E martë, 13 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ermal Biba në radarin e britanikëve, ‘gjueti’ deri në Shqipëri për trafikantin nga Lezha, i kërkojnë SPAK-ut bllokimin e pasurive 

Korrieri nga Korrieri
16.03.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Ermal Biba në radarin e britanikëve, ‘gjueti’ deri në Shqipëri për trafikantin nga Lezha, i kërkojnë SPAK-ut bllokimin e pasurive 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Autoritetet britanike të drejtësisë e kanë shtrirë deri në Shqipëri ‘gjuetinë’ ndaj pasurive të Ermal Bibës, një 41-vjeçari nga Lezha të dënuar në vendin e tyre si drejtues i një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Pasi ka kërkuar ndihmën e SPAK-ut për identifikimin e pasurive të 41-vjeçarit Biba në Shqipëri, pala britanike kërkon bllokimin e tyre, deri në nxjerrjen e një urdhri konfiskimi.

Gjykata e Posaçme i ka dhënë “dritë jeshile” kërkesës së SPAK-ut për ekzekutimin e një letërporosie të partnerëve britanikë ndaj Bibës.

Në vendim, Gjykata e Posaçme ngarkon Strukturën e Posaçme, SPAK, të marrë masa për mostjetërsimin e një banese 2-katëshe në Lezhë dhe një automjeti “Mercedes Benz SLK”, si edhe të bllokojë të gjitha shumat monetare, prona dhe llogari bankare në Shqipëri të mbajtur qoftë ligjërisht, apo si përfitues nga Ermal Biba.

Britanikët ‘gjueti’ deri në Shqipëri për

Ermal Biba

41-vjeçari është dënuar në gusht të vitit 2023 nga Gjykata e Kurorës në Leeds, Mbretërinë e Bashkuar, me 13 vjet e 6 muaj burg. Sipas gjykatës, ai kishte organizuar furnizimin me të paktën 5 kg kokainë në Harrogate gjatë periudhës nga shtatori 2019 deri në maj 2022, si dhe me bashkëpunëtorët e tij prodhuan 144 kg kanabis. Sipas autoriteteve britanike, përfitimi financiar i Bibës dhe bashkëpunëtorëve të tij nga trafiku i drogës kapte vlerën e 1.48 milionë paund britanikë.

Për drejtësinë e Mbretërisë së Bashkuar, Ermal Biba ishte kreu i një rrjeti të organizuar, ku ishin të përfshirë edhe disa shqiptarë, një shtetas britanik dhe një polak, të cilët trafikonin drogë në Harrogate, Yorkshire. Në dhjetor të vitit 2024 në gjyqtar i Gjykatës së Kurorës në Leeds nxori një urdhër sekuestroje ndaj pasurive të Bibës dhe se gjatë vitit 2025 në këtë gjykatë do të zhvillohet një seancë për konfiskimin. /korrieri

Etiketat: ermal biba
Para

Pas sherrit për ujin, zjarr i madh përfshin kodrat e Tragjasit

Pas

SPAK thellon hetimet ndaj Veliajt, çfarë ndodhi në qeli dhe kush ishte personazhi VIP që hyri

Nga Kategoria

Nga BKH në krye të Burgjeve, kush është Sadleva Bodo? Ish-drejtoresha në ministrinë e Fatmir Xhafajt, takim privat me Ramën përpara emërimit
Aktualitet

Nga BKH në krye të Burgjeve, kush është Sadleva Bodo? Ish-drejtoresha në ministrinë e Fatmir Xhafajt, takim privat me Ramën përpara emërimit

12.10.2026
10.4k
Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë
Aktualitet

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.4k
U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar
Aktualitet

U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar

12.10.2026
10.4k
Anton Martini largohet nga drejtimi i Hetimit Tatimor, e zëvendëson ish-kreu i Kadastrës që qendroi vetëm 3 orë në detyrë
Aktualitet

Anton Martini largohet nga drejtimi i Hetimit Tatimor, e zëvendëson ish-kreu i Kadastrës që qendroi vetëm 3 orë në detyrë

12.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.4k
Shpresë për t’i dhënë fund makthit të Kthesës së Kamzës/ ARRSH projekton rrugë të re për hyrjen veriore të Tiranës

Shpresë për t’i dhënë fund makthit të Kthesës së Kamzës/ ARRSH projekton rrugë të re për hyrjen veriore të Tiranës

12.10.2026
10.4k
Diplomatja që vizitoi Tiranën/ Kimberly Guilfoyle nën hetim, udhëtime me avionë privatë dhe ‘presion’ për 100 mijë $

Diplomatja që vizitoi Tiranën/ Kimberly Guilfoyle nën hetim, udhëtime me avionë privatë dhe ‘presion’ për 100 mijë $

12.10.2026
10.4k
Atentati në Gjirokastër/ Mjeti i Beqir Devollit ishte me dyer të hapura, autori i maskuar montoi eksplozivin…shpërtheu një ditë më pas

Atentati në Gjirokastër/ Mjeti i Beqir Devollit ishte me dyer të hapura, autori i maskuar montoi eksplozivin…shpërtheu një ditë më pas

12.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.4k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.