E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria merr borxh 650 milion euro, emetohet Eurobondi

Korrieri nga Korrieri
14.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Çfarë po ndodh me Euron dhe Dollarin? Ja kursi zyrtar i këmbimit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria ka dalë për herë të shtatë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro.

Ministria e Financave njofton se interesi i lartë i investitorëve ka mundësuar sigurimin e këtij instrumenti financiar me një kupon prej 4.75% dhe një yield prej 5%, ndërsa maturimi do të ndodhë në shkurt të vitit 2035.

Ky është emetimi më i suksesshëm që nga hyrja e parë e Shqipërisë në tregjet financiare në vitin 2010, duke u shoqëruar me një rënie të ndjeshme të normës fillestare të interesit nga 5.5% në 5%.

Sipas Ministrisë, ky transaksion konfirmon forcimin e pozicionit të Shqipërisë në tregjet financiare ndërkombëtare, si dhe besimin e investitorëve në stabilitetin ekonomik të vendit.

Eurobondi i këtij viti regjistroi një mbulim 4.3 herë më të lartë, duke tërhequr interesin e 195 investitorëve të huaj, një rekord për Shqipërinë.

Ministria vlerëson se suksesi i këtij emetimi vjen si rezultat i rritjes së vlerësimit të kreditit të vendit, menaxhimit të kujdesshëm të financave publike dhe progresit në procesin e integrimit evropian, duke e bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët.

Njoftimi i ministrisë së Financave: 

Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035.

Ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010.

Suksesi i këtij emetimi i referohet disa aspekteve të rëndësishme dhe në radhë të parë kërkesës shumë të lartë të investitorëve, duke bërë të mundur një ulje të konsiderueshme të normës së interesit (yeild-it) përgjatë tregtimit me 50 pikë bazë, nga norma fillestare prej 5.5%.

Për vendin tonë, specifikisht mund të vlerësohet marzhi më i ulët se në çdo dalje në eurobond më parë, që përbën një element të rëndësishëm të normës së interesit, apo siç quhet në terminologjinë e tregjeve financiare “spread-i”.

Transaksioni tejet i sukseshëm i emetimit të Eurobondit 2025 nënvizon disa arritje kyçe të daljes së Republikës së Shqipërisë, në tregjet e kapitalit, që janë:

•Raporti i mbulimit ndër më të lartët të arritur, prej 4.3 herë dhe më i larti ndër emetimet e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që nga tetori 2024;

•Marzhi (spread) më i ulët, kundrejt të gjitha obligacioneve të emetuara nga Republika e Shqipërisë;

•Diferencë e konsiderueshme e marzhit final prej 50 pikë bazë, në krahasim me momentin e shpalljes së transaksionit (në 5% nga 5.5%). Mesatarisht, prej 2019-ës, ky indikator për emetimet e obligacioneve 10-vjeçare për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore është 25-35 pikë bazë;

•Shpërndarje dhe diversifikim i gjerë gjeografik i investitorëve. Numri maksimal i investitorëve që shfaqën interes arriti në 195, duke u konsideruar, si emetimi që pati tërheqjen më të lartë të investitorëve të huaj.

•Krahasuar me emetimet e Evropës Qendrore dhe Lindore, emetimi i Republikës së Shqipërisë u mundësua me kushte financiare tepër të favorshme edhe pse me një vlerësim më të moderuar nga agjencitë ndërkombëtare, në krahasim me vende, si Serbia dhe Rumania.

Ministria e Financave, vlerëson se emetimi i Eurobondit ka një rëndësi të veçantë, jo thjesht vetëm për sigurimin e likuiditetit, por edhe sepse siguron prezencën e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe mat besimin e investitorëve në obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar. Kjo nënkupton kredibilitetit afatgjatë të ekonomisë shqiptare në tërësi dhe financave publike në veçanti.

Faktorët kryesorë të rritjes së kërkesës së investitorëve, uljes së normës së interesit dhe më specifikisht uljes së marzhit janë:

– Rritja e vlerësimit (credit rating) të Republikës së Shqipërisë, si ekonomi stabël duke reflektuar kështu nivelin e përmirësuar të treguesve makroekonomike, menaxhimin e kujdesshëm të financave publike, menaxhimin e duhur të borxhit shtetëror, si dhe duke rikonfirmuar rritjen e qëndrueshme ekonomike gjatë viteve të fundit.

– Vleresimet pozitive të institucioneve ndërkombëtare referencë, si FMN, Komisioni Evropian, etj..

– Përparimi në procesin e integrimit europian, gjë e cila ka rritur besimin e investitorëve në stabilitetin afatgjatë të Shqipërisë.

Gjatë prezantimeve, Ministria e Financave zhvilloi takime virtuale me 60 investitorë ndërkombëtarë, pjesëmarrja aktive e të cilëve konfirmoi edhe njëherë interesin e fortë dhe besimin e rritur ndaj reformave të qeverisë, si dhe objektivave drejt konsolidimit fiskal.

Ministria e Financave vlerëson se dalja e suksesshme në tregjet ndërkombëtare të kapitalit është një sinjal pozitiv sa i përket kredencialeve të Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbetemi të përkushtuar për një menaxhim afatmesëm të borxhit të orientuar drejt reduktimit të rreziqeve dhe uljes së kostove. /korrieri

Para

Ulsi Manja bën çorap SPAK-un, si e “dënoi” Veliajn drejtoria e tij

Pas

Telefonata që nuk ndodhi, si e injoroi Rama-Veliajn në çastet e fundit në zyrë

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.