E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Në letër shkruante a t’i tregoj babit”/ Rrëfimi tronditës i prindërve të 16-vjeçares që u vetë*ra: Na tha si do duroj 6 orë në klasë… 

Korrieri nga Korrieri
17.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Në letër shkruante a t’i tregoj babit”/ Rrëfimi tronditës i prindërve të 16-vjeçares që u vetë*ra: Na tha si do duroj 6 orë në klasë… 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shtëpia është bosh për prindërit e Irsa Muçollarit.

Pikëpyetjet se çfarë e çoi 16-vjeçaren në vetëvrasje të hënën e shkuar kanë përgjigje të pazbuluara ende, veçse vërtiten në mendjet e tyre dyshime për bullizmin në shkollë.

Mamaja e Irsës, Mirela Muçollari thotë: “Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE? PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje. I dhashë frymë, nuk e shpëtova!”.

Ilir Muçollari, babai i Irsës thotë: “Kohët e fundit e shikoja që kishte ndryshuar sjellje, ishte pak me e mërzitur, por nuk na shkonte mendja për vajzën që të shkonte deri në këtë pikë. Se ka qenë shume e sjellshme, shumë e mirë, shumë e urta, e pyesja sa vinte nga shkolla: ‘Si kalove të keqen babi? Mirë, babi mirë’. Edhe kjo na ka çuditur”.

Iliri me Mirelën përpiqen të kujtojnë bisedat e fundit me vajzën, para aktit të vetëflijimit.

“Ditën e fundit më ka ardhur 20 minuta para se të mbaronte shkolla, më tha mbaruam shpejt. Para një jave i tha duke qarë mamasë ma ndërro klasën se ata nuk mësojnë. Janë 6 orë, si do duroj çdo ditë kështu”.

“Bëjnë si të çmendur më tha mua. Qeshin kot, flasin kot dhe nuk më pëlqen. Donte të shkonte te klasa që kishte shoqet e 9-vjeçares. I thashë merru me veten, injoroji ata. Ashtu bëj më tha, por janë 6 orë o mami më tha. Të marr mësuesen, të ndërrojmë bankën. Jo, jo tha se është më keq ashtu. Si duket i vinte turp se do ta bullizonin shokët përsëri. Jo, jo, bëra gabim që të thashë…”.

Tani kuptojnë ngarkesën emocionale që e bija u ka ndjerë.

“Kanë gjetur disa letra që shkruanin në anglisht për bullizimin. Në një letër tjetër shkruante t’i them babait apo jo?”, tha Iliri.

Irsa ka qenë kampione shahu në arsimin bazë, me dhunti në pikturë, e talentuar në gjuhët e huaja por jo shumë sociale. E njihte shumë mirë veten, ashtu siç e përshkruan në këtë letër detyrë ku krahasohet me shoqen e saj të vetme.

“E ke shumë të mirë më thoshin mua dhe mësueset. Është pak e ndrojtur…Po ashtu ka tipin ju thoja. Por aktivizojeni që të çiltërsohet. Ishte më e mirë seç duhet, u mbyll në vetvete dhe i mori me vete të gjitha”, u shpreh Mirela.

Në dhimbjen e madhe, Mirela kërkon në dhomën e Irsës mos gjen një shenjë, një arsye që mund të justifikojë veprimin e të bijës. Trishtimin e madh që solli tragjedinë.

“Edhe t’i jepje 200 lek, edhe 100 lek apo mos t’i jepje fare nuk kishe shqetësim prej saj. Aq e mirëkuptueshme ishte. Nuk kërkonte kurrë asgjë me zor. Irsa kuptonte çdo gjë. Tani vështirësi ekonomike kemi të gjithë! Por Irsës nuk i kemi lënë gjë pa plotësuar”, tha babai i saj.

Top Channel ishte pranë me prindërit e Irsës, por ata sot gjetën forcën për t’iu dhënë një mesazh prindërve të tjerë: të dëgjosh edhe heshtjen e fëmijëve.

“Kur vijnë prindërit këtu që ngushëllojnë, të gjithë tregojnë që i kemi të bullizuar dhe jemi shokuar komplet, më thanë se sa është në masë bullizimi, sa është. Na ndodhi ne, të paktën mos t’iu ndodhi të tjerëve, të jetë si këmbanë alarmi, të rrinë sa më afër fëmijëve, t’i pyesin për çdo gjë”.

“Prindërit mos mendojnë asnjëherë se fëmijët i kanë të përsosur pa shkuar te shkolla, pa parë nivelin e klasës se do pësojnë pa pritur dhe pakujtuar”tech

Para

DOKUMENTET/ Provat që nxjerrin zbuluar vilën e Veliajt në Qerret dhe konflikti i interesit me Gentian Sulën e Agi Kons

Pas

Festa në Astir që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.