themeltar 200 mijë euro dhe aktivitet përpunimin e metaleve. Abule përfshihet si aksioner në këtë kompani me “Fidalbën”.

Pikërisht “Rametal” do të ishte një nga kompanitë e para që do të autorizohej nga qeveria e Partisë Demokratike për importin e “25 mijë tonë mbetje alumini”.

Prej vitit 2011 dyshja Abule-Boçi do të vijonte bashkëpunimet, madje dhe me persona të diskutueshëm për të shkuarën e tyre.

Në vitet 2014-2016, ata kanë qenë ortakë në “Rametal” me Denis Matoshin (i njohur si Eldi Dizdari), akuzuar si drejtues i një fraksioni të kartelit të ashtuquajtur “Kompania Bello”,përgjegjëse për trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Dizdari rezulton të ketë blerë aksionet e bashkëshortes së Abules për 10 mijë euro në vitin 2014, ndërsa ky i fundit ia ka riblerë për të njëjtën shumë dy vite më vonë.

Krahas Eldit, Abule-Boçi kanë pasur ortak edhe të vëllanë, Saimir Dizdarin, identifikuar fillimisht me pasaportë gjermane në kompanitë “Dizi” (2015) dhe “Ferro Chrome Holding” (2015-2017). Aksionet e tij ia bleu më pas Boçi për 109,000 lekë.

Periudha e bashkëpunimit me vëllezërit Dizdari përkon me manovrën e dublimit të kompanisë “Rametal”. Kompania që fitoi të drejtën e importit të “25 mijë tonëve mbetje alumini” ndryshoi emër në “Metale Albania”, ndërsa “Metalform”, themeluar në mars 2014, i mori emrin e “Rametal”-it.

Aktualisht, të dyja kanë zyrë qendrore një vendgrumbullim skrapi pranë autostradës “Durrës-Tiranë” në fshatin Vrinë. Aty kanë zyrat edhe 5 kompani të tjera të Abules, “Fidalba”, “Trital”, “Alfemet”, “Ferro Chrome Holding” dhe “Metal Form” – rikrijuar në vitin 2021.

Ndërkohë, sipërmarrja kryesore e Boçit rezulton kompania “MAK-08” e fokusuar kryesisht te ndërtimet. Por ai dhe Abule kanë bashkëpunuar dhe në kompani të tjera si “Chriss”, “Gloris Construction” apo “Europa Building”.

Afaristë me shokë shumë

Elman Abule
Credit: Instagram

Tre fotografi nga terminali i një aeroporti të Romës në Itali qarkulluan papritur në rrjetet sociale në fundin e muajit gusht 2019. Në to shfaqej kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Velaj, veshur sportiv, me atlete, çantë shpine dhe kapele, teksa kalonte kontrollet rutinë të biletave në sportel.

Pak ditë më vonë mediat raportuan se kryetari i bashkisë Tiranë u shoqërua në udhëtim nga Elman Abule, i cili në fotografinë e përbashkët shfaqej gjithashtu i veshur sportiv dhe me një çantë krahu.

Bashkia dhe vetë Veliaj nuk dhanë shpjegime për këtë udhëtim.

Abule ka mbajtur profil të ulët publik. Pak fotografi, thuajse asnjë llogari në rrjetet sociale. Në kontrast me të, çifti Kristian dhe Drilona Boçi zhvilluan jetë të angazhuar publike me llogari të hapura në rrjetet sociale dhe shoqëri të zgjeruar nga arti e sporti. Postimet në profilet e tyre dhe intervistat në media tregojnë për jetesë në kushte luksi.

Përveç anës materiale, çifti kujdesej për imazhin. Ata shfaqeshin si besimtarë të përkushtuar dhe filantropë. Kristian Boçi shfaqej si mbështetës i fuqishëm i sportit dhe identitetit kombëtar.

Ai prezantohej si promovues i boksierëve Florian Marku e Jurgen Uldedaj. Në organizime të ndryshme në Shqipëri apo Britani të Madhe ai ka qenë krah boksierëve në fjalë duke mbajtur edhe deklarata për shtyp.

Në periudhën 2019-2020 Boçi është shfaqur si sponsor i Klubit të Futbollit Mirdita. Për një sezon fanella e Mirditës mbajti të stampuar inicialet “K.B” në pjesën e përparme. Inicialet nuk lidheshin me asnjë markë veç emrit të Kristian Boçit.

Dy vite më pas klubi u tërhoq nga angazhimet e Kategorisë së Dytë për shkak të problemeve financiare. 

Ndërsa bashkëshortja e tij, Drilona, një ish-konkurrente e “Miss Albania”, fitoi vëmendje pasi në janar 2017 bleu dyqanin “Altar” të këngëtares Elvana Gjata. Sipas kontratës së noterisë, Drilona pagoi 200 mijë euro, edhe pse “Altar” e kishte mbyllur vitin fiskal 2016 me rreth 23 mijë euro humbje.

Ndër personat e përmendur si të përfshirë në skemën e dyshuar të Elman Abules figuron dhe emri i Vladimir Avramit, konsull nderi i Qipros në Shqipëri. Djali i tij, Arbër Avrami, drejton prej vitit 2018 kompaninë publike “Albgaz”, e cila zotërohet nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, kjo e fundit përgjegjëse për koncesionet apo licensat në fushën e energjitikës.

I ati i Arbrit, konsulli Avrami, në këtë periudhë ishte bërë ortak me Abulen në kompaninë “Virtus”, e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të një turbine për prodhimin e energjisë nga era në Pukë. Abule dhe Boçi kanë bashkëpunuar me Vladimir Avramin edhe në sipërmarrje të tjera. Në vitet 2018-2022 ata kanë qenë ortakë në kompanitë “Europa Building” dhe “Certification Service Albania”.

Nga skrapi tek ndërtimi në Kombinat

Kristian Boçi, personazh i njohur në mediat sociale
Credit: Instagram

Një tabelë ndërtimi që u vu pa lajmërim gjatë një fundjave të muajit prill 2024 në lulishten buzë rrugës “Llambi Bonata” në Kombinat shqetësoi banorët e zonës. Tabela lajmëronte për ndërtimin e një pallati të ri 7-katësh në lulishten krah rrugës.

Komuniteti i zonës, i prekur nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe burokracitë e projekteve të rindërtimit, reagoi duke kërkuar shpjegime pasi ata nuk ishin konsultuar për një zhvillim të tillë.

Leja në tabelë mbante datën 10 janar 2024 nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ndërtues shfaqej kompania “Fidalba” e Elman Abules, i cili priste të ndërtonte në lulishte. Por leja në tabelë kishte si adresë rrugën “Sabaudin Gabrani”, jo “Llambi Bonata”.

Me këtë fakt si argument të shtuar për pretendimin se leja ishte në shkelje, banorët kundërshtuan punonjësit që kishin ardhur për të rrethuar zonën. Ata kërkuan takim me drejtuesit e njësisë vendore dhe po kështu me zhvilluesit e projektit.

Leja e këtij projekti nuk aksesohet më në webfaqen e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Lulishtja kufizohet nga gjurma e një ish-pallati pesëkatësh, të cilin Bashkia Tiranë e shembi për shkak të dëmeve të pariparueshme që i shkaktoi tërmeti i vitit 2019. 

Banorët e pallatit janë zhvendosur në familjarë dhe banesa me qira. Ata do të shpërngulen në një zonë tjetër, pasi programi i rindërtimit nuk parashikon rindërtimin e pallatit siç ishte në të njëjtin vend.

Përfaqësues të komunitetit i thanë “shteg.org” se ata i kanë kërkuar Bashkisë Tiranë të mos shpërngulen, por pallati i tyre të rindërtohet në të njëjtin vend në cep të lulishtes. Përgjigjja që  marën ishte se zona “është e papërshtatshme për ndërtim”.

Por ndërkohë në mes të lulishtes Bashkia ka dhënë leje për një ndërtim të ri, projektin e “Fidalbës”.

Rreth një javë pas vendosjes së tabelës, më 7 maj 2024, në lulishten e rrugës “Llambi Bonata” paraqitet vetë Elman Abule. I shoqëruar nga inxhinieri i projektit ai nis të diskutojë me banorët duke këmbëngulur se procedurat e lejes kanë qenë të rregullta dhe se prona në fjalë ishte private.

I veshur me një xhaketë të zezë lëkure, me një pamje të lodhur e mjekër të parruar, Abule përballet me banorët, të cilët nuk i besojnë sigurisë së tij se “projekti do të zërë një pjesë të vogël të lulishtes” dhe se “të gjitha kërkesat e tyre për hapësirën do të plotësohen”. Duke mos e ndjerë veten të sigurt, ai largohet nga zona me ndihmën e disa punonjësve të policisë.

Investimi i kompanisë “Fidalba” në projektin në fjalë u bllokua nga Gjykata e Tiranës më 28 qershor nën dyshimin se është produkt i pastrimit të parave.

Pastrim parash dhe kasaforta e Veliajt, arrestimi i Elman Abule , roli i Kristian Boçit dhe Vladimir Avramit në 50 mln euro të sekuestruara Pastrim parash dhe kasaforta e Veliajt, arrestimi i Elman Abule , roli i Kristian Boçit dhe Vladimir Avramit në 50 mln euro të sekuestruara Pastrim parash dhe kasaforta e Veliajt, arrestimi i Elman Abule , roli i Kristian Boçit dhe Vladimir Avramit në 50 mln euro të sekuestruara Pastrim parash dhe kasaforta e Veliajt, arrestimi i Elman Abule , roli i Kristian Boçit dhe Vladimir Avramit në 50 mln euro të sekuestruara

Etiketat: elman abulevladimir avrami
Para

Sulmi i Ramës ndaj gjyqtarit/ Berisha denoncon: Mesazhin digjital e dërgoi Irena Gjoka dhe Ulsi Manja! 

Pas

Sulmi i pahijshëm i Ramës nga frëngjia e FB ndaj SPAK dhe GJKKO

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.