E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mafia e bregut, si e vendosi Kumbaro Gjirin e Llamanit nën kthetrat e betonit

Korrieri nga Korrieri
03.03.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Mafia e  bregut, si e vendosi Kumbaro Gjirin e Llamanit nën kthetrat e betonit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në vitin 2015, tre ekspertë të Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, hartuan Planin e Menaxhimit për Parkun Natyror Gjiri i Porto Palermos-Llamani.

Në dokumentin e gjatë, Zamir Dedej, Genti Kromidha dhe Nihat Dragoti përcaktuan kufijtë e asaj që sipas tyre duhet të ishte zona e mbrojtur e këtij Parku. Kjo në foto është harta me kufijtë e Zonës së Mbrojtur.

Ministrja që ha zonat e mbrojtura/ Si e vendosi Kumbaro Gjirin e Llamanit

Kufijte e zones se mbrojtur 2015

“Pikat më të spikatura për Zonën e Mbrojtur që kërkojne vëmendje të veçantë dhe paprekëshmëri janë: Kepi i Alpunit, plazhi i Llamanit, Kepi i Kavadarit, Gjiri i Armeridhës, tuneli i ushtrisë, shpella, Gadishulli dhe Kalaja e Aliut, amforat, formacioni me Euphorbia, Kisha e Shën Nikollës, Gjiri i Shën Nikollës, Kepi i Panormisë, Gjiri i Gravës dhe Kepi i Spinarasit, etj,” thuhet në Planin e Menaxhimit.

Plani i Menaxhimit ishte kontraktuar nga vetë ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Pas përfundimit të tij, ministria e Mjedisit përgatiti projektvendimin “Për shpalljen e Ekosistemit Natyror Detar-Bregdetar të Gjirit të Porto Palermos-Llamani “Park Natyror”. Por edhe pse u hodh zyrtarisht për konsultim publik, projektvendimi nuk e pa kurrë dritën e miratimit në Këshillin e Ministrave.

Për shumë vite me radhë Plani i Menaxhimit të për Parkun Gjiri i Porto Romanos-Llamani u mbajt në sirtarët e ministrisë së Mjedisit. Deri në vitin 2022.

Në qershor të vitit 2022, ministria e Mjedisit i dërgoi Bashkisë së Himarës nismën për shpalljen e zonës së mbrojtur Gjiri i Porto Palermos-Llamani me statusin e Parkut Natyror duke i kërkuar bashkisë që të realizonte dëgjesat me komunitetin.

Nisma e ministrisë së Mjedisit u shndërra në vendim qeverie vetëm një muaj më pas. Në mbledhjen e datës 29 korrik 2022 përmes vendimit numër 557, qeveria miratoi shpalljen e ekosistemit natyror bregdetar të Gjirit të Porto-Palermos “Park Natyror”. Por kufijtë e zonës nuk ishin ata të përcaktuar në Planin e Menaxhimit të vitit 2015.

Ministrja që ha zonat e mbrojtura/ Si e vendosi Kumbaro Gjirin e Llamanit

Kufijte e zones se mbrojtur 2022

Kjo është harta e zonës së mbrojtur që miratoi qeveria. Sic duket qartë kufiri verior i saj ishte spostuar më në Jug, aq sa për të lënë jashtë Gjirin e Llamanit, për të cilët ekspertët në planin e menaxhimit theksonin se duhet të kishte paprekshmëri.

Kufijtë e zonës së mbrojtur nuk u ndryshuan rastësisht. Vendimarrja e Kumbaros nuk po diktohej nga interesi publik, por nga interesat e ngushta ekonomike. Dhe krismat e aferës u ndjenë tre vjet më vonë.

Një muaj më parë, Këshilli Kombëtar i territorit dhe Ujit miratoi lejen e ndërtimit për një hotel me 63 dhoma mbi plazhin e Llamanit. Hoteli i projektuar nga studioja portugeze Ooda do të ndërtohet nga kompania Bega-07.

Ministrja që ha zonat e mbrojtura/ Si e vendosi Kumbaro Gjirin e Llamanit

Projekti për resortin në Llaman 

Kompania pretendon se ajo e ka blerë tokën nga privatët dhe nuk e ka përfituar atë nga shteti. Por origjina e pronësisë së tokave bregdetare në Jug është e dyshimtë për shkak të manipulimeve dhe falsifikimeve që kanë ndodhur në vite. Aq më tepër për zonat e rerës.

Megjithatë, çështja e pronësisë është një temë më e gjerë. Ajo që ka ndodhur me Llamanin është se Kumbaro e dorëzoi atë tek interesat ekonomikë, ndërsa ekspertët që duhet ta mbronin nuk u ndjenë më se rrugës u mpleksën me qeverinë. Kush me poste dhe kush me projekte. /Kapital.al

Para

Zelensky: Marrëveshja e mineraleve me SHBA është gati për t’u nënshkruar! Nuk pranojmë kurrë t’i japim Rusisë territoret e pushtuara

Pas

EMRAT/ GJKKO lë në burg dy SHEFAT e krimeve të POLICISË dhe ish-efektivin e Forcave Operacionale!

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.