E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku sulmon Tom Doshin në Fier, a ka një krisje mes PSD dhe Ramës?

Korrieri nga Korrieri
08.04.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Tom Doshi procedohet penalisht, reagon policia
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kur u thirr në zyrat qendrore të OSHEE-së në Tiranë më 27 mars, Klortjana Skënderaj nuk e priste që t’i komunikohej shkarkimi nga detyra. Pas 11 vitesh punë pranë grupit të kompanive publike që menaxhojnë sistemin e shpërndarjes dhe faturimit të energjisë elektrike, urdhri iu komunikua verbalisht.

“Jam ndjerë e lënduar”, tha Klortjana, ndërsa kujtoi se motivacioni i dhënë ishte “për shkelje të etikës në punë.”

Bashkëshorti i saj, Ylli Skënderaj dhe e bija janë kandidatë për deputetë për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit në qarkun Fier për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ylli pretendon se largimi i bashkëshortes nga puna ishte një formë presioni që ai të largohej nga gara.

“Kjo është hakmarrje, presion që unë të heq dorë nga kandidimi,” tha ai, pasi dorëzoi një kallëzim në SPAK për krime zgjedhore, i cili është deleguar për kompetencë në Prokurorinë e Fierit. E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësi, OSHEE mohoi se e kishte larguar Skënderajn nga puna.

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm ku kandidatë të Partisë Socialdemokrate në qarkun Fier, të cilët janë punonjës të administratës, u bëhet presion që të largohen nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu, këto akuza duket se janë pjesë e një përplasje më të madhe në nivel vendor midis dy partive aleate, e cila ka marrë jetë në këshillin bashkiak, ku këshilltarët e PSD-së kanë bojkotuar për disa muaj dhe kanë abstenuar në votën për buxhetin e vitit 2025.

Megjithatë, Antoneta Çuni, kryetare e Këshillit Bashkiak Fier, e mohoi përplasjen.

“Nuk ka asnjë përplasje, nuk është e vërtetë,” tha ajo. “Nuk kanë votuar asnjëherë kundër anëtarët e PSD,” shtoi Çuni.

Kandidatët e PS ankohen për presione

Sipas nenit 325 të Kodit Penal, pengimi me anë të kanosjes, dhunës apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në tre vjet.

Përveç Skënderajt, edhe dy kandidatë të tjerë të PSD-së në zgjedhjet e 11 majit u ankuan se janë përballur me kërkesa për të dhënë dorëheqjen nga puna, menjëherë pas njoftimit të kandidimit.

Limonera Bozha, specialiste në Albpetrol dhe Tetem Hasimaj, infermier në Spitalin e Ballshit, thanë se u është kërkuar të japin dorëheqjen nga vendi i punës, megjithëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht. Hasimajt madje iu bë me dije se pezullohej nga detyra me justifikimin se kandidimi i tij cenonte Kodin Zgjedhor.

“Pezullimin nga detyra të punonjësit z. Tetem Hasimaj, me profesion ‘Teknik shkencash shëndetësore – ndihmës epidemiolog’, si pasojë e regjistrimit të tij në listat zgjedhore të kandidimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025”, thuhet në vendimin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Ballsh.

Vendimi arsyetohet, në mënyrë të çuditshme, si masë për të ndaluar përdorimin e burimeve publike në fushatë zgjedhore.

Ndërkohë, ndaj Bozhës “Albpetrol” ka ngritur komision disiplinor. Ylli Skënderaj mbetet gjithashtu i bindur se familja e tij po targetohej për shkak të kandidimit në zgjedhje.

Anëtarët e PSD-së thonë se kanë kohë që përballen me presione të ngjashme në nivel vendor. Më herët, disa anëtarë të Këshillit Bashkiak të kësaj force u detyruan të jepnin dorëheqjen nga mandati, me justifikimin se ai binte ndesh me postin e nëpunësit publik që mbanin.

Madje, Erald Majushi, i cili mban një post nëpunësi në Këshillin e Qarkut, e dokumentoi presionin për vendin e punës edhe në letrën e dorëheqjes nga Këshilli.

“Për të mos cënuar vijimin e marrëdhënies së punësimit tim, si i vetmi burim jetese për mua, jam sot i detyruar/i kushtëzuar që t’iu paraqes zyrtarisht dorëheqjen time nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Fier, nëpërmjet aktit prezent”, shkroi ai në qershor 2024.

Përplasje PS-PSD në Këshillin Bashkiak

Prej zgjedhjeve të vitit 2021, mes socialistëve dhe PSD-së së Tom Doshit, një biznesmen i pasur i shpallur “non grata” nga SHBA për përfshirje në korrupsion, ekziston një koalicion i heshtur. Doshi mori kontrollin e PSD-së pasi u shtrëngua të largohej nga Partia Socialiste, por duket se lidhjet mbeten të forta.

Për 4 vjet me radhë, 3 deputetë të PSD-së në parlament votuan në të njëjtën linjë me Partinë Socialiste, ndërsa PSD ishte një prej faktorëve kyç të fitores së socialistëve në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në bashkinë e Shkodrës.

Por uniteti midis dy partive në parlament nuk është reflektuar aq shumë në Fier – një nga qarqet me numrin më të madh të deputetëve, ku socialistët kanë dominuar me rreth 60% të votave. Këtu, prej mbi një viti ka një konflikt të hapur mes këshilltarëve të bashkisë nga PSD dhe atyre socialistë.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në fillim të shtatorit 2024, kartonave të opozitës kundër vendimeve të shumicës socialiste iu bashkuan edhe pesë të tjerë nga grupi i PSD-së. Ndërkohë, përpara mbledhjes së muajit shtator, këshilltarët e PSD-së kishin bojkotuar mbledhjet për pesë muaj në shenjë proteste për atë që e quajtën “mospërmbushje e kërkesave të këshilltarëve të PSD Fier nga ana e administratës së bashkisë.”

Në faqen zyrtare të PSD-së Fier në Facebook, postimi që deklaronte bojkotin mban datën 30 prill 2024.

Në shtator 2024, socialdemokratët u rikthyen në Këshill, por ata kundërshtuan dhe debatuan fort për projektvendimet e paraqitura nga administrata e bashkisë Fier. Diskutimet dhe debatet e këshilltarëve socialdemokratë u shoqëruan edhe me votë kundër, ndërsa në mbledhjen e fundit të vitit 2024, pasi kritikuan ashpër drejtuesit vendorë, ata abstenuan në votën për buxhetin e vitit 2025.

Në vijim, gjatë muajve janar dhe shkurt, këshilltarët e PSD-së votuan kundër mazhorancës, madje ankimuan në Prefekturë disa vendime në mbledhjet e Këshillit.

Anëtarët e kësaj force politike nuk e fshehin se janë në konflikt me Partinë Socialiste. Floreta Gjini, këshilltare e PSD-së në Këshillin Bashkiak të Fierit, thotë se kriza ka nisur prej kohësh dhe fajëson për këtë ambiciet personale të drejtuesve socialistë të qarkut.

“Prej kohësh në të majtën fierake ndihen qartë shenjat e një përçarjeje që, në thelb, duket se buron nga vetë individët brenda kësaj force politike,” tha ajo.

“Një pjesë e tyre kanë rritur ndjeshëm ambiciet personale, duke u përpjekur të përvetësojnë vendimmarrjen, e duke lënë në hije interesat e elektoratit dhe të komunitetit që përfaqësojnë,” shtoi Gjini.

Sipas saj, vendimmarrja e PSD-së lokale ka gjetur mbështetje edhe në qendër, prej nga u është thënë se “bashkëpunimi me PS” nuk prevalon mbi “integritetin dhe përgjegjësinë që socialdemokratët kanë ndaj qytetarëve.”

“Ne mbështesim Partinë Socialiste kur ajo vepron në të mirë të qytetarëve, por nuk jemi dakord të bëhemi bashkëfajtorë nëse shkelet interesi publik,” theksoi Gjini, ndërsa shtoi se PSD-ja është sot një forcë e konsoliduar në Fier, me një bazë të fortë mbështetësish. “Pavarësisht presioneve të ndryshme, ne qëndrojmë të palëkundur në parimet tona,” tha ajo.

Përndryshe, anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak këmbëngulën se përplasje nuk kishte.

“Nuk ka përplasje mes të majtës,” nxitoi të thotë Arnando Çupa, sekretar i Këshillit Bashkiak Fier. “Nuk ka pasur bojkot nga socialdemokratët, nuk mbaj mend të kenë abstenuar për buxhetin,” shtoi ai.

Edhe Melsi Bogdani, këshilltar i PS-së në Fier, u përpoq të shmangë diskutimin për një konflikt të mundshëm PS–PSD. Por ai pranoi se në mbledhjen e 27 dhjetorit ka pasur debate të forta në Këshill, ku socialdemokratët kundërshtuan buxhetin.

“E vërtetë është se në mbledhjen e dhjetorit, kur do të miratohej buxheti i 2024-ës, grupi socialdemokrat kundërshtoi dhe debatoi fuqishëm,” tha Bogdani.

“Por nuk e di nëse votuan kundër apo abstenuan, sepse nuk u interesova më pasi dëgjova nga kryetarja: ‘Miratohet’,” shtoi Bogdani, duke iu referuar shumicës socialiste, e cila përbën 60% të mandateve të Këshillit./BIRN

Etiketat: belinda ballukutom doshi
Para

Nuredin Dumani tregon “shokët”: Henrikut s’i tregoja se ishte i paqëndrueshëm dhe drogaxhi. Me Eljo Bitrin ishim te vrasja e Dorjan Shkozës 

Pas

E vr*u brutalisht dhe hoqi qafe trupin, DOSJA e vr*sjes së Ilarias: I dashuri pas krimit hëngri drekë me shoqen e shqiptares! 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.