E diel, 29 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si po e minon sulmi o koordinuar politik besimin te Drejtësia e Re, Rama-Veliaj-Berisha, bashkë nga frika e SPAK

Korrieri nga Korrieri
27.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Si po e minon sulmi o koordinuar politik besimin te Drejtësia e Re, Rama-Veliaj-Berisha, bashkë nga frika e SPAK
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i çoi të mërkurën një hap më tej sulmet e nisura pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, kur shpalli gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste se nuk do t’i pranonte më masat e sigurisë së lëshuara prej tyre.

“…këto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën Speciale, me filozofinë që çfarë çojmë ne atje, ata vetëm e firmosin, patjetër, se ne jemi Amerika, këto nuk i pranoj më dhe s’kam për t’i pranuar më”, tha kryeministri.

Takimi u thirr enkas për të shenjestruar SPAK dhe GJKKKO lidhur me 24 masa sigurie për punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që akuzohen për abuzim me tenderat. Rama i quajti të martën masat e sigurisë të marra “pa gjyq” dhe ftoi rektorin Fatbardh Sallaku të fliste para grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një fjalim prej gati 6 mijë fjalësh, Rama tha se “drejtësia i ka sytë më gjak” dhe hera-herës mori edhe rolin e mbrojtësit të saj, ndërsa e akuzoi strukturën e posaçme për shkelje të të drejtave të njeriut. Rama premtoi se nuk do ta toleronte më këtë.

“Tani merrini dhe shikojini sesa zgjatje ka në parburgimet e kësaj drejtësie, që ka gjithë mbështetjen tonë për të qenë e pavarur, por nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë kur pavarësia kthehet në “Carta Bianca” për të shkelur të drejtat e njeriut,” deklaroi Rama.

Ekspertët e sistemit të drejtësisë dhe monitorues të tij i thanë BIRN se qëndrimet e kryeministrit ishin të pabazuara dhe tingëllonin si ftesë për të shkelur ligjin dhe për të minuar besimit të publikut te drejtësia.

Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndo i tha BIRN se retorika e kryeministrit Edi Rama të kujtonte raste flagrante të së shkuarës ku drejtues të ekzekutivit nuk kanë pranuar vendimet e sistemit të drejtësisë.

“Në të kaluarën kemi patur rast flagrant të mosekzekutimit të urdhrave të ndalimit të prokurorisë nga Policia e Shtetit, sikurse kanë qenë ngjarja e 21 Janarit. Çdo vendim gjyqësor është i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe kushdo që pengon zbatimin e tij duhet të procedohet për shpërdorim detyre (neni 248 i Kodit Penal), pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës (neni 320) apo mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës (neni 320/a)”, tha Skëndaj.

Ndërkohë, juristi Ervin Metalla i vlerëson deklarimet e kryeministrit Edi Rama në kuadrin e retorikës politike me qëllim cënimin e besimit te drejtësia, më shumë se sa një kërkesë të drejtpërdrejtë për të mos i zbatuar vendimet e gjyqësorit.

“Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës që konsiderohet shtet,” tha Metalla duke iu referuar zbatimit të vendimeve.

Sipas tij, Rama përmes mospranimit lë të kuptohet se do të vazhdojë t’i kundërshtojë këto vendime me të njëjtën retorikë që ka përdorur deri tani, duke cënuar besimin te drejtësia.

“Në këtë kuptim, nuk më duket se ekzistojnë ende premisat për një krizë kushtetuese, por retorika në fjalë nuk bën gjë tjetër veçse mbjell farën e re të mosbesimit tek institucionet e drejtësisë së re që prodhoi reforma,” shtoi Metalla.

Presion dhe cënim të besimit 

Kryeministri Edi Rama ndryshoi publikisht qëndrimin e tij ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Më parë, Rama dhe politikanë të tjerë të Partisë Socialiste aplikuan politikën e refuzimit të komenteve për hetimet dhe arrestimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme në radhët e mazhorancës. Pas arrestimit të Veliajt, Rama është përfshirë në sulme dhe replika ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes, duke paralajmëruar një reformë të re në sistemin e drejtësisë.

Të mërkurën në dëgjesën me rektorin e Universitetit të Kamzës, Rama nuk ngurroi të tërhiqte paralele mes Gjykatës së Posaçme dhe regjimit totalitar në Shqipëri dhe vendimet e Gjykatave në Rusi.

“Ky është fundi, kjo është gjuha e Vladimir Vladimiroviç Putinit. Kjo nuk është gjuha e Evropës,”  tha Rama, si pjesë e argumenteve për të mos njohur masat e sigurisë.

Kryeministri madje aludoi se SPAK e kishte bërë Shqipërinë problematike për Komitetin e Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës.  “Kjo nuk ka lidhje me pandëshkueshmerinë, kjo nuk ka lidhje me hetimet profesionale, kjo nuk ka lidhje me drejtësinë europiane, nuk është e rastit që jemi një problem për Komitetin e Torturës”, tha ai ndër të tjera.

Ndryshe nga pretendimet, BIRN nuk gjeti asnjë përmendje të SPAK apo Gjykatës së Posaçme në raportin e fundit Komitetit të Parandalimit të Torturës për Shqipërinë. Rama po ashtu iu referua rastit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i dënuar me vendim të formës së prerë për shpërdorim detyre, por që sipas një vendimi  të fundit të Gjykatës së Strasburgut, duhej të ishte gjykuar me një masë sigurimi më të butë se “arresti me burg”. Kryeministri pretendoi se rasti në fjalë ishte një parashikim se masat e sigurisë do gjendeshin problematike edhe në të ardhmen dhe se për këtë do të paguante taksapaguesi.

Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skendaj tha se këto kritika ishin të pabazuara. Skëndaj tha se monitorimet e tyre të kryera ndaj gjykimeve për çështje të korrupsionit tregonin se Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme respektonin të drejtën dhe procesin e rregullt.

“Monitorojmë atje ku kemi të drejtën e aksesit në vendimmarrje dhe monitorimet e disa seancave gjyqësore për çështjet e korrupsionit në harkun e viteve 2023-2024 kanë nxjerrë në pah respektim të së drejtës për proces të rregullt nga organi i prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme,” tha Skëndaj për BIRN.

Ajo shtoi se sistemi i drejtësisë i ndërtuar me shkallë është i aftë të kontrollojë dhe korrigjojë veten dhe nëse kjo nuk arrihej, palët mund t’i drejtoheshin GJEDNJ-së.

“Ne kemi një sistem gjyqësor që garanton të drejtën e ankimit të çdo shtetasi dhe korrigjon shkeljet e lidhura me proceset penale në ngarkim të tyre.  Nëse sistemi i brendshëm dështon, kemi gjithashtu Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila edhe për vende me demokraci të zhvilluar ka konstatuar shkelje të Konventës kur bëhet fjala për nenin 5 (e drejta për liri dhe siguri) apo nenin 6 (e drejta për një proces të rregullt)” tha Skëndaj.

Duke iu referuar pretendimeve të Ramës për GJEDNJ, Skëndaj tha se ato ishin korrigjuese dhe se GJKKKO i përdorte ato si referenca.

“Por këto vendimmarrje të GJEDNJ-së nuk duhet të keqpërdoren për të dëmtuar punën dhe imazhin e institucioneve të drejtësisë. Në të kundërt, kjo do të minonte parimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe do krijonte një klimë të dëmshme paragjykuese në publik”, tha ajo.

Përkundër asaj që pretendon kryeministri, Skëndaj thotë se sulmi denigrues prej zyrtarëve të lartë dhe personave nën hetim ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve është i patolerueshëm dhe i pajustifikuar “në një shtet të së drejtës dhe në në një vend demokratik”, ndërsa thekson se “kjo praktikë duhet të marrë fund”.

Për avokatin Metalla, retorika e përdorur nga kryeministri Edi Rama ka si qëllim jo vetëm cënimin e besimit te sistemi i drejtësisë, por edhe presionin ndaj gjykatave më të larta që do të shqyrtojnë çështjet në fjalë.

“Veç minimit të besimit të publikut tek drejtësia, kjo retorikë zhvlerësuese, përcjellë me një ton përçmues ndaj SPAK dhe GJKKO, përbën një trysni të hapur ndaj gjykatave më të larta që pritet t’i shqyrtojnë këto çështje dhe janë të vetmet institucione që mund të korrigjojnë gabimet apo shkeljet e gjykatave më të ulëta,” tha ai.

Metalla shtoi gjithashtu se reforma në drejtësi nuk ka lënë hapësira për alibi dhe se vetë sistemi duhet të jetë në gjendje të vendosë standardet, të cilat sipas tij nuk mund të shpallen nga politika si “leksione të së drejtës Proceduriale Penale”.

Metalla theksoi se nuk di ndonjë rast që SPAK dhe GJKKO të kenë shkelur të drejtat e njeriut dhe se një pretendim i tillë nuk është gjetur gjatë kontrollit që u bëhet këtyre vendimeve në gjykatat më të larta, përfshi në një rast edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Në çdo rast, janë vetë këto të fundit që mund të korrigjojnë shkeljet ose gabimet, të cilat prezumohet se nuk kryhen me dashje nga SPAK apo GJKKO, por për shkak të kuptimit të gabuar të ligjit apo vlerësimit dhe çmuarjes jo të duhur të provave”, tha Metalla, ndërsa shtoi: “këtë kuptim të drejtë të ligjit apo vlerësim të duhur të provave nuk mund të na e mësojë politika”./Reporter.al

Para

Gaz Paja del nga SPAK: Prokurori më mori celularin

Pas

INVESTIGIMI/ Si mafia e dherave zhvati ndërtuesit në Tiranë, dalin E-mailet e bujshme: Kujdes se përplasim brirët…

Nga Kategoria

Tentoi të trafikonte 374 kg kokainë me vlerë 30 milionë paund, kush është shqiptari që u dënua me 14 vite burg në Britani
Aktualitet

Tentoi të trafikonte 374 kg kokainë me vlerë 30 milionë paund, kush është shqiptari që u dënua me 14 vite burg në Britani

28.11.2026
10.4k
Video/ Bora zbardh Kukësin, vështirësohet qarkullimit i mjeteve në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Video/ Bora zbardh Kukësin, vështirësohet qarkullimit i mjeteve në Rrugën e Kombit

28.11.2026
10.4k
Nga Reuters te Washington Post, protesta e 28 Nëntorit në Tiranë bën xhiron e mediave ndërkombëtare
Aktualitet

Nga Reuters te Washington Post, protesta e 28 Nëntorit në Tiranë bën xhiron e mediave ndërkombëtare

28.11.2026
10.4k
Protesta e 28 Nëntorit/ Shkon në 47 numri i të lënduarve, mes tyre 6 gazetarë dhe një deputet
Aktualitet

Protesta e 28 Nëntorit/ Shkon në 47 numri i të lënduarve, mes tyre 6 gazetarë dhe një deputet

28.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k
Thellohet bilanci i atentatit në Fier, pas Sel Çamit ndërron jetë në spital edhe nipi i tij

Thellohet bilanci i atentatit në Fier, pas Sel Çamit ndërron jetë në spital edhe nipi i tij

24.11.2026
10.4k
Kritika e Elisa Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet: Një pikë kthese në Shqipëri?

Rama i jep duart Spiropalit: Tani është e lirë!

27.11.2026
10.4k
Foto/ U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ky është “Sel Çami”!

Foto/ U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ky është “Sel Çami”!

23.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, 41-vjeçari shqiptar në Greqi dënohet me burg përjetë

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, 41-vjeçari shqiptar në Greqi dënohet me burg përjetë

25.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Rilindja “shpërblen”, Genc Dëromenaj i PD-së së Vlorës merr kullë 17 kate në Sarandë

Rilindja “shpërblen”, Genc Dëromenaj i PD-së së Vlorës merr kullë 17 kate në Sarandë

28.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k
Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.